Shqipërisë rrezikohet t’i rivendosen vizat
(last modified Tue, 27 Dec 2016 19:09:23 GMT )
Dhjetor 27, 2016 20:09 Europe/Tirane
  • Shqipërisë rrezikohet t’i rivendosen vizat

“Pas bllokimit të hapjes se negociatave nga Edvin Kristaq Rama, Shqipërisë mund t’i rikthehen vizat me BE vitin e ardhshëm, pasi ajo që tani plotëson kushtet kryesore për rikthimin e tyre”.

Alarmi jepet nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, i cili shkruan se Shqipëria, që tani përmbush kushtin e vënë nga BE-ja për vendet që u rrezikohet lëvizja e lirë. Sipas ish-kryeministri Sali Berisha, “Në vitin 2017 në Europë do të hyjë në fuqi mekanizmi i ri për pezullimin e vizave dhe nga 60 shtete, me të cilat BE ka firmosur lëvizjen e lirë, pra pa viza, Shqipëria zë vendin e parë me distancë nga çdo vend tjetër për kërkesat për azil politik te pamotivuar dhe për numrin e personave që hyjnë dhe kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE..”  Në 8 dhjetor, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian miratoi një mekanizëm për rikthimin e vizave i cili do aktivizohet në disa rrethana.

 

Tags