Vuçiç-Rama: Të konkretizohen projektet infrastrukturore
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i31084-vuçiç_rama_të_konkretizohen_projektet_infrastrukturore
Qeveria serbe ka zbardhur takimin midis kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama, duke theksuar se dy kryeministrat kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, krizën e emigrantëve dhe marrëdhëniet rajonale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2016 16:05 Europe/Tirane
  • Vuçiç-Rama: Të konkretizohen projektet infrastrukturore

Qeveria serbe ka zbardhur takimin midis kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama, duke theksuar se dy kryeministrat kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, krizën e emigrantëve dhe marrëdhëniet rajonale.

Gjatë bisedës, Vuçiç ka theksuar se Serbia është e angazhuar në mënyrë të përhershme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë si një partner i rëndësishëm në rajon, ndërsa ka shprehur besimin se zhvillimi i marrëdhënieve midis dy vendeve kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, e cila është në interes të përbashkët. Gjatë takimit, Vuçiç sipas deklaratës së qeverisë serbe, ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik, duke theksuar se ekziston potenciali në fushën e tregtisë, energjisë, infrastrukturës dhe bujqësisë. “Është shumë e rëndësishme zbatimi i projekteve të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit,  sidomos ato infrastrukturore, të tilla si autostrada Nish-Prishtinë-Tiranë-Durrës”, ka përfunduar Vuçiç. Tema e diskutimit ishte Zyra e Rinisë, e cila u krijua si një iniciativë e përbashkët e të dy kryeministrave dhe duhet të bëhet operacionale në vitin 2017, me seli në Tiranë. Të dy kryeministrat theksuar se kontaktet zyrtare mes dy vendeve gjatë dy viteve të fundit janë inkurajuese dhe janë një shtysë e re për të kapërcyer dallimet dhe për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal.