Mali i Zi, ose në BE dhe NATO, ose koloni ruse
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i31300-mali_i_zi_ose_në_be_dhe_nato_ose_koloni_ruse
Nëse DPS do të fitojë zgjedhjet në Mal të Zi atëherë ky vend do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, e jo koloni ruse, tha kreu i partisë, Milo Gjukanoviq. Gjukanoviq ka thënë se, janë udhëheqës të listës, me ritëm të qëndrueshëm po i afrohen fitores evropiane me Malin e Zi.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 15, 2016 16:26 Europe/Tirane
  • Mali i Zi, ose në BE dhe NATO, ose koloni ruse

Nëse DPS do të fitojë zgjedhjet në Mal të Zi atëherë ky vend do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, e jo koloni ruse, tha kreu i partisë, Milo Gjukanoviq. Gjukanoviq ka thënë se, janë udhëheqës të listës, me ritëm të qëndrueshëm po i afrohen fitores evropiane me Malin e Zi.

“Këto zgjedhje do të tregojnë vlerën e asaj që kemi luftuar për dhjetë vjet. Është e qartë se më 16 tetor do të vendoset fati i vendit. Do të vendoset nëse Mali i Zi do të jetë anëtare e BE-së apo koloni ruse. Në këto zgjedhje po sjellin mbrojtje për çështjen e Malit të Zi. Prandaj, Mali i Zi do të jetë në integrimin evropian”, tha kryeministri malazez. Ai tha, se nëse pushtetin e merr opozita, atëherë nuk do të ketë integrim euroatlantik dhe jemi të tërhequr nga rruga evropiane. Lideri i DPS, tha se kjo është mundësi historike për të mposhtur ata që duan ta pengojnë Malin e Zi për në BE dhe NATO.“Ne nuk do të japim shtetin, nuk japin Malin e Zi. Të gjithë ata që duan ta shkatërrojnë atë, le ta dinë se ajo ishte kohë e vjetër sepse tani do të mbrohen të rinjtë e Malit të Zi. Unë vendosmërisht besoj se ne do të jemi në gjendjë brenda javëve të vendosim ritëm të qëndrueshëm nëpërmjet stabilitetit politik dhe një jetë më të mirë”, tha Gjukanoviq.