Vazhdon gjendja e krizës në kufirin jugor të Maqedonisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i31099-vazhdon_gjendja_e_krizës_në_kufirin_jugor_të_maqedonisë
Kuvendi i Maqedonisë e ka vazhduar kohëzgjatjen e gjendjes së krizës në kufirin jugor të vendit, për shkak të rritjes së valës së refugjatëve, që kalojnë nëpër Maqedoni, për në Bashkimin Evropian (BE).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2016 16:53 Europe/Tirane
  • Vazhdon gjendja e krizës në kufirin jugor të Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë e ka vazhduar kohëzgjatjen e gjendjes së krizës në kufirin jugor të vendit, për shkak të rritjes së valës së refugjatëve, që kalojnë nëpër Maqedoni, për në Bashkimin Evropian (BE).

Gjendja e krizës është zgjatur deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Kundër këtij vendimi ishte grupi parlamentar i BDI-së, që sipas Talat Xhaferit, nuk ka nevojë për një zgjatje të tillë. Sipas tij, pas marrëveshjes Turqi – BE, kampe refugjatësh nuk ka më në Greqi, kurse në Maqedoni kanë mbetur rreth 1300 refugjatë. Deputetët gjithashtu votuan edhe dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së në misionin e BE-së ”Altea” në Bosnjë e Hercegovinë, si edhe në misionin ”Mbështetja vendimtare” në Afganistan.