Gjykata Kushtetuese e BH ndalon referendumin Republikës Serbe
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës, ka kundërshtuar kërkesën e shtruar nga autoritetet e Republikës Serbe, që të rishqyrtojë vendimin e kontestuar që si Ditë e këtij entiteti të jetë 9 janari, duke ndaluar përkohësisht edhe mbajtjen e referendumit.
Por, lideri i kësaj republike, Milorad Dodik, thotë se referendumi do të mbahet. “Gjykata Kushtetuese është e bindur se pezullimi i përkohshëm i zbatimit të vendimit për referendum, deri në vendimin përfundimtar për kërkesën e shtruar, nuk bie në kundërshtim me interesat e deklaruara. Gjykata Kushtetuese, për këtë arsye ka miratuar masë të përkohshme për pezullimin e vendimit për të thirr një referendum republikan”, thuhet në deklaratën e kësaj gjykate. Ndaj këtij vendimi ka reaguar menjëherë presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, që tha se referendumin nuk do ta ndal kjo ndalesë e përkohshme. “Ata nuk mund të pezullojnë vendimin tonë. Vendimi ynë mund të pezullohet vetëm nga Kuvendi Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar nuk do të tërhiqet. Ndaj, do ta mbajmë referendumin”, ka thënë ai.