Kërkesa e kreut të MEK drejtuar BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i38065-kërkesa_e_kreut_të_mek_drejtuar_be
Kreu i grupit terrorist MEK me deklarata ndërhyrëse nga BE ka kërkuar të pezullojë ose ndërpresë bashkëpunimet me Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 09:18 Europe/Tirane
  • Kërkesa e kreut të MEK drejtuar BE

Kreu i grupit terrorist MEK me deklarata ndërhyrëse nga BE ka kërkuar të pezullojë ose ndërpresë bashkëpunimet me Republikën Islamike të Iranit.

Marjam Raxhavi, kryetarja e grupit terrorist MEK duke përsëritur pretendimet boshe të saj kundër Republikës Islamike të Iranit në një takim të PE në Strasburg tha: Vendet anëtare të BE duhet të ndërpresin lidhjet e tyre me kompanitë të cilat drejtohen dhe administrohen nga Garda revolucionare e Iranit. Sipas pretendimeve boshe të kryetares së Mek, Sepahu është përgjegjës direkt për ndërhyrjet e Iranit në vendet fqinje dhe sidomos në Irak dhe në Siri. Grupi terrorist MEK mashtron mbi Iranin në kohën kur ky grup është përgjegjës për shumë akte terroriste pas fitores së revolucionit islamik. Muhamed Xhavad Larixhani, kreu i shtabit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Iranit më herët me anë të një letre dërguar Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, ka përmendur disa prej krimeve të grupit terrorist MEK kundër popullit iranian dhe tha se grupi terrorist MEK përveçse ka tradhtuar kombin iranian, në Siri dhe në Irak në vitin 2011 ka mbështetur terroristët duke vrarë njerëzit e pafajshëm. Kreu i shtabit të të drejtave të njeriut në sistemin juridik të Iranit nga shefja e diplomacisë evropiane, kërkoi të marrë parasysh krimet e gjera të grupit MEK dhe duke pasur parasysh veprimtarinë e këtij grupi, të marrë masat që të mos lejojë që ky grup terrorist të kryejë lirshëm veprimet e tij dhe të dënojë krerët e këtij grupi terrorist.