Zaev në Tiranë diskuton për zbatimin e marrëveshjes ‘Përzhino’
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i28759-zaev_në_tiranë_diskuton_për_zbatimin_e_marrëveshjes_përzhino’
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot me ftesë të Komitetit për Monitorim të Këshillit të Evropës mori pjesë në takimin e komitetit që u mbajt në Tiranë, Shqipëri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2016 16:41 Europe/Tirane
  • Zaev në Tiranë diskuton për zbatimin e marrëveshjes ‘Përzhino’

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot me ftesë të Komitetit për Monitorim të Këshillit të Evropës mori pjesë në takimin e komitetit që u mbajt në Tiranë, Shqipëri.

Në takim, siç kumtoi LSDM-ja, është biseduar për zhvillimin më të ri të ngjarjeve dhe shkallën e zbatimit të marrëveshjes nga Përzhina. Në kuadër të dialogut post-monitorim me Republikën e Maqedonisë, që zhvillohet në kuadër të Këshillit të Evropës, Zaev, siç njoftojnë nga LSDM-ja, i ka shprehur pikëpamjet e veta për tejkalimin sa më të shpejtë dhe më të lehtë të krizës politike në Republikën e Maqedonisë.