Bushati-Steinmeier: Mbështetje e Gjermanisë për procesin e integrimit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i35977-bushati_steinmeier_mbështetje_e_gjermanisë_për_procesin_e_integrimit
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Berlin, ku u prit në takim nga  homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme te Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 22, 2016 11:27 Europe/Tirane
  • Bushati-Steinmeier: Mbështetje e Gjermanisë për procesin e integrimit

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Berlin, ku u prit në takim nga  homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme te Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Gjatë takimit ministri Bushati shprehu mirënjohjen për vullnetin dhe gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar të luajë këtë rol, veçanërisht sot kur BE po përballet me sfida të vështira të pazakonta dhe duke shprehur rëndësinë e vijimit te  agjendës së zgjerimit si një element thelbësor për rajonin tonë por edhe për vetë BE-në. Bushati: Krahas krizave me të cilat i është dashur të përballet gjatë  viteve të fundit, Evropa gjendet sot në një periudhë hezitimi, dyshimi dhe pasigurie. Çka ndihet edhe më tepër në Evropën Jug-Lindore. Për Shqipërinë, vëmendja dhe lidershipi i Gjermanisë në këto kohë të turbullta, përbën faktor sigurie dhe qëndrueshmërie.

Nga ana e tij Ministri Steinmeir vlerësoi ecurinë e Shqipërisë për reformat shtet konsoliduese duke e cilësuar zbatimin e plote te reformës në drejtësi si një gur themel për rrugëtimin Evropian. Duke u ndalur ne miratimin e reformës ne drejtësi dhe rolin e Shqipërisë ne rajon Ministri Steinmeier u shpreh se kjo është shprehje e konsolidimit të brendshëm politik.

Steinmeir: Miratimi i reformës është shprehje e një zhvillimi dhe e një konsolidimi te brendshëm politik dhe kjo çon ne konstatimin se Shqipëria, çka nuk pritej nga shume persona ne Gjermani, është shndërruar ne një spirance stabiliteti ne vitet e fundit ne Ballkanin Perëndimor dhe është një partner i ngushte jo vetëm i te gjithë evropianëve se bashku por edhe për Gjermaninë”.