Amir Akraminia: Ne kemi opsione befasuese për armikun
-
Gjeneral-Brigade Mohammad Akraminia, zëdhënës i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit
ParsToday - Zëdhënësi i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Nëse armiku bën përsëri llogaritje të gabuara, ai patjetër do të përballet me opsione të tjera befasuese”.
Sipas ParsToday, gjeneral-brigade Mohammad Akraminia, zëdhënës i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, tha se nëse armiku bën një tjetër gabim në llogaritje, ai patjetër do të përballet me opsione të tjera befasuese. Ai tha: "Përveç vendosmërisë dhe vullnetit të luftëtarëve të forcave të armatosura iraniane, këto opsione do të përfshijnë pajisje më të përparuara dhe më të reja, metoda të reja luftimi dhe, më e rëndësishmja, arena të reja lufte”.
Amir Akraminia duke thënë se deklarimi i armëpushimit ishte një akt hipokrit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtoi: "Ata deklaruan se do ta pranonin planin iranian si bazë për negociata dhe ishin të gatshëm të fillonin negociatat në Pakistan bazuar në atë plan. Por atje, ata bënë deklarata që kundërshtuan deklaratat e tyre të më parshme, të cilat çuan në ndërprerjen e negociatave. Sidoqoftë, kthimi i armikut drejt një armëpushimi në vetvete ishte një tregues i dështimit të armikut për të arritur qëllimet e tij”.
Ai tha: "Ne në Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit ende e konsiderojmë situatën e armëpushimit si gjendje lufte. Ne nuk i besojmë aspak armikut dhe në këtë situatë, ne u përpoqëm të riforcojmë forcat tona dhe të përditësojmë bankën e objektivave tona”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip