OPEC nuk merr vendim për uljen e prodhimit
(last modified Sat, 29 Oct 2016 09:02:52 GMT )
Tetor 29, 2016 11:02 Europe/Tirane
  • OPEC nuk merr vendim për uljen e prodhimit

Anëtarët e organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC, nuk kanë arritur të bien dakord për uljen e prodhimit. Ekspertët e OPEC-ut do të mblidhen përsëri më datë 25 dhjetor përpara organizimit të takimit të ministrave të naftës së OPEC-ut më 30 dhjetor.

Takimi i këtyre ekspertëve bëhet për të analizuar kërkesën për uljen e prodhimit të OPEC. Më herët vendet eksportuesve të naftës gjatë takimit në Algjeri kanë rënë dakord për uljen e nivelit të prodhimit deri në 32.5 milion fuçi natë. Kjo është hera e parë që OPEC ul prodhimin e naftës që nga viti 2008. Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, Muhamed Barkindo, është shprehur optimist se vendet anëtare do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Tags