Tsipras forcën pozitën e tij në krye të partisë Syriza
Me votën e përfaqësuesve të partisë Syriza, është forcuar edhe më tepër pozita e Tsipras në krye të kësaj partie.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Aleksis Tsipras, kryeministri i Greqisë, të dielën me 93% të votave, mbeti në krye të partisë majtiste Syriza dhe votat e tij në krahasim me ato të vitit 2013, kanë shënuar rritja me 20%. Tsipras për shkak të marrëveshjes së vitit 2015 me Bashkimin Evropian në lidhje me planin e shpëtimit ekonomik me disa miliardë euro, ishte akuzuar për tradhti nga kundërshtarët e tij, mirëpo tani fitoi mbështetjen e gati të gjithë 2700 anëtarëve të Kongresit të partisë Syrisa. Aleksis Tsipras aktualisht ka filluar negociatat me mbështetësit financiar të Greqisë për të reduktuar borxhet e këtij vendi deri në vitin 2016.