Të paktën tetë emigrantë të mbytur në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165134-të_paktën_tetë_emigrantë_të_mbytur_në_greqi
Roja bregdetare e Greqisë ka gjetur trupat e pajetë të tetë emigrantëve – gjashtë të mitur dhe dy gra – të cilët u mbytën në ishullin Samos në Detin Egje, kanë njoftuar autoritetet greke.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 25, 2024 19:44 Europe/Tirane
  • Të paktën tetë emigrantë të mbytur në Greqi

Roja bregdetare e Greqisë ka gjetur trupat e pajetë të tetë emigrantëve – gjashtë të mitur dhe dy gra – të cilët u mbytën në ishullin Samos në Detin Egje, kanë njoftuar autoritetet greke.

Bëhet e ditur se policia greke gjeti 36 persona të tjerë të gjallë në pjesën veriore të Samos, ndërsa tre kishin mbetur të bllokuar në një zonë shkëmbore në ishull dhe u shpëtuan nga oficerët e Rojës bregdetare.

Aeroplanët dhe anijet ndihmuan në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Sipas një zyrtari të Rojës bregdetare greke, autoritetet u alarmuan për incidentin nga një organizatë joqeveritare dhe vlerësojnë se rreth 50 persona ishin në bordin e anijes që i solli nga Samos, njofton Reuters.

Greqia ka qenë prej kohësh një portë e favorizuar në Evropë për migrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Më shumë se një milion emigrantë kaluan nga Turqia në ishujt lindorë të Greqisë në vitet 2015-2016.

Deri më tani këtë vit, rreth 54,000 emigrantë kanë arritur në Greqi, numri i dytë më i madh në Evropën Jugore pas Italisë.

Shumica dërrmuese e tyre mbërritën nga deti, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR.