“Politika” thotë se kushte të reja i shtohen Serbisë për Kapitullin 35
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i31750-politika_thotë_se_kushte_të_reja_i_shtohen_serbisë_për_kapitullin_35
Gazeta serbe “Politika” sot ka shkruar se Serbisë i janë shtuar kushte të reja për negocimin e Kapitullit 35 me Bashkimin Europian, kapitull që shtyn Serbinë të heq dorë përfundimisht nga ideja e mbajtjes së Kosovës si pjesë e saj.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 19, 2016 10:43 Europe/Tirane
  • “Politika” thotë se kushte të reja i shtohen Serbisë për Kapitullin 35

Gazeta serbe “Politika” sot ka shkruar se Serbisë i janë shtuar kushte të reja për negocimin e Kapitullit 35 me Bashkimin Europian, kapitull që shtyn Serbinë të heq dorë përfundimisht nga ideja e mbajtjes së Kosovës si pjesë e saj.

Futjen e kushteve të reja që nuk kanë qenë çështje të dialogun Kosovë – Serbi, “Politika” e mbështet në disa burime diplomatike në Bruksel. Aty thuhet se Serbia do të duhet të dorëzojë çdo tre muaj raportin e pagesave të pensioneve për ish-anëtarët e policisë dhe gjyqtarëve paralel, që tash janë nën institucionet e Kosovës, për të cilën sipas gazetës nuk ka asnjë marrëveshje. Gjithashtu nuk ka marrëveshje as në atë që Prishtina Beogradin sugjeron që dokumentet zyrtare në të cilat janë vula dhe simbolet e shtetit të panjohur Kosovës, që tash është pjesë e pozicionit të bisedimeve”, shkruan Politika. Për Beogradin, vazhdon më tej gazeta, janë veçanërisht të diskutueshme dy pika: kush do të vendosë për menaxhmentin dhe centralin e Gazivodës dhe liria e lëvizjes.