Cila është e ardhmja që parashikohet për MEK
Ali Xhahani ekspert i çështjeve të grupit terrorist Monafekin (MEK) shkruan: Organizata Muxhahedin-e-Khalk (MEK), e cila në një kohë është themeluar nga themeluesit e saj dhe që më pas nga Raxhavi u kthye në një grup terrorist dhe bandë të rrezikshme mafioze,
tani ndodhet në kushte tepër të rënda dhe të këqija dhe për këtë grup nuk mund të parashikohet asnjë e ardhme e qartë dhe për këtë do të paraqesim disa parametra që janë të nevojshëm për të përcaktuar fatin e së ardhmes.
1- Kryesia e Masud Raxhavi:
Masud Raxhavi i cili duke tradhtuar themeluesit e organizatës përjetësisht mori kryesinë e këtij grupi, për shkak të karakteristikave dhe dhuntisë së tij drejtuese, ndoqi stilin e Stalinit me qëllim që mendimet e veta tua impononte anëtarëve të organizatës dhe në këtë formë përherë të qëndronte në krye të organizatës. Raxhavi ambientin shtypës brenda organizatës e krijoi me ndihmën e Sadamit. Mirëpo pas rrëzimit të Sadamit ai nuk mund ta mbante gjallë këtë ambient dhe u detyrua të fshihet. Tani kur ka kaluar pothuajse një dekadë nga fshehja e tij, kanë dalë pëshpërima se ai ka vdekur. Pëshpërimat për vdekjen e tij janë bërë akoma më të besueshme pasi ai për shumë vite nuk ka dhënë mesazhe dhe nuk ka dhënë mesazh as pas largimit të organizatës nga Iraku. Në këtë mënyrë mund të thuhet se kulti Raxhavi ka mbetur pa kryetar dhe duke qenë se kryetari Raxhavi ishte një person i veçantë dhe pa të kulti nuk mund të vazhdojë jetën e vet, mund të thuhet se për këtë kult nuk ka ndonjë të ardhme të qartë. Pikërisht për këtë arsye kryetarja aktuale e kultit d.m.th. Marjam Raxhavi e ka mbajtur të fshehtë vdekjen e Masud Raxhavi dhe nuk është prononcuar aspak për këtë çështje. Ajo e di mirë se nëse konfirmon vdekjen e Masud Raxhavi, atëherë ajo vulos shkatërrimin e grupit dhe e përshpejton fundin e MEK. Për momentin, kulti Raxhavi është një kult pa kreun Raxhavi.
2- Largimi nga Iraku
Një parametër i rëndësishëm është se Raxhavi duke shkuar në Irak dhe duke insistuar në strategjinë e tij të luftës kundër Iranit dhe Irakut, ashtu siç thoshte edhe vete donte të realizonte projektin e rrëzimit. Tani kur humbi mbështetjen e gjithanshme të Sadam Huseinit, mbeti pa armë, humbi bazën strategjike Ashraf dhe së fundmi me largimin nga Iraku dhe vendosjen në vendstrehimin e refugjatëve në Tiranë, organizata është kthyer në një formacion i vdekur, që nuk mund të bëjë asgjë, pa të ardhme dhe një organizatë që shumë shpejt do të zhduket plotësisht.
3- Gjendja e të ashtuquajturës " Ushtria Çlirimtare"
Raxhavi kur shkoi në Irak, krijoi të ashtuquajturën Ushtria Çlirimtare. Kjo ushtri e vogël ishte në shërbim të Sadamit dhe misioni kryesor ishte kryerja e operacionit për rrëzimin e shtetit në Iran, vrasja e ushtarëve të pafajshëm në kufi, bombardimi i zonave të banuara, kryerja e sulmeve ndaj rajoneve jo ushtarake dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm. Misioni i kësaj ushtrie në Irak, ishte zbatimi i operacionit Marvarid, vrasja e kurdëve, shtypja e shiitëve në jug të Irakut dhe të gjitha këto veprime vetëm e vetëm për të mbrojtur dhe shpëtuar Sadamin dhe për ta mbajtur atë në pushtet. Raxhavi gjithmonë në takimet dhe asambletë e ndryshme paraqitej i veshur me rroba ushtarake me një pistoletë dhe me një shpatë. Ai kishte krijuar këtë të ashtuquajturën Ushtria Çlirimtare që në fakt ishte një kult terrorist i kryesuar prej tij dhe që kishte për qëllim vetëm rrëzimin e shtetit, kult që ai e quante të vetmen alternativë pasi të tjerët i quante tradhtarë të cilët i kërcënonte me vdekje. Tani kjo ushtri e ashtuquajtur çlirimtare, ka humbur armët, bazën strategjike Ashraf dhe duke dalë jashtë Irakut është kthyer në një luan pa kurorë, i lodhur dhe i dërrmuar. Shumica e pjesëtarëve të kësaj ushtrie janë të moshuar dhe të sëmurë të cilët duke u vendosur në qendrën e strehimit të refugjatë në Tiranë, këtë qendër e kanë kthyer në azil për të moshuarit që nuk kanë asnjë funksion. Kulti Raxhavi me revolucionin e sajuar të Marjam Raxhavi nuk mund të mbajë gjallë këtë ushtrisë dhe ky revolucion i sajuar më nuk ka asnjë efekt për të shpëlarë trurin e forcave të humbura.
4- Gjendja strategjike e kultit
Kulti Raxhavi duke u mbështetur në strategjinë e dhunës dhe terrorit dhe në ideologjinë e luftës së armatosur dhe rezistente, si objektiv kryesor të strategjisë kishte rrëzimin(e shtetit). Mirëpo pas vendosjes së armëpushimit në luftën mes Iranit dhe Irakut dhe pas zbulimit të pretendimeve boshe të Raxhavi se Irani kurrë nuk pranon paqen dhe armëpushimin dhe pas veprimit të nxituar të Raxhavi i cili dërgoi forcat e organizatës në luftë me Iranin, forca që për shkak të mungesës së eksperiencës dhe gatishmërisë ushtarake pësuan humbje të thellë, u bë e qartë se strategjia e kultit Raxhavi ishte një strategji e dështuar dhe jo efikase. Në këtë mënyrë strategjia e Raxhavi mbeti u bllokua në baltë dhe nuk lëvizi. Mirëpo Raxhavi për tu dhënë kurajë forcave të kultit dhe për të mbajtur gjallë organizatën, gjithmonë pretendonte se armëpushimi nuk është i qëndrueshëm dhe se regjimi i Iranit kurrë nuk pranon paqen e qëndrueshme dhe për këtë lufta do të rinisë dhe pasi të nisë lufta ushtria çlirimtare do të nisë operacionin Farugh-2. Kur në krye të Iranit u zgjodh presidenti Khatami, kulti thoshte se kjo zgjedhje për Iranin është si kupa me helm dhe se Khatami nuk do të zgjidhet në raundin e dytë pasi kulti do ta rrëzojë regjimin e Iranit. Përveç kësaj kulti për të mbajtur gjallë frymëzimin e ushtrisë së ashtuquajtur çlirimtare, ndërmori edhe disa veprime të tjera si periudha trajnuese 77-A, Sin A, periudha trajnuese 6 mujore Sin, disa manovra ushtarake, divorcet e obliguara, si dhe organizimi i disa takimeve për shpëlarjen e trurit të anëtarëve. Me të tilla veprimi Raxhavi donte të tregonte se strategjia nuk kishte vdekur dhe kishte ruajtur efikasitetin e saj. Mirëpo më vonë kjo strategji me rrëzimin e Sadamit dhe çarmatosjen e organizatës, u eliminua një herë e përgjithshme dhe të gjithë anëtarët e organizatës e kuptuan se strategjia e luftës dhe rezistencës së armatosur është strategji e dështuar dhe pa asnjë efikasitet. Edhe pse organizata nuk ka pranuar dështimin e kësaj strategjie, mirëpo kjo strategji tashmë nuk funksionon më. Tani duhet parë se cili është fati i organizatës MEK brenda kampit në Tiranë, pa kryetarin Masud Raxhavi, jashtë territoreve të Irakut dhe me një ushtri të paarmatosur, të dalë jashtë funksionit dhe me një strategji të dështuar. Edhe pse organizata ka mundur të arratisë dhe shpëtojë krerët e saj kriminalë dhe strukturën e saj ta transferojë në formë unike, duke e cilësuar këtë fitore për veten e saj, tashmë ajo po mundohet që të arrijë qëllimin dhe objektivin e vet të rrëzimit të shtetit në Iran, duke marrë ndihmë nga Izraeli dhe nga sheikët e Arabisë Saudite. Mirëpo tashmë kjo organizatë është e rrjepur dhe trupi i saj i kalbur nuk ka asnjë funksion dhe shumë shpejt do të shkatërrohet përfundimisht.