Grekët të pakënaqur nga veprimtaria e BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i39193-grekët_të_pakënaqur_nga_veprimtaria_e_be
Rezultatet e një sondazhi në Greqi tregojnë se 84%  e të anketuarve janë të pakënaqur nga veprimtaria e BE.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2016 05:30 Europe/Tirane
  • Grekët të pakënaqur nga veprimtaria e BE

Rezultatet e një sondazhi në Greqi tregojnë se 84%  e të anketuarve janë të pakënaqur nga veprimtaria e BE.

Sondazhi është kryer nga instituti Pols sipas të cilit politikat ekonomike dhe politike të BE, sipas mendimit të grekëve janë politika të gabuara. Këtë e vërteton edhe reagimi i ekstremistëve në Greqi, ku anarkistët grekë sulmuan në mënyrë të koordinuar mjetet e transportit publik të Athinës. Të mirë organizuar ata ndaluan dhe më pas zbritën pasagjerët e tre autobusëve që kalonin me rrugën jashtë Politeknikumit të Athinës dhe i vunë zjarrin. Nuk pati të lënduar nga pasagjerët apo shoferët, ndërsa mjetet e transportit publik u dogjën tërësisht. Ndërkohë në të njëjtën kohë një tjetër grup anarkistësh dëmtoi rëndë stacionin e autobusëve me zonën rezidenciale Kifisia të Athinës.