Akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë për pjesëmarrje në gjenocidin e Serbrenicës
Një gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë ka akuzuar edhe gjashtë serbë të tjerë të këtij vendi për pjesëmarrje në gjenocidin dhe krimet e luftës kundër myslimanëve të Serbrenicës gjatë viteve të 90-ta dhe i ka vendosur ato nën hetime.
Faqja informative World Bulten njoftoi se gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka deklaruar se të akuzuarit kanë marrë pjesë në sulmin e vitit 1992 të serbëve kundër 1000 myslimanëve në Serbrenicë.
Vlen të theksohet se në gjenocidin e Serbrenicës në Bosnjë dhe Hercegovinë janë vrarë në mënyrë masive mbi 8000 civilë myslimanë të pafajshëm vetëm me të vetmin pretekst se ishin mysliman.
Në qershor të vitit 1995 rreth 15 mijë myslimanë boshnjakë u munduan të ikin nga rajoni i Serbrenicës i cili ishte një prej zonave të shpallura të sigurta nga forcat paqeruajtëse të OKB, mirëpo forcat serbe shkelën rregullat e OKB për zonat e lira dhe sulmuan myslimanët boshnjakë.