Shqipëria, foleja e re e grupit Monafekin (MEK) 1
Grupi i fundit i anëtarëve të grupit terrorist MEK, në fund të shtatorit u shpërngul nga kampi Liberty dhe u transferua për në Shqipëri. Zyra e kryeministrit Irakian Hejdar Ebadi, zyrtarisht deklaroi se pranisë së grupit terrorist MEK në Irak i erdhi fundi dhe dosja e këtij grupi është mbyllur përfundimisht. Mirëpo mbyllja e dosjes së grupit MEK në Irak, a është fundi i mbështetjes së Amerikës për këtë grup terrorist?
Grupi terrorit Mek në vitet 1979-1981 ka vrarë disa funksionarë, forca revolucionare dhe njerëz të thjeshtë në Iran. Në kohën kur ky grup u detyrua të largohet nga Irani në fillim me mbështetjen e Evropës dhe të Amerikës u dislokua përkohësisht në France dhe pas një marrëveshjeje të arritur me regjimin e Sadamit u vendos në Irak. Mbështetja e Amerikës për MEK arriti kulmin gjatë presidencës së Bushit dhe kjo politikë vazhdoi edhe gjatë periudhës së Obamës. Obama në vitin 2008 akordoi një fond prej 400 milion dollarësh si ndihmë për grupet që janë kundër shtetit të Republikës Islamike të Iranit. Grupi terrorist MEK për një periudhë kohore, për shkak të veprimeve të tij kundër interesave të Amerikës, u fut në listën e grupeve terroriste të Uashingtonit, mirëpo në kohën kur ky grup u vendos në shërbim të Amerikës kundër Iranit, emri i tij u hoq nga lista amerikane e grupeve terroriste, edhe pse karakteri i këtij grupi vazhdoi të mbështetej në aktet terroriste. Amerika, Franca dhe Anglia së bashku me disa aleatë të rajonit, me qëllim destruktive për vite me radhë kanë mbajtur dhe stabilizuar grupin terrorist MEK. Ata për të ruajtur interesat e tyre gjeopolitike, grupet terroriste i kanë ndarë në grupe të mira terroriste dhe grupe të këqija terroriste dhe me këtë ndarje kanë vënë në rrezik sigurinë e botës. Amerika që tre dekada më parë, për të shkatërruar Revolucionin Islamik dhe për të rrëzuar shtetin e Republikës Islamike të Iranit, ka mbështetur grupin terrorist MEK dhe tani të njëjtën metodë po ndjek edhe kundër shtetit në Siri. Metodat që po përdorin grupet terroriste në Irak dhe në Siri, shumë vite më parë janë zbatuar në Iran. Aktet terroriste në Iran, në vitet e para të Revolucionit Islamik janë kryer nga grupi terrorist MEK dhe nga disa grupe të tjera terroriste, akte që janë zbatuar kryesisht në rajonet kufitare në lindje jug dhe në disa raste në Teheran. Abdul’Malek Rigi, kreu i një prej grupeve terroriste në lindje të Iranit i cili disa vite më parë u arrestua dhe u dënua me vdekje, ka pohuar se amerikanët atij i kanë thënë aktet terroriste në provincën Sistan Baluçistan në lindje të Iranit nuk hyjnë në punë dhe se ai duhej të kryente operacione terroriste në Teheran dhe të vriste ata persona që sugjeroheshin nga grupi terrorist MEK.
Në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2012 terrorizmi kundër Iranit hyrë në një fazë të re atë të vrasjes së shkencëtarëve dhe dijetarëve Iranianë sidomos ata që kishin lidhje me çështjen bërthamore. Vrasja e shkencëtarit bërthamor Iranian Masud Ali Muhamedi në vitin 2010 dhe pas tij vrasja e disa dijetarëve të tjerë bërthamore, ishte atentate të programuar pas të cilave fshihej Amerika me mbështetjen e saj ndaj terrorizmit kundër Iranit.
Amerika pas rrëzimit të regjimit të Sadamit, krijoi një vend të sigurt për grupin terrorist MEK në Irak. Me gjithë dokumentacionin e akteve terroriste të grupit MEK, më 25 qershor të vitit 2004, Donald Ramsfeld anëtarëve të grupit MEK u dha statusin e personave të mbrojtur. Amerika të njëjtën metodë përdori edhe për Al Kaidën dhe pasi e krijoji dhe e mbështeti këtë grup, atë e përdori për disa qëllime. Pikërisht ky grup u bë pretekst për ndërhyrjen ushtarake të Amerikës në rajon dhe pushtimin e Irakut dhe Afganistanit për dhjetë vjet me radhë. Nuk ka dyshim se mbështetja e Amerikës për terrorizmin, është pjesë e strategjisë së këtij vendi për të ndërhyrë në rajon. Gazeta Indipedent, shtyp i Londrës, thotë se grupi terrorist MEK është përdorur për të shtypur revoltën e popullit Irakian në jug dhe të popullit kurd në rajonet e Kurdistanit të Irakut. Në tetor të vitit 1994, gazeta Wall Street Journal ka cituar një thënie të Hillary Clinton e cila ka thënë se Sadami ka besim tek grupi MEK më shumë seç ka besim tek ushtria e tij. Grupi MEK u përdor si ushtria private e Sadamit e cila bëri shtypjen barbare të popullit Irakian në jug të vendit në vitin 1991.
Para disa kohësh grupi MEK ishte futur në listën e grupeve terroriste të Bashkimit Evropian dhe të Amerikës. Mirëpo BE dhe më pas Departamenti Amerikan i Shtetit, këtë grup terrorist e hoqën nga lista e tyre e grupeve terroriste. Me një veprim të programuar, Amerika grupin terrorist MEK e hoqi nga lista e saj të grupeve terroriste dhe këtë grup e vendosi nën mbështetjen e saj për ta përdorur për qëllime të caktuara. Këtë veprim Amerika e ndërmori edhe pse e di shumë mirë se grupi terrorist MEK me vendosjen e bombave dhe me atentate të shumta, ka martirizuar me mijëra njerëz të pafajshëm në Iran. Pas sulmit të Amerikës në Irak, u bë akoma më i qartë karakteri i varësisë së grupit terrorist MEK tek Amerika. Edhe pse qeveria irakiane ka insistuar shumë për boshatisjen e kampit Ashraf, për një kohë të gjatë ky kamp u mbrojt nga Amerika dhe u kthye në bazën e aktiviteteve terroriste të grupit MEK. Pas vendimit për boshatisjen e kampit Ashraf, anëtarët e grupit terrorist MEK u transferuan në bazën tjetër të mbrojtur nga Amerika d.m.th. bazën Liberty në afërsi të Bagdadit. Faktet tregojnë se Amerika ka qenë aktive edhe në trajnimin ushtarak të anëtarëve të MEK.
Pas transferimit të anëtarëve të MEK në Irak, brenda organizatës u bënë disa ndryshime. Çiftet u detyruan të ndahen nga njëri tjetri, ndërsa fëmijët e organizatës u detyruan të transferohen në Evropë. Shumë prej anëtarëve të organizatës nuk i kanë parë fëmijët e tyre. Një prej vizitorëve evropianë të bazës Ashraf thotë: Rreth 2 dekada më parë familjet që jetonin në këtë kam janë shpërbërë. Çiftet e martuara u detyruan të ndahen dhe divorcohen, ndërsa fëmijët e tyre janë transferuar jashtë ku jetojnë me përkrahësit e grupit në vendet perëndimore dhe edukohen me bindjet dhe ideologjinë e këtij grupi terrorist. Simor Haresh, një prej gazetarëve të njohur amerikanë, kohë më parë ka deklaruar se disa prej anëtarëve të grupit terrorist MEK, gjatë presidencës së Bush kanë marrë trajnime ushtarake në Amerikë. Kanali amerikan NBC në vitin 2012 ka pohuar se Izraeli ka trajnuar disa prej anëtarëve të grupit MEK për të vrarë dijetarët bërthamorë të Iranit. Në këtë mes dollarë e disa vendeve arabe të rajonit janë përdorur në shërbim dhe në mbështetje të grupit MEK. Dhoma e Lordëve në Angli, kohë më parë ka thënë se persona të afërt me krerët e vendeve arabe të Gjirit Persik, janë mbështetës financiarë të të tilla grupeve terroriste. Vende si Amerika, Franca dhe Anglia në tre dekadat e kaluara, kanë ndjekur standarde të dyfishta mbi grupet terroriste dhe në veçanti ndaj grupit terrorist MEK me të cilin kanë pasur lidhje të fshehta dhe të hapura dhe në disa raste kanë pritur grupin terrorist MEK. Grupi terrorist MEK për shkak të veprimtarisë së tij në Irak, ishte një grup i padëshiruar dhe i urryer për popullin Irakian. Ky grup ka mbështetur gjerësisht Sadamin në shtypjen e revoltave të popullit Irakian. Mirëpo pas sulmit të Amerikës kundër Irakut dhe pas rrëzimit të Sadamit, ky grup u vendos nën ombrellën mbrojtëse të Amerikës dhe Evropës d.m.th. të atyre që pretendojnë se janë në krye të listës së vendeve që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe që luftojnë terrorizmin.
Autoritetet dhe populli Irakian, shumë herë kanë protestuar me kërkesën që grupi terrorist MEK të dëbohet nga Iraku. Mbështetja e Amerikës dhe e Evropës për këtë grupi, disa herë shtyu dëbimin e terroristëve të MEK nga Iraku. Kjo rrjedhë vazhdoi në këtë formë derisa në dhjetor të vitit 2011 OKB dhe Iraku arritën një akord për transferimin e 3 mijë anëtarëve të MEK nga kampi Ashraf në provincën Diale për në kampin Liberty, ish kamp ushtarak i Amerikës. Në shtator të vitit 2013, qeveria irakiane anëtarët e fundit të MEK i transferoi nga kampi Ashraf për në kampin Liberty, ku do të qëndronin derisa të transferoheshin në një vend të tretë.
Tani i erdhi radha Shqipërisë, një vend që vetë ka probleme me pasigurinë, varfërinë dhe bandat kriminale. Shqipëria me çdo lloj premtimi apo ambicie tashmë është kthyer në një bazë për mbrojtjen e interesave gjeopolitike të një grupi terrorist. Ekspertë dhe analistë janë të mendimit se qeveria shqiptare me këtë veprim ka vënë në rrezik sigurinë e saj dhe të rajonit. Duart e këtij grupi terrorist janë të lyer me gjakun jo vetëm të mijëra shtetasve Iranianë por edhe me gjakun e mijëra shtetasve Irakianë gjatë shtypjes barbare të revoltës së vitit 1991 në Irak.