Libri “ Fati im me Muxhahedin-e-Khalk”, njohja me grupin MEK
Libri “ Fati im me Muxhahedin-e-Khalk” është shkruar nga Parviz Derkhashan dhe është përmbledhje e anëtarësimit të tij për dy vjet e gjysmë në grupin MEK në kohën e Sadam Huseinit, i 4 viteve robërim nga forcat amerikane dhe qindra orë intervista dhe bashkëbisedime me anëtarët e grupit MEK. Ky libër është shkruar për të përshkruar një eksperiencë të hidhur në kuadër të një kulti fetaro-politik dhe për të përshkruar një pjesë të historisë bashkëkohore të Iranit.
Kapitulli i parë ( Në rrjetën e organizatës)
Kapitulli i dytë ( Nga gropa në pusin e burgut TIPF)
Kapitulli i tretë ( Azili në perëndim)
Kapitulli i katërt ( Kthimi në atdhe)
Në fund të librit ka pamje, foto dhe dokumente. Libri 500 faqesh “ Fati im me Muxhahedin-e-Khalk në vitet 2001-2008” është shkruar nga shtëpia e botimit të qendrës dokumentare Revolucioni Islamik. Më 3 tetor 2016 kemi arritur të bëjmë një intervistë me Parviz Derakhshanin, të cilën po e transmetojmë si më poshtë:
Ju lutem mund të na bëni një përshkrim të vetvetes dhe se si u anëtarësuat në kultin e Raxhavi?
- Unë kam lindur në vitin 1968 në qytetin Ahvaz. Në vitin 1999 grupin Muxhahedin-e-Khalk e njihja vetëm si emër dhe kujtoja se ishte një organizatë që luftonte për liri dhe demokraci. Prandaj doja të bashkohesha me këtë organizatë. Radio Muxhahed, publikoi një numër telefoni nëpërmjet së cilës arrita të lidhesha me organizatën. Në atë kohë isha 32 vjeç dhe punoja si taksist. Për të shkuar në Irak, veprova nëpërmjet Sirisë. Mirëpo qeveria siriane nuk më lejoi të kaloja në Irak dhe për këtë arsye u ktheva në Iran. Pas një farë kohe nëpërmjet një miku që kisha në Angli arrita të lidhem me organizatën. Ata më dërguan 1 mijë dollarë për të blerë një celular dhe për tu lidhur direkt me organizatën. Në atë kohë për shkak të operacioneve terroriste të grupit Muxhahedin-e-Khalk, agjentura e Iranit ishte tepër e ndjeshme ndaj lëvizjeve të mia. Unë shkova në Turqi, më pas në Dubai dhe nga Dubai në Irak. Për 2 javë kam qëndruar në dhomën e izolimit. Shumë të rinj ishin mbledhur aty me justifikimin e punës apo me shpresën për të shkuar në Evropë. Unë pasi dëgjova këtë gjë nisa të protestoja dhe thashë: Përse i keni sjellë në organizatë këta persona që nuk kanë asnjë prirje politike dhe rezistente? Pastaj shkova në zyrën e pranimit dhe për 9 muaj kam marrë trajnime politike, organizative dhe ushtarake. Më pas u ndamë në grupe. Unë së bashku me 20 veta të tjerë u përqendruam në bazën Habib në afërsi të qytetit Basra. Në bazën Habib qëndruam 3 muaj dhe pas nisjes së sulmeve të Amerikës, ne shkuam në kampin Ashraf. Unë kam qëndruar në organizatë për 2 vjet e gjysmë. Pas luftës mes Amerikës dhe Irakut, kur pamë se organizata nuk luftonte për liri, nuk kisha më dëshirë të qëndroja dhe me dëshirën time dhe me shumë përpjekje u ndava nga organizata. Për një muaj kam biseduar shumë dhe kam thënë se ne jemi si “ uji me vajin” dhe nuk përputhemi me njëri-tjetrin. Pasi shpalla ndarjen, mua dhe 2 veta të tjerë në pjesën e daljes na futën në burg për 45 ditë. Më pas na gjetën amerikanët gjatë kontrolleve të tyre. Amerikanëve u thamë që këtu jemi të burgosur. Amerikanët na dërguar në TIPF. Aty qëndruam 4 vite deri në vjeshtë të vitit 2007. Nëpërmjet OKB donim të shkonim në Evropë, por nuk ishte e mundur. Kur TIPF u mbyll, amerikanët na liruan. Na dhanë dokumentet dhe na thamë të shkojmë ku të duam. Ne në fillim shkuam në Erbil, më pas ilegalisht u futëm në Turqi dhe pastaj shkuam në Greqi. Atje na thanë se me pasaporta false do të na dërgonin në Gjermani. Gjatë rrugës në Zvicër na kapi policia gjermane. U përpoqa përsëri dhe u ktheva në Zvicër. Aty qëndrova për 2 muaj dhe më pas më kthyen në Gjermani. Në Gjermani për shkak se isha vetëm dhe për shkak të motit të ftohtë, mora vendim të kthehesha në Iran. Më 5 shkurt erdha në Iran. Ikja dhe kthimi im në Iran zgjati 8 vjet nga viti 2002 e deri në vitin 2010. Tani në Iran punoj dhe jetoj.
Cili është qëllimi juaj me shkrimin e librit “Fati im me Muxhahedin-e-Khalk”
- Unë kujtoja se të rinjtë iranianë nuk kanë informacion të mjaftueshëm mbi kultin Raxhavi. Përveç kësaj mendoja që njerëzit nuk e njohin mirë këtë organizatë. Për këtë e pashë të nevojshme, që si një njeri që kam qenë pranë aktiviteteve të kultit, të qartësojë opinionin publik dhe shtresën e të rinjve duke shkruar këtë libër. Në këtë mënyrë të rinjtë duke lexuar librin do të arrinin të kuptonin kultin Raxhavi, kult i cili përkundër pretendimeve për demokraci nuk është gjë tjetër veçse një kult që kërkon të arrijë pushtetin dhe jo lirinë. Me fjalë të tjera me këtë libër doja të tregoja karakterin real të kultit Raxhavi.
Si e analizoni largimin e kultit “ Muxhahedin-e-Khalk” nga Iraku?
- Largimi nga Iraku, për kultin Raxhavi ishte një disfatë e madhe. Ata thonin: Ashrafi është baza strategjike e jona dhe kurrë nuk duhet ta humbasim. Një prej thirrjeve të kultit ishte “ Nëse nuk ekziston Ashrafi, trupi ynë nuk ekziston”. Humbja e Ashrafit, ishte fundi i ekzistencës së kultit dhe i sundimit i ideologjisë së tyre. Kulti Raxhavi për të qëndruar në kampin Ashraf deri në momentin e fundit ka dhënë të vrarë e të plagosur. Mirëpo më në fund ky kult u detyrua ta boshatisë kampin dhe të largohet prej aty pa asnjë dëshirë. Në vitin 2006 Masud Raxhavi (kreu i grupit MEK) ka thënë: “Ne duam të jemi afër atdheut, që të mund ta çlirojmë atë”. Tani që ndodhen në Shqipëri çfarë duan të bëjnë? Për vite me radhë edhe pse kishin armë dhe bazë të caktuar ata nuk arritën të bëjnë gjë, ndërsa sot me pafytyrësinë më të madhe transferimin në Shqipëri e konsiderojnë fitore në një kohë kur nuk kanë armë. Kampi Ashraf ishte një vend ku mbi forcat kryheshin kontrolle dhe organizata mund të ruhej. Atje askush nuk kishte lidhje me jashtë. Mirëpo në Shqipëri nuk është kështu, forcat kanë lidhje me jashtë.
Si e shikoni të ardhmen e organizatës Moxhahedin-e-Khalk (MEK)?
- Nuk ka të ardhme. Për popullin iranian ata njihen si tradhtarë. Ata për vite kanë luftuar kundër Iranit duke qenë përkrah regjimit Bath të Sadam Huseinit. Përveç kësaj faktet e zbuluar nga anëtarët e ndarë të organizatës jashtë vendit, tregojnë se MEK nuk është një organizatë demokratike e cila mund të përcaktojë të ardhmen për Iranin. Unë që kam qëndruar për 2 vjet e gjysmë në këtë organizatë, me plot gojë mund të them se 70% e anëtarëve janë kundër organizatës, mirëpo qëndrojnë tek ajo për shkak të zhgënjimit, moshës së thyer dhe për shkak të varfërisë.
Ç ‘mendim keni për shpalljen e vdekjes së Masud Raxhavi?
- Nëse Raxhavi ka vdekur unë do të gëzohem shumë. Takimi i fundit me Raxhavi është bërë vetëm 20 ditë përpara nisjes së luftës mes Amerikës dhe Irakut. Atëherë ai u shfaq në publik dhe mbajti një takim që nisi në orën 15 dhe përfundoi në orën 03 të ditës tjetër. Pas asaj dite nuk e kemi parë më Masud Raxhavinë. Ai nuk është paraqitur as në takimet e asamblesë publike dhe as në takime të tjera. Shpallja e vdekjes së Masud Raxhavi është një lajm i mirë për ata që janë ndarë dhe larguar nga organizata. Unë them se ka vdekur pasi kishte moshë të madhe. Raxhavi në një prej takimeve të tij thoshte: Mjekët më kanë vendosur shumë kufizime për shkak të sëmundjes. Ai prej një viti nuk ka nxjerrë asnjë mesazh zanor. Ka shumë mundësi të ketë vdekur. Mirëpo organizata për këtë çështje nuk ka mbajtur asnjë qëndrim dhe bashkëshortja e tij Raxhavi nuk ka reaguar aspak. Talebanët për 2 vjet e kanë mbajtur të fshehur vdekjen e Mula Omarit dhe vetëm pas 2 vitesh shpallën vdekjen e tij.
Si përshkruani mbështetjen e Arabisë Saudite për kultin Muxhahedin-e-Khalk
- Arabia Saudite për shkak të kontradiktave që ka me Iranin, ka investuar në kultin MEK. Organizata MEK ka një karakter që gjithmonë kërkon padronë të rinj me qëllim që të zgjidhë problemet e saj financiare. Për këtë arsye është afruar me Arabinë Saudite. Mirëpo qeveria e Arabisë Saudite gabon pasi kulti Muxhahedin-e-Khalk është i njohur në Iran dhe tek populli iranian nuk zë asnjë pozitë dhe për popullin iranian kjo organizatë është një organizatë e urryer, terroriste dhe tradhtare.
A mund të na sqaroni ngjashmërinë e lëvizjeve të organizatës MEK me ISIS gjatë viteve të fundit?
- Organizata MEK në vrasjen e njerëzve, nuk është më vogël se sa ISIS. Në librin tim kam përmendur fjalët e njërit prej anëtarëve të organizatës që vetë ai ka qenë prezent në ngjarjen e vrasjes së 1 mijë kurdëve të Irakut brenda një nate. Organizata për të arritur fuqi (pushtet) ashtu si ISIS, nuk ka treguar mëshirë ndaj askujt dhe nëse e sheh të arsyeshme ajo nuk kursen as anëtarët e saj të cilët i burgos, i torturon dhe i vret.
Në fund të kujtimeve të Parviz Derakhshan në librin e tij, kujtime që janë transmetuar gjerësisht në internet, thuhet:
- Sistemi ishte shumë agjenturor dhe i mbyllur. Çdokush ishte përgjegjës të kontrollonte dhe monitoronte një anëtar tjetër. Në rast se shihte apo dëgjonte ndonjë gjë, menjëherë duhej të raportonte me shkrim tek komandantët e lartë. Në rast se ai nuk raportonte, ndaj tij merreshin masa të rrepta. Me fjalë të tjera ishte krijuar një sistem i plotë spiunazhi i kopjuar nga sistemi në shoqërinë irakiane gjatë kohës së Sadam Huseinit. Në atë sistemi një në çdo dy persona ishte spiun dhe bashkëpunonte me shërbimet agjenturore dhe ishte i detyruar të raportonte. Komandanti i sektorit të pranimit ishte një femër që quhej “ Motra Fereshte”. Vetëm pak pasi isha pranuar shkova ta takoja dhe bisedova me të për rreth 1 orë. Pothuajse gjatë gjithë kohë ajo përshkroi të kaluarën dhe kushtet e bazës Ashraf. Këto kushte ishin:
- 1- Formacioni i Muxhahedin-e-Khalk duhej të ishte si një gardë e hekurt. Ceremonitë programoheshin nga kryetari dhe të gjithë anëtarët duhej të dëgjonin në gatishmëri të plotë, me qëllim që të krijohej garda e hekurt. Duhet thënë se të gjitha vendimet jepeshin nga kryetari Masud Raxhavi.
- 2- Asnjë prej anëtarëve të Moxhahedin-e-Khalk nuk kishte të drejtë të posedonte pronë apo mjete personale. Në organizatë trashëgimia nuk ekzistonte dhe çdo gjë ishte e organizatës.
- 3- Çdo anëtar duhej të firmoste me gjak dhe frymë, d.m.th. me mish, shpirt dhe mendje të përkushtohej dhe sakrifikohej për kryetarin, ndërsa për veten aspak.
- 4- Në ceremonitë e muxhahedinëve, falja e namazit dhe mbajtja e agjërimit ishte e detyrueshme
- 5- Një femër muxhahedine nuk mund të paraqitej në ceremoni pa mbajtur shami dhe hixhabi ishte i detyrueshëm për të gjitha femrat.
- 6- Ushqimi dhe veshja tek Muxhahedin-e-Khalk ishte falas, pasi në organizatë nuk kishte para dhe paga.
- 7- Në ceremoni nuk kishe muxhahedin mysliman jo shiit. Ata që nuk ishin myslimanë apo ata që ishin suni, ishin të detyruar të pranonin dhe konvertoheshin në shiitë. Në mesin e atyre personave që u detyruan të pranojnë këtë kusht ishte Eduardi dhe Filipi që me detyrim u konvertuan në mysliman ndërsa Omar Mahmudi nga suni u kthye në shiit.
- 8- Të lexoje Kuranin gjatë ceremonive ishte e ndaluar dhe askush nuk kishte të drejtë të komentonte Kuranin, pasi kjo e drejtë i përkiste vetëm kryetarit.
- 9- Radio, televizioni, telefoni dhe interneti ishte e ndaluar.
- 10- Çdokush që arrestohej për shkak të lidhjeve seksuale duhej të qëndronte në burg për 2 vjet e gjysmë dhe pastaj për të do të merrej vendimi nëse do të qëndronte më apo jo në kamp.
- 11- Çdokush që mendonte të ndahej nga organizata, do të qëndronte në burg për 2 vjet me qëllim që informacionet që kishte të fshiheshin dhe më pas dënohej me 8 vjet burg në burgun Abu Gurejb për shkak se ishte futur ilegalisht në Irak. Pas 10 vitesh qeveri irakiane atë e dërgonte në Iran.
- 12- Askush deri në fund të jetës së tij nuk kishte të drejtë të martohej ose krijonte familje.
- Këto ishin vetëm disa nga ligjet e MEK në kampin Ashraf. Në ditë për shikonim vetëm 90 minuta program televiziv, që kryesisht ishin këngë të organizatës. Në mëngjes, në drektë dhe në darkë kur hanim bukë. Telefon, radio, internet dhe gazeta nuk kishte. Çdo lajm që lidhej me jashtë kampit, transmnetohej vetëm nga televizioni brenda në organizatë. Lajmet që kryesisht ishin vetëm 15 minuta, jepeshin kur hanim bukë në drekë dhe në darkë. Lidhjet tona me botën jashtë, ishin të ndërprera plotësisht dhe ne nuk kishim të drejtë të krijonim lidhje as me njëri-tjetrin pasi kontrolloheshim rreptësishtë nga organizata. Pasditen e së hënës merreshim me pastrimin e jeshillëqeve, parimeve dhe me ndarjen e mishit, ndërsa pasditen e së premtes merreshim me pastrimin e kampit. Gjatë javës disa shkonin nëpër ara për mbledhur perimet që ishin mbjellë dhe t’i përdornin për përdorim të përditshëm. Disa të tjerë shkonin nëpër furrat e bukës, disa për të garantuar bulmetin dhe disa nëpër punishtet e ëmbëlsirave.