Transferimi në Shqipëri, fitore apo disfatë e Muxhahedin-e-Khalk (MEK)?
Procesi për largimin e grupit terrorist Muxhahedin-Khalk nga Iraku ka nisur disa vite më parë, mirëpo ky transferim kundërshtohej nga të gjithë anëtarët e MEK.
Më në fund Shqipëria u zgjodh si destinacioni i fundit i MEK. Në këtë mënyrë anëtarët e fundit të kultit Raxhavi, u larguan nga Iraku dhe u transferuan në Tiranë. Kulti Raxhavi, me një taktikë mashtruese, largimin nga Iraku e quajti “ fitore” dhe për këtë festoi këtë fitore. Mirëpo cila është e vërteta?
Me të vërtetë Raxhavi donte të largohej nga Iraku, apo bëri qëndresë të fortë përballë këtij fakti dhe donte të sabotonte kërkesën e popullit dhe qeverisë së Irakut dhe vendimin e marrë nga OKB?
Nëse analizojmë qëndrimet e krerëve të kultit Raxhavi mbi transferimin në kampin Liberty dhe më pas transferimin në një vend të tretë, arrijmë të kuptojmë përgjigjen e këtyre pyetjeve.
- Sabotimi në procesin e transferimit të kultit për në kampin Liberty dhe përpjekjet për të penguar transferimin e anëtarëve të MEK në kampin Liberty. Për të arritur këtë qëllim grupi MEK ndërmori disa masa që janë:
- Mashtrime mbi strukturën e kampin Liberty: Më 31 janar 2012, zyra e informimit publik UNAMI në Bagdad, publikoi një njoftim për përgatitjen e kampit Liberty për të pritur banuesit e kampit Ashraf dhe thotë: Komisariati i lartë i azilkërkuesve të OKB dhe zyra e të drejtave të njeriut UNAMI konfirmon faktin se kampi Liberty për nga struktura dhe kushtet është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Njoftimi i këshillit të datës 19 shkurt 2012: Kampi Liberty nuk ka kushtet më minimale humane dhe të të drejtave të njeriut. Në këtë njoftim dhe njoftimet e tjera, kulti Raxhavi, z. Martin Kobler komisar i lartë për çështjet e refugjatëve të OKB dhe kompaninë Shatler Export që nga OKB ishte zgjedhur për të raportuar mbi gjendjen në Liberty, i ka akuzuar për trillime dhe mashtrime. Në letrën që kulti në emër të banorëve të kampit Ashraf i ka dërguar Martin Kobler përfaqësuesit special të OKB më datë 18 shkurt 2012, pas nxjerrjes së disa preteksteve dhe problemeve, thuhet: Ju lutemi të na jepni përgjigje me shkrim pasi pa marrë asnjë garanci, transferimin nuk e pranojmë.
Njoftimi i këshillit më datë 24 shkurt 2012: infrastruktura e Liberty është e papërdorshme, atëherë si mund të konfirmohen kushtet e këtij kampi për banorët e kapit Ashraf.
Njoftim i datës 3 Mars 2012; Në rast se nuk jepen garanci për mundësitë në kampin Liberty, atëherë të gjithë anëtarët e kampit Ashraf dhe Liberty do të vendosen në një rajon afër kufirit me Jordaninë.
Njoftimi i datës 27 shkurt 2012: Në afërsi të qendrës së pushimit në kampin Liberty janë vënë re disa gjarpërinj dhe kjo konfirmohet nga banuesit e këtij kampi. Duke qene se qendra është e braktisur, kjo tregon se kushtet e kampit janë tragjike.
Njoftimi i 9 prillit 2012: Më 8 prill në godinën nr.2 të kampit Liberty, është vënë re një gjarpër i gjatë 2.5 metra.
Duhet thënë se në kohën e Sadamit kampi Ashraf ka qenë i mbushur me lloje të ndryshme kafshësh dhe zvarranikësh, por në atë kohë asnjë prej anëtarëve të kultit nuk ka protestuar.
- Pretekstet e MEK për të parandaluar transferimin në Liberty
Kulti Raxhavi me pretekste të ndryshme dhe me mashtrime në një njoftim të tij është munduar të pengojë transferimin për në kampin Ashraf dhe shkruan: Imazhet e pavërteta dhe të transformuar mbi kushtet e burgut në kampin Liberty, krijojnë kushtet për të sulmuar dhe shtypur banorët e Ashrafit.
Marjam Gaxhar më 18 prill 2012 thotë: Në kohën kur kanë kaluar vetëm 48 orë nga transferimi i grupit të katërt të banorëve të kampit Ashraf, qeveria irakiane me presione dhe kërcënime po mundohet të transferojë grupin e pestë të banorëve të Ashrafit për në kampin Liberty.
Njoftimi i datës 18 prill 2012: zhvendosja dhe transferimi i detyruar i banorëve të kampit Ashraf bëhet me presione dhe kërcënime për transferim në kampin Liberty.
- Qëndrimet kundër OKB dhe përfaqësuesit të sekretarit të përgjithshëm në Irak
Pas publikimit të një njoftimi, zyra për informim publik UNAMI në Bagdad e cila ka thënë se kampi Liberty është vend i përshtatshëm për transferimin e pjesëtarëve të kultit, Raxhavi është munduar të tregohet nevojtare me qëllim që të pengojë transferimin në këtë kamp. Ajo krijoi përçarje mes z. Kobler dhe zyrës së UNAMI në Bagdad. Në njoftimin e datës 1 Shkurt 2012 thuhet: Mesa duke njoftimi i zyrës për informim publik UNAMI në Bagdad, është bërë pa dijeninë e komisarit të lartë të refugjatëve të OKB dhe komisarit të lartë për të drejtat e njeriut dhe organizatës botërore të shëndetësisë të cilët janë në dijeni të gjendjes së kampit Ashraf. Mesa duket ky njoftim synon të hedhë poshtë të gjitha përgjegjësitë e Martin Kobler përfaqësuesit të OKB në Irak dhe përgjegjësitë t’i transferojë tek komisariati i lartë për refugjatët dhe zyra e të drejtave të njeriut UNAMI në Bagdad.
Ashtu siç vihet re edhe më sipër, kulti është munduar t’i japë legjitimitetit z. Kobler dhe të refuzojë përgjegjësitë e komisariatit të lartë për të refugjatët dhe të drejtat e njeriut UNAMI në Bagdad me qëllim që duke krijuar përçarje mes tyre të shtyhet transferimi i anëtarëve të MEK nga kampi Ashraf për në kampin Liberty. Mirëpo kur panë se z. Kobler nuk iu nënshtrua shantazheve dhe mashtrimeve të kultit, MEK ndryshoi qëndrimin 180 gradë dhe nisi të sulmojë z. Kobler duke nxjerrë disa herë njoftime kundër tij dhe duke e quajtur atë agjent të Iranit.
- Përpjekjet për të sabotuar punën e transferimit për në kampin Liberty dhe slogani “ Liberty është një eksperiencë e dështuar”
Pjesëtarët e kultit Raxhavi, në kohën kur qeveria dhe populli irakian ushtronte presione nga jashtë për transferimin e tyre në kampin Liberty, kanë bërë përpjekje të shumta për të penguar këtë transferim dhe sidomos transferimin e anëtarëve të MEK jashtë Irakut. Në disa qëndrime të krerëve të kultit dhe mbështetësve të tyre thuhet:
18 shkurt 2012: Deklarata e Straun Stivens një prej mbështetësve perëndimorë të kultit: “ Liberty që tani është një eksperiencë e dështuar”.
24 shkurt 2012 njoftimi i këshillit: Liberty që tani është një eksperiencë e dështuar dhe transferimi i anëtarëve të tjerë është e pamundur.
27 maj 2012- letra e përfaqësuesve të Ashraf drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB: 6 muaj nga projekti i vendit transit (TTL), tregon se ky projekt ka dështuar.
25 qershor 2012- Fjalimi i Marjam Gaxhar në Paris: Unë kohë më parë kam thënë se plani i kampit të përkohshëm transit, është i dështuar që në themel dhe nga akordi i arritur mes OKB dhe qeverisë irakiane nuk ka mbetur asgjë.
29 qershor 2012- Njoftimi i këshillit: Transferimi i 2/3 të anëtarëve nga kampi Ashraf për në kampin Liberty nuk ka ndryshuar asgjë. Kjo tregon se projekti për një vend transit të përkohshëm, ka dështuar.
19 korrik 2012- John Bolton një prej përkrahësve perëndimorë të kultit ka thënë; OKB në këtë fushë ( transferimi për në kampin Liberty), ka dështuar.
24 korrik 2012- njoftimi i këshillit: Kampi i përkohshëm i strehimit është një plan i dështuar, për të cilën ne ju kemi informuar dhe kemi informuar edhe sekretarin e përgjithshëm të OKB.
22 janar 2013- Deklarata e Zafer Alani një prej mbështetësve të kultit në Irak: Plani i kampit transit të përkohshëm me plot gojë ka dështuar.
Ashtu siç vihet re edhe më sipër të gjitha këto deklarata tregojnë karakterin çnjerëzor të kultit Raxhavi në përpjekje për të mbajtur anëtarët robër në Irak me çdo kusht dhe kjo tregon se ata në çdo formë janë përpjekur për të penguar transferimin dhe largimin e grupit MEK nga Iraku. Ndër masat dhe mjet që ka përdorur Raxhavi për të penguar largimin apo transferimin e anëtarëve nga Iraku janë:
30 janar 2013- një pjesë e vizitës së Martin Kobler në kampin Liberty, e cila është transmetuar në sajtin e kultit: banorët e kampit i kanë thënë të dërguarit special të OKB se projekti TTL është një projekt i dështuar dhe është më mirë që 2 mijë personat e intervistuar të kthehen në kampin Ashraf.
2 shkurt 2013- njoftimi i këshillit: Gjendja dhe situata e ditëve të fundit në kampin Liberty, tregon edhe një herë se projekti TTL për transferimin e anëtarëve është projekt i dështuar dhe e vetmja rrugë është kthimi i tyre në kampin Ashraf. Për një kohë të gjatë drejtuesit e kultit dhe në fjalimet e Marjam Gaxhar, është kërkuar që forcat amerikane apo kasat blu të OKB të marrin përsipër ruajtjen e sigurisë së kampit Liberty. Kërkesa për tu transferuar në afërsi të kufirit me Jordaninë dhe sabotimet për të mos zbatuar planin e transferimit në kampin Liberty dhe më pas jashtë Irakut.
- Pozita e kampit Ashraf nga aspekti i kultit Raxhavi
Sloganet dhe mashtrimet e kultit Raxhavi mbi kampin Ashraf dhe përpjekjet e këtij kulti për ta bërë kampin të rëndësishëm dhe për ta bërë qëndrimin në Irak akoma më të rëndësishëm, me qëllim që të vrasë më shumë njerëz dhe të parandalojë largimin nga Iraku, ishin të shumta.
Mesazhi i Raxhavi në vitin 2009 “ Aktualisht Ashrafi është strategjia e luftës”
“ Në formë tjetër, tani pa Ashrafin nuk ka mbetur as strategji dhe as bazë”
Marjam Gaxhar më 27 korrik të vitit 2009 në një mesazh drejtuar funksionarëve të Republikës Islamike të Iranit: Disfata juaj është në bazën strategjike të luftës në Ashraf
Në një formë tjetër: Tani me largimin e kultit nga Iraku, nuk imagjinohet një dështim për Iranin
Marjam Gaxhar më 10 dhjetor 2009: Nëse qeveria iraniane do të dështojë në boshatisjen e kampit Ashraf, padyshim ajo nuk do të mund të thyejë kryengritjen në Iran!!!
Në formë tjetër: Tani që Ashraf është boshatisur, nuk do të ketë më kryengritje imagjinare?
Mesazhi i Raxhavi më 26 tetor 2012: Kishim thënë se zhvillimet në Ashraf për shkak të rëndësisë dhe përmasave, ka rëndësi më të madhe se sa ajo taktike. Tani Ashrafit qëndron edhe 10 muaj pas ultimatumit. Me këto fjalë Raxhavi kërkon të thotë se edhe 10 muaj pas ultimatumit të Irakut, kulti ka mundur të qëndrojë në kampin Ashraf.
Në formë tjetër: Duke qenë se kampi Ashraf ishte një baza dhe duke qenë se qëndrimi në Irak kishte rëndësi për kultin, largimi nga Iraku ka pasoja tepër negative në strategjinë e kultit.
Pas largimi nga baza Ashraf, politikat e kultit u zëvendësuan me realitetin e hidhur dhe të përgjakur:
Pa bashkëpunojmë dhe udhëzim të arsyetuar, një sulm i tillë nuk mund të na shkaktonte kurrë kaq shumë dëme dhe numri i martirëve në kushtet më të vështira do të ishte nën 10. Në këto kushte nuk do të ekzistonte asnjë shkak për boshatisjen e Ashrafit. Ashtu siç vihet re më sipër kulti Raxhavi në asnjë mënyrë nuk kishte ndërmend të largohej nga kampi Ashraf mirëpo goditjet dhe nënçmimet e shumta në kampin ishin aq të shumta saqë pjesëtarët e kampit u detyruan të hedhin poshtë atë që pretendonin dhe të largoheshin nga kampi.
Disa nga sloganet dhe thirrjet e Raxhavi mbi kampin Ashraf:
“ Edhe nëse malet lëvizin, kampi nuk do të lëkundet”
“ Nëse Ashrafi nuk ekziston, trupi jon nuk ekziston”
“ Nëse Ashrafi reziston, bota do të rezistojë”
“ Në Ashraf do të qëndrojmë derisa të vdesim”
“ Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të Ashrafit”
“ Do të qëndrojmë në Ashraf gjer në vdekje”
- Në fund do të përmendim disa nga interesat më të rëndësishme të cilat grupi terrorist MEK i ka humbur duke u larguar nga Iraku:
- MEK humbi një qendër të madh përqendrimi ku askush nuk kishte të drejtë të futej dhe askush nuk kishte të drejtë të dilte jashtë. Në këtë mënyrë kulti Raxhavi humbi mjetin e madh të punës së kultit
- Humbi një bazë që përdorej për projektimin, trajnimin dhe hartimin e akteve terroriste
- Ata humbën krahun ushtarak të gjoja ushtrisë çlirimtare dhe manovrat propaganduese dhe mashtruese
- Ata humbën strategjinë e ashtuquajtur të luftës së re çlirimtare dhe manovrat propaganduese
- Ata humbën mundësinë e kufizimit të anëtarëve me botën jashtëm dhe e ndërprerjes së lidhjeve të tyre me familjet e tyre me pretekstin e gjoja rrezikut të marrjes së informacioneve për raketat e Iranit
- Humbën pretekstin e rrezikut për jetën për të mbuluar shtypjen e anëtarëve dhe kërcënimin e tyre në rast kundërshtimi
- Humbi lojën për gjoja revolucioni i ndarjes të cilin e quajnë operacioni i rrëzimit dhe mjeti që përdorej për të shtypur anëtarët dhe për të zbatuar planet e kultit
Këto janë disa nga mjetet që humbi Mek me largimin nga Iraku dhe që për to duhet të mendojë në të ardhmen.
Duke pasur parasysh ato çka u thanë më sipër, largimi i kultit nga Iraku është një fitore, apo një disfatë e rëndë, shkatërruese dhe e parikuperueshme?