Greqia mbështet një emër të përbërë gjeografik për Maqedoninë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i28840-greqia_mbështet_një_emër_të_përbërë_gjeografik_për_maqedoninë
Kryeministri grek, Alexis Tsipras konfirmoi në New York se vendi i tij nuk lëviz nga vijat e kuqe në çështjen e emrit me Maqedoninë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2016 16:03 Europe/Tirane
  • Greqia mbështet një emër të përbërë gjeografik për Maqedoninë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras konfirmoi në New York se vendi i tij nuk lëviz nga vijat e kuqe në çështjen e emrit me Maqedoninë.

Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, Tsipras tha se vendi i tij vazhdon të mbështetë gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, që është një emër i përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm. Ai theksoi se Greqia ka nxitur masa për ndërtimin e mirëbesimit që kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit tejkufitar në këtë periudhë kyçe.