MEK, sekt apo organizatë!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i33178-mek_sekt_apo_organizatë!
Faqja informative Pars Today  duke cituar faqen informative "Zëri i të Vërtetës", publikon intervistën me Masud Khodabande, ish-anëtar i Organizatës Moxhahedine Khalk. Ai është i diplomuar në degën telekomunikacionit në Universitetin e Lidsit në Angli dhe ka diplomuar gjithashtu në degën e inxhinierisë fotonike në Universitetin e Shtutgardit të Gjermanisë. Ai aktualisht drejton një kompaninë "Këshilltarët Strategjik për Lindjen e Mesme" e cila ka zyra në Evropë, Amerikë dhe në Lindjen e Mesme.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Tetor 29, 2016 14:21 Europe/Tirane
  • MEK, sekt apo organizatë!

Faqja informative Pars Today  duke cituar faqen informative "Zëri i të Vërtetës", publikon intervistën me Masud Khodabande, ish-anëtar i Organizatës Moxhahedine Khalk. Ai është i diplomuar në degën telekomunikacionit në Universitetin e Lidsit në Angli dhe ka diplomuar gjithashtu në degën e inxhinierisë fotonike në Universitetin e Shtutgardit të Gjermanisë. Ai aktualisht drejton një kompaninë "Këshilltarët Strategjik për Lindjen e Mesme" e cila ka zyra në Evropë, Amerikë dhe në Lindjen e Mesme.

Pjesa e parë e intervistës me z. Khadabande, ish-anëtar i MEK

Z. Khodabendeh gjatë viteve të fundit bashkëpunon edhe me qeverinë e Irakut si këshilltar politik. Ai para fitores së Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979, gjatë kohës kur ishte duke studiuar në Angli, ishte anëtarësuar në strukturat e MEK dhe konsiderohet një prej themeluesve të komitetit për mbështetjen e pjesëtarëve të Organizatës Moxhahedine Khalk në diasporë dhe më pas ishte edhe anëtar i disa shoqatave të studentëve myslimanë.

Masud Khodabande në vitin 1996, në një rast i cili ishte krijuar jashtë Irakut nën sundimin e regjimit të ish-diktatorit Sadam Husein, deklaroi ndarjen nga MEK. Ai deri në atë kohë ka ushtruar funksione të ndryshme si komandant i lartë, funksionar ndërmjetësues i sigurisë, përgjegjës i ekipit të forcave të sigurisë së afërt me udhëheqjen e MEK dhe njëkohësisht ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së MEK.

Jemi mirënjohës për kontributin dhe punën e tij që ka bërë për ta njohur sa më mirë Sektin Raxhavi dhe kësaj radhe përsëri Masud Khodabendeh iu përgjigj ftesës tonë për tu dhënë përgjigje disa pyetjeve profesionale në lidhje me Sektin Raxhavi dhe esencialisht në lidhje me strukturat e MEK. Në vijim do ta paraqesim tekstin e plotë të kësaj interviste.

(Shpjegim i Pars Today: Kjo intervistë është realizuar nga Instituti "Nedaje Hakikat" dhe znj. Sanxhabi më datë 22 shkurt të vitit 2014. Mirëpo për shkak të informacioneve gjithëpërfshirëse dhe të reja që përmban, u caktua që në kuadër të politikës së Pars Today, të publikohet edhe një herë në mënyrë të plotë dhe në disa pjesë në mënyrë që opinioni shqiptar të njihet më mirë me mysafirët e paftuar anëtarë të MEK (Organizatës Terroriste Moxhahedine Khalk). Kjo intervistë është e një rëndësie të veçantë pasi që përmban deklaratat e një prej ish-anëtarëve dhe ish-përgjegjësve të lartë të Sektit Raxhavi të cilat janë bërë në mënyrë plotësisht të dokumentuar.)

Sanxhabi: Z. Khodabandeh ashtu siç jeni të informuar, në disa vite të fundit është shuar në masë të madhe numri i anëtarëve që ndahen nga Organizata Moxhahedine Khalk (MEK). Aq sa jam e informuar unë, nga viti 2003 e më pas, mbi 1000 persona janë ndarë nga strukturat e MEK, mirëpo çështje e rëndësishme për mua është kjo që një numër i konsiderueshëm i këtyre pjesëtarëve të ndarë nga MEK gjatë viteve të fundit pohojnë se marrëdhëniet e strukturave raxhaviste janë sektariste. Dëshiroi ta di se çfarë mendoni ju në lidhje me këtë çështje?

Khodabandeh: Sëpari iu përshëndesë dhe shpreh mirënjohjen time personale për përpjekjet e që po bëni për të shpëtuar pjesën tjetër të pengjeve të Masud Raxhavit që kanë mbetur akoma në këtë Organizatë (në Irak). Këtë mirënjohje e shprehu për këtë arsye se edhe pse sipas fjalëve tuaja mbi 1000 persona nga pjesëtarët e kësaj Organizate kanë arritur të shpëtojnë, mirëpo duhet të kemi parasysh se rreth 3000 persona të tjera akoma janë duke qëndruar atje në kushtet më të vështira që mund të paramendohen, pa pasur qasje as edhe shërbimet më parësore si në polici, spitale, administratën e regjistrimit, shërbimet postare dhe të tjera. Këta njerëz janë të privuar edhe nga dëgjimi i radios, dërgimi i letrave për të afërmit e tyre ose kontaktet telefonike me familjet e tyre. Këtu nuk bëhet fjalë për privim një vjeçar, dy vjeçar ose tre, sepse disa prej tyre tani kanë mbi 20 vjet që nuk kanë patur kurrfarë lidhje me shoqërinë!

Do të bëhej një diskutim i gjerë nëse do të dëshironim që të kërkonim problemet dhe historikun e kësaj çështje në historinë bashkëkohore të Iranit. Disa besojnë se ky përfundim dhe ky rezultat të cilin po e vërejmë aktualisht, ka qenë në brendësinë e ideologjisë dhe ka ekzistuar qysh në fillet e para të kësaj organizate dhe kalimi i kohës vetëm e ka barrësuar atë, ndërsa disa besojnë se mirësia e kësaj Organizata është vjedhur nga një person i quajtur Masud Raxhavi sepse ai e ka zbrazur nga brenda këtë Organizatë dhe e ka shndërruar atë në një sekt ideologjik në dispozicionin e tij. Unë personalisht qëndroi në një pikë në mes të dy këtyre teorive dhe nuk mund ta refuzojë asnjërën. Ideologjia e Organizatës Moxhahedine Khalk është një kombinim i Islamit dhe Marksizmit e cila më në fund nuk mund t'i mbante kontradiktat e saj të fshehura përgjithmonë në brendësinë e vet, mirëpo po të mos ishte një person me aftësi, motive dhe komplekse të caktuara si Masud Raxhavi, ndoshta rruga e cila arriti në fundin e saj me këtë shpejtësi kaq të madhe, do ta kishte një fat tjetër.

Sot ndoshta mund të ekzistojnë disa mosmarrëveshje në lidhje me mënyrën se si është krijuar kjo tragjedi, mirëpo nuk mendoj që dikush mund të ketë diçka për të thënë në lidhje me mënyrën se si është krijuar ajo. Të gjithë pajtohen se sot fondamenti i këtij grupi të cilin e quajmë "Organizata Moxhahedine Khalk", është një sekt i pastër dhe i plotë. Natyrisht se fjala është për një sekt i cili për të humbur fërkemet, mundohet të paraqitet si një Organizatë.

Përkufizimi i Organizatës (politike, ekonomike dhe ose ushtarake) është i përcaktuar. Përkufizimet e sekteve gjithashtu përcaktohen me pak dallime të shkurta. Nuk është e mundshme që në krye të udhëheqjes së një grupi për 30 vjet të qëndrojë një lider i vetëquajtur dhe gruaja e tij me pafytyrësinë dhe paturpësinë më të madhe përgjatë 30 viteve, të quajë vetën "presidente" dhe në këtë grup të mos ekzistojë as edhe një fletë si një status, rregullore, ligj dhe llogaritje dhe për çdo ditë linjën e politikës, strategjinë dhe taktikën e vet ta caktojë dhe ndryshojë në bazë të nivelit të të ardhurave  ekonomike (pagesës në shkëmbim të punës). Prandaj këtë lloj grupi nuk mund ta quajmë një "Organizatë" dhe aq më pak një "Organizatë Politike". Kjo është një terminologji e gabuar e cila e shtynë edhe publikun të gabojë.

Qendra e Informacioneve të Sekteve (Cult Information Center) në Angli paraqet një përkufizim për sektin i cili pak a shumë përputhet  me ekspertët e tjerë dhe mjekët dhe me psikologët që veprojnë në këtë fushë.

Në këtë përkufizim thuhet: "Sekti është një grup i cili përmban të gjithë pesë karakteristikat e më poshtme dhe natyrisht ky përkufizim thotë se mund të ndodhë që në një sekt në mënyrë të përjashtuar një ose dy prej këtyre karakteristikave të mos jenë shfaqur akoma, mirëpo natyrisht se nëse ai do të ketë pesë karakteristikat, atëherë nuk mbetet kurrfarë dyshimi.

      1. Sekti shfrytëzon induktimin psikologjik për t'i tërhequr, ruajtur dhe për t'i mbajtur nën kontroll pjesëtarët e tij. (Në lidhje me Sektin Raxhavist mjafton t'i referohemi mbledhjeve të shpëlarjes së trurit, revolucionit ideologjik, mbledhjet e ashtuquajtura "Dig" dhe raportimet ditore etj., që në realitet, ky grup nëpërmjet tyre ka zbatuar dhe zbaton një prej metodave më të zhvilluara të induktimit psikologjik)

       2. Sekti formon një shoqëri të mbyllur totalitare.

(Në lidhje me këtë çështje përsëri nuk mendoj që ka nevojë për ndonjë hulumtim të gjerë. Kampet Ashraf dhe Liberti në Irak kanë vendin e tyre. Pjesëtarët e këtij grupi edhe në rezidencën e Marjam Raxhavi në Francë veshin uniformë ushtarake dhe janë persona të cilat gati dhjetë vite nuk kanë dalë jashtë kësaj rezidence. Me siguri jeni të informuar se këta nën rrugën që ndanë dy pjesët e kësaj rezidence kanë hapur tunel për të kaluar nga njëra rezidencë në tjetrën me qëllim që të mos kenë nevojë të dalin në rrugë).

       3.Themeluesi ose lideri i sektit është një person i vetëemëruar, dogmatik, me veti të shenjta, i paparashikuar dhe karizmatik.

(Këtë karakteristikë po e lëmë në dispozicion të lexuesve. Ata nëse do ta shikojnë të nevojshme, t'i hedhin një vështrim fotografive të takimeve të Masud Raxhavi dhe gruas së tij dhe t'i kushtojnë vëmendje fjalimeve të këtyre dyve në videot e publikuara të këtij sekti)

        4. Sekti beson se "qëllimi e arsyeton mjetin", prandaj me çdo mjet të mundshëm siguron para dhe tërheq persona.

(Më lejoni që këtu të paraqesim një ose dy lloj të krimeve të Raxhavit si rrëmbimi i personave nga Turqia në emër të gjetjes punë dhe skllavërimi i tyre në Irak dhe ose detyrimi i robërve të luftës Irak-Iran që të punojnë pa rrogë në rajon. Natyrisht se unë personalisht mendoj që shembulli tjetër si dhënia e medikamentit të droguar një vajze kanadeze dhe djegia e saj në rrugët e Londrës me qëllim që të ushtrojë ndikim mbi Ministrinë e Brendshme të Francës për ta liruar nga arresti Marjam Raxhavi, më pak i ngjan "arsyetimit të mjetit" dhe më tepër i ngjanë "vrasjes së qëllimtë dhe të programuar") (Këtu z. Khdabande e ka fjalën për vajzën e quajtur Neda Hasani)

         5. Pasuria e sektit nuk sjell dobi për pjesëtarët ose shoqërinë.

(Edhe në lidhje me këtë çështje nëse dikush ka dyshim, le të hedh një vështrim mbi shifrat e deklaruara të pagave të lobimeve, filmave, të vendeve sekrete të Raxhavit në kampin Ashraf dhe t'i krahasojë ato me gjendjen higjienike dhe shëndetësore në jetën e përditshme të pjesëtarëve të sektit. Përsëri mendoj që mosshfrytëzimi i pasurisë së sektit është një gjë, skllavërimi i një individi për një periudhë tre dekadash pa kurrfarë të drejtash, privilegjesh, pagash, pensionimi, pushimi, etj., është një gjë tjetër)

Më lejoni ta transmetoj një prej qindra kujtimeve që kanë treguar miqtë e shpëtuar nga robërimi i këtij grupi.

Një prej shokëve ankohej se askush nuk e kupton dhe nuk mund ta kuptojë dhimbjen e asaj që kemi përjetuar. Ky mik është prej njerëzve të rrallë që ka arritur të arratisej nga kampi para rënies së regjimit të Sadam Huseinit dhe nëpërmjet Kurdistanit (me ndihmën e miqve të tij kurdë) është larguar nga Iraku. Ai thotë kur arritëm afër Kirkukit, një banor i i një fshati na çojë neve në shtëpinë e tij për të na nisur të nesërmen në mëngjes. Në mbrëmje ai na solli darkë dhe na pyeti, "ju sa merrni pagë atje (në kamp)?" Ne i shpjeguam atij se 20 vite kemi punuar, nuk kishim paga dhe përveç kësaj unë kisha një shtëpi, e kam shitur atë dhe të gjitha paratë ia kamë dhënë atyre për të ndihmuar Organizatën. Për shkak të tyre, kisha shkurorëzuar edhe gruan, ndërsa fëmijën tim e kisha larguar në një vend tjetër që të mos më pengojë në punët e mia etj., etj.,. Ai thotë se pas këtyre fjalëve mikpritësi e humbi durimin. Kafshatën që kishte marrë nga sofra, ma hodhi për fytyre dhe më bërtiti "mirë e keni gjet". Pastaj vazhdoi "mirë e keni gjet, të gjitha vuajtjet që keni përjetuar, i keni merituar!" Natyrisht se ai nuk ishte i informuar për ndikimin dhe forcën e "ngjitjes psikologjike" dhe për "mashtrimet sektariste dhe shpëlarjes së trurit dhe prodhimit të frikës dhe tmerrit". Natyrisht nuk duhej të ishte edhe i informuar. Një fjalë e urtë thotë: "Vlerën e shëndetit e di ai që është i sëmurë!"

Një person tjetër i cili para shumë viteve është ndarë nga Sekti Raxhavi dhe tani jeton në Evropë, akoma në mënyrë sistematike duhet të shkojë të psikologu, sepse me urdhër të sektit dhe nën ndikimin e shpëlarjes së trurit nga Sekti Raxhavi, ka marrë armën dhe ka shkuar në Teheran ku ka vrarë një dyqanxhi përpara syve të djalit të tij gjashtë vjeçar. Sot mjekët çfarëdo që po bëjnë, nuk po mund të mënjanojnë ndikimin e kësaj ngjarje që në mënyrë sipërfaqësore duket e thjeshtë, sepse ky person për çdo natë e shikon në ëndërr djalin gjashtë vjeçar dhe mjekët nuk po mund të parandalojnë këtë gjë. Natyrisht se parat që ka marrë Raxhavi nga Sadam Huseini për të kryer këtë veprim terrorist ose për ta vrarë gjeneralin kombëtar të Iranit Sajad Shirazi, sot nuk shpenzohen për kurimin e atentatorëve që kanë pësuar shpëlarje të trurit, por përveç kësaj një person si Zohre Ghaemi vritet në rrethana misterioze në kampin Ashraf.

Le të kalojmë nga këto gjëra!

Diskutimi në lidhje me sektet nga këndvështrimet e ndryshme është i gjerë, mirëpo në këtë rast theksojmë se dy çështje nuk duhen harruar. Sëpari, ky grup sipas përkufizimit deri në palcë të eshtrave, është sektarist dhe atë nga lloji më destruktiv i tij. Çështja e dytë është kjo që kur të themi sekt që në gjuhën persiane e përdorim fjalën ferghe (pasi në persishte për shkak se koncepti "shfrytëzimi psikologjik i njerëzve" është i importuar, nuk ka ndonjë fjalë të veçantë për shembull sektin ismailije ose sektin e Azerbajxhanit i shpjegojmë me kuptim të grupeve të ndara, gjë që dallon me fjalën përkatëse në këtë rast), sepse nuk është fjala për një mashtrues i cili ka krijuar një kompani të tipit të skemave piramidale. Nuk bëhet fjalë për një vrasës i cili ka vrarë 20 persona. Nuk është fjala gjithashtu as për një trafikant droge i cili ka droguar disa mijëra persona. Por, fjala është për një lëvizje destruktive e cila në këtë shembull të caktuar përpara nesh ka vrarë mbi 12000 iranianë dhe ka vrarë mbi 25000 irakianë vetëm për shkak të një shume parash që supozojmë se e paguante Sadam Huseini dhe ka vrarë gjithashtu një numër të madh të shtetasve evropianë, amerikanë, por edhe shtetas të Kenias, Pakistanit dhe Afganistanit. Natyrisht se është fjala për një lëvizje që sot dokumentet e saj janë bërë të qarta për të gjithë botën e cila edhe pjesëtarët e vet vetëm për shkak të shprehjes së mendimeve dhe bindjeve të tyre, i ka burgosur, torturuar dhe i ka vrarë. Për më tepër, veprime të tilla mbi të gjitha konsiderohen kërcënime të një sekti ndaj kulturës dhe vlerave që nëse i jepet rasti, shumë lehtë do ta shkatërrojë në themel një gjeneratë dhe një kulturë. Shembuj të tillë kanë ekzistuar edhe në histori për shembull Pol Pot dhe shumë Pol Potë të tjerë brenda një kohë të shkurt kanë çuar mbrapsht një vend, një komb dhe një kulturë.

Këtu qëllimi është se kur të themi Organizatë, edhe atë organizatë politike (ose ekonomike ose ushtarake), në mënyrë të pavetëdijshme, asaj i jepet një legjitimitet. Sikur që kjo organizatë ka të drejtë të paraqesë mendimin e vet në lidhje me këtë se a janë të drejta ose të gabuara politikat e një vendi për shembull të Iranit ose Irakut ose të çdo vendi tjetër. Vërejmë që kjo Organizatë jep njoftime dhe deklarata në lidhje me ngjarje të ndryshme duke filluar nga Afrika Jugore e deri në pjesën më veriore të Amerikës dhe nga Siria e deri tek Libani, Iraku e Arabia Saudite, sepse kjo është edhe në favor të saj dhe gjithashtu dëshiron të fokusohet më tepër në çështje të tilla. (Ndërkohë që nuk është e gatshme që gjatë gjithë vitit t'i kushtojë të paktën vetëm pesë minuta kritikave të saj të brendshme ose të paktën të tregojë se çfarë është qëllimi i strategjisë ose i taktikave të saj në çdo periudhë dhe nga çfarë pikëpamje burojnë këto deklarata kontradiktore)

Ju e dini se për shembull një biznesmen i "falimentuar me faj të tij" në ligjet qytetare të çdo vendi (duke përfshirë edhe Iranin) për një kohë të gjatë nuk gëzon "të drejtën që të zgjidhet" dhe as "të drejtën që të zgjedh". Vjedhësi, mashtruesi, trafikanti, pirati, vrasësi dhe lideri i një sekti, dihet që e kanë vendin e vet. Fjala e fundit që Raxhavi si lider i një sekti destruktiv ka të drejtë ta shqiptojë, është një fjalë politike! Nëse do të jetë edhe dita e fundit e luftës politike në botë asnjë grup politik (nga asnjë vend) nuk ka të drejtë që për shkak të interesave të përkohshme të mbështet dhe të përkrahë një grup të tillë të rrezikshëm ose ta shfrytëzojë atë si mjet (kjo është kritika që bëhet ndaj qarqeve luftënxitëse izraelito-amerikane nga brenda vet këtyre vendeve). Qëllimi im këtu nuk është as përdorimi as mospërdorimi i këtij grupi si forcë mercenare. Organizata e CIA-s ose e Musad-it le të shkojë dhe të gjejë e të paguajë "mercenarë persishtfolës", të hartojë "plane për zbrazjen informative" të vendeve të tjera, si dhe le të bëjë me mijëra veprime të tjera. Mirëpo të japin pagën e mercenarëve në dorë të tij. Jo të detyrojmë me forcë disa persona që të "bëhen terrorist" dhe pastaj pagën e tyre t'ia japim një personi si Raxhavi dhe shkurtimisht në shekullin 21 të "edukojmë gladiatorë dhe të zhvillojmë skllavëri".

Po e them këtë me gjuhë më të thjeshtë. Çfarëdo konflikti që të krijohet mes fshatit të sipër dhe fshatit të poshtëm (do të thotë mes njerëzve), sa do që të jetë serioz dhe gjithashtu i përgjakshëm ai konflikt, kur një derr i egër të sulmojë fushat bujqësore, asnjë person nga fshati i poshtëm ose nga fshati i sipërm nuk ka të drejtë për shkak të armiqësisë ndaj fshatit tjetër, të dalë në përkrahje të derrit të egër. Parimisht deri në kohën kur derri i egër është duke dëmtuar fushat bujqësore, konflikti është i ndaluar. Së pari duhet të gjithë të mblidhen dhe ta dëbojnë derrin e egër nga ai rajon. Nuk ekziston rrugëzgjidhje tjetër. A ekziston? Ju nëse shikon tani këtu, pikërisht në Angli ku jetojë unë, një prej problemeve të këtij vendi janë anglezët të cilët kanë shkuar dhe janë bashkuar me Al Kaidan dhe nuk dihet se kur të kthehen çfarë veprime destruktive mund të kryejnë në qytetet, në administratat dhe në shkollat e këtij vendi. Nuk bënë të lejohet që për shkak të mosmarrëveshjes mes Anglisë dhe Sirisë, grupet terroriste Fronti Nusra, ISIS dhe Al Kaida të bëjnë çfarëdo lloj krimi. Ky nuk është racionalizëm. Të gjithë pësojnë dëme nga kjo politikë.

Tani të kthehemi tek pyetja e juaj dhe mendimin rreth pjesëtarëve të ndarë nga Organizata Moxhahedine Khalk (them Moxhahedine Khalk vetëm për shkak që të mos humbët tema, sepse personalisht mendoj se fjala "Monafekin" është më e përshtatshme dhe e përshkruan më drejt këtë grup sepse fjala "Moxhahed" gjithashtu është një prej vjedhjeve që ka bërë Sekti Raxhavi ashtu si njëmijë çështje të tjera). Po, të shpëtuarit nga Sekti Raxhavi, kur të dalin zakonisht kalon një kohë e gjatë derisa të kuptojnë se në realitet çfarë dëmi u është shkaktuar atyre dhe shumë prej tyre kam pa që kur tu bie në dorë një libër në lidhje me sektet, pësojnë një tronditje të madhe për një kohë të gjatë. Kanë qenë edhe raste kur të shpëtuarit mendonin se shokët e tyre të ndarë më parë këto gjëra i kanë shkruar me pseudonim dhe shumë të tjerë kam pa që për një kohë të gjatë mendonin se një autor i huaj për shembull frëngjishtfolës ka shkruar në lidhje me organizatën Moxhahedine Khalk. Këta persona të ndarë nga ky grup më vonë kur e kuptojnë se një studiues si Stiv Hasan librin e tij e ka shkruar në lidhje me sektet në përgjithësi dhe në fakt nuk ka njohur Organizatën Moxhahedine Khalk dhe as që dëshiron ta njohë, shumë shpejtë arrinin në këtë përfundim:

Sëpari, të gjitha sektet në themel, veprojnë në mënyrë të ngjashëm me njëra-tjetrën dhe sëdyti, Moxhahedine Khalk është një sekt destruktiv i vërtetë.

Unë personalisht besoj se viktimat më të para dhe më kryesore të sekteve në këtë rast të sektit Moxhahedine Khalk, janë vet pjesëtarët e sektit. Më lartë thamë se ky grup ka vrarë 25000 irakianë. Ju nëse shkoni dhe pyetni familjarët e këtyre viktimave, shumica e tyre i quajnë ata "dëshmorë të luftës kundër Sadam Huseinit" dhe "dëshmorë të kombit dhe vendit të Irakut". Ata janë të cilëve u është derdhur gjaku nga armiqtë dhe ata janë personat të cilët me këtë martirizim të tyre kanë thyer një mur të madh dhe kanë hapur një rrugë. Mirëpo ju nëse shkoni e pyetni familjet e disa pjesëtarëve të Moxhahedine Khalk të cilët janë torturuar nga liderët e sektit në burgun Abu Ghuraib dhe pastaj janë ekzekutuar me vrasje, çfarë do të thonë? Përveçse thonë "viktima të tepërta" ose "gjakderdhje e kotë"! Këta persona janë vrarë nga të ashtuquajturit "shokë" dhe jo nga armiqtë. Padyshim se dhimbjet e këtyre kanë qenë më të mëdha derisa kanë vdekur. Të gjithë e dinin se plaga e fjalës së mikut është shumë më e madhe se sa plaga e goditjes së armikut, e të mos flasim për torturat që kryen nga shoku. Përsëri po transmetoj një kujtim të shkurt.

Rroft z. Ali Ghashghavi i cili ishte njëri prej të shpëtuarve nga Sekti Raxhavi dhe ish-i burgosur në burgun Abu Ghurajb (mbi murin e qelisë së tij në vend të emrit të vet e kishte shkruar këtë fjali "besimi tek shoqëria Raxhaviste". Fletorja e burgut dhe dokumentet e qelisë dhe gjërat e tjera sot ruhen në muzeun e Irakut). Ai thotë: "Para se ta më dërgojnë në burgun Abu Ghurajb, mua më kanë torturuar për çdo ditë. Në fillim akoma nuk më besohej që po më rrahin dhe mendoja që shokët e mi po mundohen të ma bëjnë të qartë mua një gjë që nuk po e kuptoja dhe nuk po e pranoja, prandaj ata kanë qëllim të mirë. Derisa ma thyen krahun dhe nuk më ofruan kurim, por vazhduan torturimin dhe me mijëra veprime të tjera që gradualisht e kuptova se shokët e djeshmit janë bërë torturuesit e sotëm". Kësaj i thonë "SEKT".

Ju, mendojeni gjendjen e viktimës së fundit të Sektit Raxhavi në Irak. Masud Dalili një prej komandantëve të forcës së sigurimit të Raxhavit, ju më mirë e njihnit. Dy vite më parë arriti të arratisej, mirëpo këta arritën ta rrëmbejnë nga hoteli i Bagdadit dhe përsëri ta dërgojnë në bazën Ashraf. Ditën e parë të shtatorit të vitit të kaluar e kam pa që nga zhgënjimi çfarë i kishin bërë atij, pas dy vjet burg dhe torturim në çfarë mënyrë e kishin e vrarë dhe i kishin djegur fytyrën në mënyrë që forcat irakiane të mos e identifikojnë, mirëpo më në fund atë e identifikuan dhe zbuluan se çfarë tortura i kishin bërë atij.  Unë nuk kam dyshim se urrejtja që kishte Raxhavi sidomos ndaj Masud Dalili dhe ka akoma edhe pas vrasjes së tij, nuk e ka as edhe ndaj krerëve të shtetit të Iranit. Arratisja e Dalili për Raxhavin kishte aromën e vdekjes dhe mbarimit, mirëpo "lufta kundër Republikës Islamike" për Raxhavin ishte vetëm pretekst për vazhdimin e sundimit she hegjemonisë mbi sektin dhe rruga që siguronte të ardhura për atë. Kjo ka dallim. Ai nga i pari tmerrohet, ndërsa për të dytin ka nevojë.

Raxhavi më mirë se të gjithë të tjerët e di (dhe shumë herë në mënyrë private për disa komandant të sigurimit personal të tij ka shpjeguar) se kërcënimi kundër sektit të tij nuk vije nga Garda Revolucionare e Iranit dhe as nga ushtria e Irakut. Ky kërcënim ishte nga personat të cilët ai i kishte mashtruar për tre dekada dhe i kishte detyruar që të hanë ferra dhe të bartin barrë. Sipas fjalëve të tij dhe të gruas të tij Marjam, më në fund një ditë njëri prej këtyre personave do t'ia këpusë kokën atij. Jo për shkak të dashurisë ekstreme ndaj Republikës Islamike ose ndaj shtetit të Irakut, por për shkak të urrejtjes ndaj krimeve dhe veprave të këqija të Raxhavi dhe të zëvendësve të tij.

Tani më është bërë edhe më e qartë. Pikërisht në javën e kaluar Marjam Raxhavi praktikisht ka dhënë urdhër për eliminimin fizik të personave që kanë arritur të shpëtojnë dhe janë ndarë nga ky sekt. Natyrisht se pasi nuk dëshiron që të ndalen të ardhurat e saj thotë: "Rruga e rrëzimit të Republikës Islamike kalon nëpër eliminimin e kritikëve dhe pjesëtarëve të ndarë". Pse ? Sepse këta synojnë ta sulmojnë "udhëheqjen e rezistencës". Po e shikoni? Qëllimi nuk është politik. Qëllimi është Masud dhe Marjam Raxhavi dhe "mbrojtja e kreut të sektit me çfarëdo çmimi", do të thotë qëllimi është "mbetja e një individi me çmimin e sakrifikimit të shumicës". Çështje kryesore nuk është as Irani dhe as të drejtat e njeriut, nuk është as populli dhe as "Organizata Moxhahedine Khalk e Iranit", të gjitha këto janë vetëm "mjete". Qëllimi është vetëm një dhe ai është "Raxhavi". Kjo do të thotë adhurim i një personi përball adhurimit të Zotit, sakrifikimi i grupit për shkak të një personi.

Çështja e sekteve është një çështje e gjerë dhe e thellë e cila merret me shpirtin dhe psikologjinë e njerëzve. Do të thotë është jashtë limiteve të kësaj teme, mirëpo mendoj se për ata të cilët kanë arritur të shpëtojnë nga Sekti Raxhavi, për familjet e atyre që janë të robëruar dhe për ata të cilët në bazë të përgjegjësive dhe detyrave që kanë, janë të detyruar të merren me këtë fenomen në çfarëdo niveli që të jetë, atëherë kjo çështje është më e domosdoshme se sa buka e gojës. Ekzistojnë shumë burime të cilat duhet lexuar kur të jepet rasti dhe një prej këtyre burimeve është revista "Njohja me sektet" të cilën e keni publikuar ju në faqen informative "Nedaje Hakikat". Kohëve të fundit janë përkthyer edhe disa libra të mira dhe janë bërë edhe hulumtime të tjera nga universitete dhe qendra të ndryshme shkencore ku është trajtuar kjo çështje nga këndvështrime të ndryshme. Megjithëkëtë përsëri po them se për të informuar të rinjtë dhe studentët dhe për tu dhënë mundësi atyre që të mbrohen përballë propagandave të tilla nëpërmjet informimit të drejtë, akoma ekziston punë e madhe për tu bërë në këtë drejtim. Shoqëria jonë ka paguar një çmim të lartë, si ata që janë vrarë nga MEK dhe si ata që janë dërguar që të vrasin dhe të vriten. Eksperienca e gjeneratës time dhe gjithashtu ajo e gjeneratës tuaj, me çfarëdo çmimi që të jetë duhet transmetuar për gjeneratën e tjetër në mënyrë që ajo të mos dëmtohet përsëri nga i njëjti fenomen.

Znj. Sanxhani: Ju falënderoj për përgjigjen e gjerë dhe për shpjegimin e plotë dhe të qartë që ofruat me këtë rast. Padyshim se ekzistojnë shumë dokumente që vërtetojnë fjalët tuaja. Mu kujtua që edhe unë isha një prej këtyre të të burgosurve dhe të torturuarve në brendësi të strukturave të Raxhavit dhe pikërisht për këtë shkak kamë qenë e tronditura dhe e traumatizuar për një kohë të gjatë... Si është e mundur që një Organizatë për të cilën e kisha përkushtuar të gjithë ekzistencën time, na ka trajtuar mua dhe neve në këtë mënyrë. Natyrisht se ka kaluar një kohë e gjatë derisa kam arritur ta perceptojë se të gjitha strukturat fund e krye të kësaj organizate janë të devijuara falë Raxhavit dhe janë shndërruar në një sekt të frikshëm.