Vojvodina kërkon referendum si Republika Srbska
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i29377-vojvodina_kërkon_referendum_si_republika_srbska
Pas referendumit të jashtëligjshëm të zhvilluar në Bosnjë nga Republika Srbska, edhe Krahina e Vojvodinës në Serbi kërkon një referendum të tillë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 28, 2016 14:22 Europe/Tirane
  • Vojvodina kërkon referendum si Republika Srbska

Pas referendumit të jashtëligjshëm të zhvilluar në Bosnjë nga Republika Srbska, edhe Krahina e Vojvodinës në Serbi kërkon një referendum të tillë.

Propozimi ka ardhur nga kreu i Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës, (LSV) Nenad Çanak, i cili thotë se referendumi është akti më i lartë demokratik. Tri vite më parë, Gjykata Kushtetuese në Serbi ka anuluar statusin e Vojvodinës, vendim të cilin LSV-ja e ka konsideruar të turpshëm. “Ne besojmë se Presidenti Tomislav Nikoliç, mirëpret propozimin tonë”, tha ai në deklaratës. “Fqinjët tanë kanë emrat e tyre të njohur ndërkombëtarisht. Retorika për “tokat serbe” ishte një pjesë e politikës luftënxitësve të Presidentit Nikoliç”, shtoi ai. Çanak thotë se Nikoliç ka poshtëruar Serbinë, duke pretenduar se referendumi duhet të mbetet një “letër e vdekur”, duke shtuar se presidenti serb me deklaratat e tij u bashkua me pjesën më ekstreme të shoqërisë.Vojvodina kërkon autonomi nga Serbia, duke pretenduar që qytetin Novi Sad ta shpallë kryeqytet të saj. Krahina është banuar kryesisht nga hungarezë dhe boshnjakë.