Shqipëria, foleja e re e grupit Monafekin (MEK) 2
(last modified Sat, 05 Nov 2016 16:02:24 GMT )
Nëntor 05, 2016 17:02 Europe/Tirane
  • Shqipëria, foleja e re e grupit Monafekin (MEK) 2

Grupi terrorist MEK nga viti 1979 deri në vitin 1981 ka kryer krime të shumta duke vrarë shumë funksionarë dhe civilë të popullit iranian.

Shpërthimi në selinë e partisë Republika Islamike më 27 qershor të vitit 1981 që shkaktoi martirizimin e mbi 70 funksionarëve të RII, si martir Beheshti sekretari i përgjithshëm i partisë dhe kryetar i sistemit juridik të Iranit, 4 ministra dhe 23 deputetë, vrasja e martir Saduki më 2 korrik të vitit 1981, martir Saduki për shkak të ndikimit të madh të tij në rrjedhën e revolucionit islamik ishte piketuar nga terroristët e MEK dhe ndaj tij ishin kryer disa atentate dhe më në fund në muajin e bekuar të ramazanit më 2 korrik të vitit 1981, në kohën e faljes së namazit të xhumasë, është vrarë pas një atentati të kryer nga grupi terrorist Monafekin ( MEK), operacion ku përveç martirit Saduki, janë vrarë edhe disa roje të tij dhe 2 prej besimtarëve të pranishëm në namazin e xhumasë, bomba e vendosur në mauzoleun e imam Rezait(as) në qytetin Mashahd më datë 20 qershor të vitit 1992 që shkaktoi vdekjen e 25 pelegrinëve dhe plagosjen e 70 të tjerë, shumë prej të cilëve komandantë të ushtrisë dhe Sepahut si Ali Sejed Shirazi, janë një pjesë e dosjes së zezë të grupit terrorist MEK. Megjithatë Uashingtoni vazhdon të mbështesë këtë grup terrorist dhe për Amerikën mbështetja për grupet terrorist nuk përbën ndryshim nëse janë anëtarë të MEK apo terroristë të llojit ISIS.

Standardet e dyfishta të perëndimit janë bërë shkak që në nivel botëror të përhapet shumë terrori dhe vrasja e njerëzve. Amerika me mjete mashtruese mundohet të dëshmojë se lufton terrorizmin, mirëpo ajo mbështet terrorizmin. Amerika me qëllime politike dhe duke e përdorur terrorizmin si mjet për realizimin e interesave të saj, ka mbështetur grupin terrorist MEK dhe grupe të tjera terroriste dhe kjo është bërë shkak për zgjerimin e ndërlikuar të terrorizmit në nivel botëror. Amerika në dosjen e saj të zezë, për disa dekada me radhë ka përdorur terrorizmin dhe radikalizmin takfirist për të realizuar interesat e saj. Mirëpo në këtë fushë ajo vazhdon të përballet me testime të gabuara. Mbështetësit e grupit terrorist MEK duke hedhur çdo hap për të mashtruar vetveten dhe të tjerët, nuk kanë lejuar njohjen reale të rrënjëve të dhunës dhe terrorit dhe është pikërisht ky gabimi i madh i perëndimit në luftën kundër terrorizmit, sepse me anë të mashtrimeve perëndimi mundohet t’i largohet realitetit.

Amerika me veprimet e saj në mbështetje të grupit terrorist MEK, në vend që të luftojë terrorizmin është bërë shkak për përhapjen e terrorizmit dhe kjo ka krijuar dëme të parikuperueshme, siç ishte ngjarja e 11 shtatorit në Amerikë. pas kësaj Amerika nxori një strategji vetiake të luftës kundër terrorizmit dhe pas ngjarjes së 11 shtatorit detyroi KS të OKB që të nxjerrë një rezolutë kundër terrorizmit për të ndërmarrë veprime të njëanshme.

Rezoluta e KS të OKB pas ngjarjes së 11 shtatorit ishte e atillë që obligonte të gjitha shtetet anëtare në OKB që të zbatojnë nenin 25 të kësaj rezolute. Në rezolutën e KS të OKB është theksuar se shtet anëtare duhet të ndërmarrin çdo lloj mase për të parandaluar burimet financiare dhe ekonomike për ata persona që akuzohen për akte terroriste, duhet të parandalojnë aktivitetin e anëtarëve të grupeve terroriste, të ndalojnë garantimin e armëve për terroristët dhe shumë masa të tjera. Pikërisht kjo rezolutë u përdor si leje nga Amerika për të sulmuar dhe pushtuar Afganistanin.

Mirëpo është fakt se asnjë prej politikave të Amerikës nuk përputhen me normat ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit. Mbështetja e Amerikës për  grupin terrorist MEK dhe mbyllja e dosjes së Amerikës mbi veprimet të këtij grupi terrorist në Iran, është shkelje e hapur e normave ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit. Në kohën kur Amerika krijoi Al Kaidën dhe kishte lidhje të ngushta me kreun e këtij grupi terrorist d.m.th. Osama Bin Laden, askush nuk mund ta imagjinonte se një ditë Amerika me pretekstin e luftës kundër terrorizmit do të sulmonte dhe pushtonte Afganistanin. Sot i njëjti skenar i Amerikës po përdoret për të luftuar kundër ISIS.

Grupe terroriste si Al Kaida dhe ISIS janë krijuar me anë të trajnimeve ushtarake të Mosadit dhe CIA-s dhe me paratë e disa vendeve arabe të rajonit si Arabia Saudite. Për vërtetimin e kësaj ka shumë fakte dhe dokumente të pakontestueshme. Terrorizmi i grupit terrorist MEK, është justifikuar nga perëndimi me gjoja aktivitetet politike. Amerika duke hequr emrin e këtij grupi terrorist nga lista e saj të grupeve terroriste, në realitet ka justifikuar aktet terroriste të MEK dhe këtë grup e ka vendosur në ombrellën e saj të mbrojtjes. Pra me fjalë të tjera si mund të pritet që Amerika me të vërtetë dhe me seriozitet do të luftojë terrorizmin. Në realitet ata që sot pretendojnë se luftën kundër terrorizmit të ISIS dhe formave të tjera të terrorizmit, janë ata që kanë hartuar, investuar dhe mbrojtur terrorizmin në rajon dhe në botë.

Agjencia analitike Miniator kohë më parë ka poseduar disa informacione që tregojnë se grupi terrorist MEK është projektuar nga Amerika në bashkëpunim me disa vende të rajonit të Lindjes së Mesme me qëllim rrëzimin e shtetit në Republikën Islamike të Iranit. Prania e Turki Fejsal, ish kreut të shërbimit informativ të Arabisë Saudite dhe një prej figurave me ndikim në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Arabisë Saudite në takimin e fundit të MEK në Pars, tregon se regjimi Al Saud duke ndjekur Amerikën ka thurur një komplot të ri kundër Iranit duke përdorur kartën e djegur të MEK.

Sauditët për të realizuar këtë komplot të tyre kanë përdorur të gjitha mundësitë dhe potencialet e veta dhe për këtë u kanë bërë thirrja disa figurave të njohura arabe që të merrnin pjesë në takimin e Parisit. Mes këtyre figurave dallonte Sejed Ahmed Gazali ish kryeministër i Algjerisë, Saleh Galeb ish ministër i informacionit të Jordanisë, Muhamed Arabi ish ministër i jashtëm i Egjipti, Azam Ahmed një prej anëtarëve të lëvizjes Fat’h të Palestinës dhe shumë figura të tjera. Me pjesëmarrjen e këtyre figurave Arabia Saudite është munduar të tregojë se vendet arabe mbështesin politikat e Riadit. Nga ana tjetër ata në këtë takim kanë ftuar të marrin pjesë edhe disa figura perëndimore si Bernar Kushner ish ministër i jashtëm i Francës, Hoze Luis Zapatera ish kryeministër i Spanjës, Not Gingric ish zëdhënës i Kongresit amerikan dhe një prej kandidatëve të mundshëm për zëvendësin e Trump, John Bulton ish përfaqësues i Amerikës në OKB, Rudi Xhuliano ish kryebashkiaku i Nju Jorkut. Këto ftesa janë bërë për të treguar se edhe perëndimorët japin mbështetjen e tyre në këtë rrugë. Sigurisht që këta funksionarë perëndimorë edhe në vitet e kaluara kanë marrë pjesë në takimet e MEK dhe është publikuar lista e parave që ata kanë marrë për këtë pjesëmarrje.

Bashkërenditja dhe afrimiteti i madh i MEK me Arabinë Saudite tregon se Riadi në armiqësi me Iranin përdor çdo mundësi dhe nuk kursen as shfrytëzimin e kartës së djegur të ISIS. Kjo është në kohën kur duart e këtij grupi terrorist janë gjakosur jo vetëm me shtetasit iranianë, por edhe me shtetasit irakian gjatë shtypjes barbare të revoltës së vitit 1991  në Irak. Agjencia analitike Miniator, duke u bazuar në disa dokumente dhe fakte thotë se grupi terrorist MEK ka shpenzuar me milion dollarë për të realizuar planet e rrëzimit të shtetit në Iran dhe për të lobuar kundër Iranit pranë kongresit dhe funksionarëve amerikanë. Sipas Miniator, grupi MEK ka paguar me miliona dollarë me qëllim që ish përfaqësues të kongresit apo funksionarë amerikanë, të mbajnë anën dhe të flasin në interes të këtij grupi. Miniator thotë se lobi mbështetës i Izraelit në vit shpenzon 7 milion dollarë për të ndikuar në politikat e Amerikës në përballje me Iranin. Lëvizje të tilla si shpallja zyrtare e mbështetjes së Al Saud për grupin terrorist MEK, tregon se princat sauditë përdorin çdo mjet dhe çdo kartë të djegur për të realizuar qëllimet e tyre politike. Një pjesë e kësaj politike është edhe krijimi i një vendi të sigurt për MEK në Shqipëri.

Është realitet se thirrjet dhe sloganet e perëndimit për luftën kundër terrorizmit janë zbehur për shkak të kontradiktave të tyre. Organizata si OKB, praktikisht janë në shërbim të politikave të perëndimit dhe në krah të regjimeve mbështetëse të terrorizmit dhe fëmijë-vrasës si Arabia Saudite dhe Izraeli. Këto organe duke shpërfillur rrënjët e terrorizmit dhe të dhunës janë bërë shkak për përpjekjet e këtyre fenomeneve në botë. Padyshim se terrorizmi dhe vuajtja e çdo njeriu për shkak të dhunës në çdo cep të botës, është një ngjarje e hidhur si të ndodhë në Francë ashtu edhe sikur të ndodhë në ndonjë vend tjetër. Me standarde të dyfishta, terrorizmi nuk mund të shkatërrohet dhe eliminohet kurrë. Mbështetja për terrorizmin dhe klasifikimi i terrorizmit në të mirë dhe të keq, apo krijimi i vendeve të sigurta për grupet terroriste me justifikimin e veprimeve dhe akteve humanitare, në kohën kur duart e këtyre grupeve janë të lyer me gjakun e njerëzve të pafajshëm, nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. MEK me aktet e tij terroriste ka marrë jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm. Nëse këto krime nuk konsiderohen terrorizëm, atëherë çfarë emri mund tu vihet?

 

Tags