Gjenerali i NATO-s: Ballkani mbetet burim potencial i konflikteve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i28390-gjenerali_i_nato_s_ballkani_mbetet_burim_potencial_i_konflikteve
Komandanti i Bordit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel, ka deklaruar se Ballkani është edhe më tutje burim potencial i luftës, teksa ka porositur se Aleanca Veriatlantike duhet ta ruajë kapacitetin e zmbrapsjes së armiqve dhe mbrojtjes së anëtareve të vet, ashtu si edhe të ketë rol më të madh në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2016 09:28 Europe/Tirane
  • Gjenerali i NATO-s: Ballkani mbetet burim potencial i konflikteve

Komandanti i Bordit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel, ka deklaruar se Ballkani është edhe më tutje burim potencial i luftës, teksa ka porositur se Aleanca Veriatlantike duhet ta ruajë kapacitetin e zmbrapsjes së armiqve dhe mbrojtjes së anëtareve të vet, ashtu si edhe të ketë rol më të madh në luftën kundër terrorizmit.

NATO-ja duhet të mbajë kapacitetin, forcat dhe resurset për zmbrapsjen e kundërshtarëve dhe mbrojtjen e anëtarëve të vet prej çfarëdo kërcënimi”, ka thënë gjenerali Pavel në Split, në konferencën e shtypit, pas një konference tërëditore të Bordit Ushtarak të NATO-s, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mediet kroate kanë raportuar se Pavel ka paralajmëruar për rreziqet në Ballkan, duke vlerësuar se gjendja në këtë pjesë të Evropës është “larg të qenit stabile” dhe duke vlerësuar se “Ballkanit i kanoset rreziku prej terrorizmit islamik, por edhe prej ndikimit rus”.

Bosnja mund të bëhet vendstrehim i terroristëve”, ka thënë gjenerali Pavel, i cili, i pyetur se si e vlerëson gjendjen e krijuar pas krizës së refugjatëve, ka theksuar se nuk pret valë të mëdha të refugjatëve, si ndodhi gjatë vitit të kaluar... (Koha Ditore)