Shqiptarët protestojnë kundër ligjit për plehrat, Rama reagon
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i29722-shqiptarët_protestojnë_kundër_ligjit_për_plehrat_rama_reagon
Qytetarët shqiptarë që protestojnë kundër sjelljes së plehrave në Shqipëri janë mbledhur sot para selisë së qeverisë, ndërsa bënë thirrje që kryeministri Edi Rama të mbajë premtimin e dhënë në vitin 2013 dhe të mos sjellë plehra në Shqipëri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 01, 2016 15:42 Europe/Tirane
  • Shqiptarët protestojnë kundër ligjit për plehrat, Rama reagon

Qytetarët shqiptarë që protestojnë kundër sjelljes së plehrave në Shqipëri janë mbledhur sot para selisë së qeverisë, ndërsa bënë thirrje që kryeministri Edi Rama të mbajë premtimin e dhënë në vitin 2013 dhe të mos sjellë plehra në Shqipëri.

Opozita nuk u lejua t’i bashkohet protestës së shoqërisë civile kundër importit të mbetjeve, por Lulzim Basha foli për të nga Lezha, atje ku zhvilloi një takim me strukturat e PD-së. Kreu i opozitës akuzoi Kryeministrin se u fsheh teksa qindra qytetarë protestonin jashtë zyrës së tij. Për të tretën herë brenda një jave, Lulzim Basha përsëriti ndjesën për ligjin e mbetjeve që ishte miratuar kur PD ishte në pushtet, ndërsa theksoi se opozita është me qytetarët vetëm për interesin publik. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ndaj protestës së sotme kundër ligjit të importit të mbetjeve. Në një postim në Twitter, ai thotë se ligji i shërben pikërisht një Shqipërie më të pastër. “Çdo qytetari mes protestuesve sot që mendon se e do Shqipërinë më të pastër se unë i them: Je gabim! Ligji i shërben pikërisht qëllimit tënd!”, shkruan Rama.