Ushtria ruse kryen inspektime në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i29296-ushtria_ruse_kryen_inspektime_në_shqipëri
Ushtarakët rusë mbërritën në Shqipëri për të kryer një mision inspektimi armë-kontrolli në territorin shqiptar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 27, 2016 14:26 Europe/Tirane
  • Ushtria ruse kryen inspektime në Shqipëri

Ushtarakët rusë mbërritën në Shqipëri për të kryer një mision inspektimi armë-kontrolli në territorin shqiptar.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë njofton se mbërritja e ekipit të ushtrisë ruse është një prej tre inspektimeve rutinë që Shqipëria ka detyrimin për t'i pritur dhe aplikimi i shtetit inspektues është bërë në përputhje me kërkesat e “Dokumentit të Vjenës” dhe po trajtohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm. Kërkesa u dorëzua në OSBE dhe Shqipëria, e cila është nënshkruese e Dokumentit të Vjenës dhe anëtare e kësaj organizate, ka detyrimin të lejojë inspektimet. Mësohet se Rusia ka kërkuar të inspektojë në një zonë prej 12 mijë kilometrash katrorë në Shqipëri, pothuajse e gjithë zona e aksesueshme me rrugë si dhe 16 mijë kilometra katrorë në Kroaci. Inspektimi vjen në një kohë kur në Shqipëri është duke u zhvilluar një stërvitje e përbashkët ushtarake me 1700 trupa ushtarake nga vendet e NATO-s dhe Kosova. Trupat janë duke u stërvitur në Bizë të Martaneshit. Të njëjtin inspektim, gjeneralët rusë e zhvilluan pak muaj më parë edhe në Poloni, ku NATO zhvilloi një stërvitje të madhe ushtarake.