Gjeneral-Major Rezaei: Amerika tani është në një rrugë pa krye
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i178908-gjeneral_major_rezaei_amerika_tani_është_në_një_rrugë_pa_krye
ParsToday – Ish-komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike gjatë periudhës 8-vjeçare të Mbrojtjes së Lavdishme tha: "Amerika tani është në një rrugë pa krye".
(last modified 2026-05-25T15:21:53+00:00 )
May 25, 2026 17:20 Europe/Tirane
  • Gjeneral-Major Mohsen Rezaei, ish-komandant i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik
    Gjeneral-Major Mohsen Rezaei, ish-komandant i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik

ParsToday – Ish-komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike gjatë periudhës 8-vjeçare të Mbrojtjes së Lavdishme tha: "Amerika tani është në një rrugë pa krye".

Sipas ParsToday, Gjeneral-Major Mohsen Rezaei, komandant i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike gjatë Mbrojtjes së Lavdishme, të dielën në ceremoninë për dëshmorët e luftës së imponuar të Ramazanit dhe përvjetorin e dëshmorëve të fuqisë së Irnait, duke përkujtuar Imam Khomejnin (ra) dhe dëshmorët e Mbrojtjes së Lavdishme, tha: "Presidenti amerikan Donald Trump dhe ushtria amerikane janë aktualisht në një bllokim të plotë dhe nëse hyjnë në një luftë kundër Iranit, do të përballen me një korridor të errët dhe të pafund; një korridor që fillon në Ngushticën e Hormuzit, shtrihet në Gjirin Persik, Detin e Omanit, Ngushticën Bab al-Mandab dhe Oqeanin Indian, dhe do të rezultojë në një luftë shumë të gjerë".

Gjeneral Major-Rezaei lidhur me Ngushticën e Hormuzit, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit ka arsye të forta për menaxhimin e kësaj ngushtice, sepse Irani nuk dëshiron që Gjiri Persik të bëhet një vend i operacioneve ushtarake dhe pasigurisë". Sipas tij, Republika Islamike e Iranit deri më tani ka parandaluar operacionet ushtarake dhe krijimin e pasigurisë në rajon."

Gjeneral-Major Rezaei theksoi: "Ngushtica e Hormuzit nuk është e mbyllur për tregtinë e lirë, por përkundrazi është mbyllur për operacionet ushtarake dhe zhvillimin e luftës në rajon, dhe menaxhmenti aktual i Marinës së Gardës Revolucionare Islamike ka lejuar anijet nga vende të ndryshme të kalojnë në mënyrë të sigurt nëpër këtë rrugë pasi të identifikohen dhe regjistrohen".

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare gjatë Mbrojtjes së Lavdishme 8-vjeçare gjatë këtij programi foli edhe çështjen e pasurimit të uraniumit dhe deklaroi: "Irani është anëtar i traktatit ndërkombëtar të NPT-së dhe aktivitetet bërthamore të vendit janë kryer gjithmonë nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike". Ai shtoi: "Inspektorët e ANEA vizituan objektet iraniane më shumë se 20 deri në 30 herë, dhe madje edhe agjencitë e inteligjencës amerikane kanë njoftuar se Irani nuk ka devijime në aktivitetet e tij bërthamore".

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip