Zbulimi i identitetit të kulteve, përkufizimi dhe karakteristikat e kultit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i40969-zbulimi_i_identitetit_të_kulteve_përkufizimi_dhe_karakteristikat_e_kultit
Burgosja atyre njerëzve, që pavarësisht çdo dëshire dhe buzëqeshjeje dhe pa asnjë shpresë dhe të ardhme janë bllokuar tek zinxhiri i kultit, nuk është një çështje që mund të lihet lehtë në harresë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 04, 2017 10:56 Europe/Tirane
  • Zbulimi i identitetit të kulteve, përkufizimi dhe karakteristikat e kultit

Burgosja atyre njerëzve, që pavarësisht çdo dëshire dhe buzëqeshjeje dhe pa asnjë shpresë dhe të ardhme janë bllokuar tek zinxhiri i kultit, nuk është një çështje që mund të lihet lehtë në harresë.

Ata njerëz që përfshihen në këto kulte, përveçse humbasin karakteristikat e tyre njerëzore dhe hedhin hapa pa vetëdije, janë njerëz që përfaqësojnë ide anti-njerëzore. Kjo për arsye se ata kanë urrejtje të madhe për botën që e rrethon dhe për ta nuk bën dallim as fëmija, bashkëshortja, apo prindërit e tyre. Mirëpo çështja nuk qëndron vetëm tek këta njerëz dhe gjendja e tmerrshme e tyre. Çështja qëndron tek strukturat e kultit i cili vepron i lidhur ngushtë me terrorizmin dhe që është kthyer në një kërcënim serioz për sigurinë shoqërore në botë. Ajo çka duhet të dimë mbi lidhjen e grupeve terroriste me strukturat e kultit është se edhe pse jo çdo kult kthehet në një grup terrorist mirëpo të gjitha grupet terroriste në strukturën e tyre kanë karakteristika të ngjashme me kultin dhe këto struktura i përdorin për të thithur sa më shumë anëtarë apo për t’i inkurajuar anëtarët e tyre që të kryejnë akte terroriste. Si rezultat për të luftuar seriozisht terrorizmin, në radhë të parë duhet njohur dhe zbuluar identiteti, karakteristika dhe veprimtaria e kulteve dhe sidomos e kulteve terroriste. Sulmet ushtarake ndaj këtyre grupeve nuk mund të jenë efikase pa njohur saktësisht karakteristikat e kulteve që forcojnë mendimet dhe bindjet e gabuara. Në vazhdim do të njihemi me karakteristikat e kulteve dhe me strukturën e kulteve të grupeve terroriste si ISIS, Boko Haram dhe Muxhahedin-e-Khalk(MEK), kultit Xhim Xhons, Khmerët e Kuq dhe shumë kulte të tjera.

Përkufizimi dhe karakteristikat e kultit:

Strukturat e kultit, kanë përkufizime të ndryshme duke u bazuar në identitetin e tyre. Për këtë arsye të nxjerrësh një përkufizim të vetëm mbi kuptimin e kultit është diçka e vështirë. Mirëpo kulti është një strukturë e cila ka bindje të tjera dhe të devijuara. Kulti ka proces dhe veprimtari me anë të së cilës krijohen lidhjet ku një person i mirinformuar i detyron të tjerët që jetën e tyre ta varin tek ai. Kultet ndahen sipas disa faktorëve, që janë:

Roli i kryetarit.

Kryetari është një person i zgjedhur përjetësisht i cili gjen një rol special spiritual. Ai duhet vlerësuar dhe lavdëruar vazhdimisht. Ky kryetar nuk kritikohet aspak dhe të gjithë ata që e rrethojnë i binden bindjeve dhe mendimeve të tij. Pikërisht si Bin Ladeni i Al Kaidës dhe Masud Raxhavi i MEK, apo Al Bagdadi i ISIS dhe Xhim Xhones i kultit të krijuar prej tij në Amerikë. Kreu i kultit ndodhet mbi të gjitha të vërtetat dhe njohuritë dhe në disa raste përdoret si parametër për të matur çështjet reale nga ato joreale. Nga pikëpamja dhe ideologjia e kultit, kreu i kultit është i denjë që tu japë përgjigje të gjitha çështjeve të ndërlikuara dhe duke u mbështetur në fuqinë e tij karizmatike mund të japë zgjidhje dhe njerëzimin ta drejtojë tek e vërteta e menduar prej tij. Pikëpamjet dhe mendimet, apo vendimet e kryetarit, janë parametra drejtues në rrugën e së vërtetës dhe për këtë arsye kritikimi i kryetarit konsiderohet kritikim i së vërtetës. Xhim Xhones është një prej atyre kryetarëve i cili veten e konsideronte të gjithëdijshëm dhe njohës i të gjitha çështjeve. Ai veten e konsideronte të denjë për të qenë kryetar i popullit. Si rezultat të gjithë njerëzit duhej të ndiqnin rrugën e tij dhe çdo kush që kritikonte mendimet e tij ndëshkohej nga aspekti shpirtëror dhe fizik. Disa prej ndjekësve të Xhones të cilët ishin të ndikuar nga personaliteti karizmatik i tij, kanë kryer torturat më të tmerrshme fizike dhe shpirtërore tek burrat dhe gratë që jetonin në qytetin ku vepronte Xhones. Kjo vlen edhe për kreun e grupit terrorist MEK të kryesuar nga Masud Raxhavi. Tek ky grup i vetmi që është i denjë për të dhënë mendim apo ide është vetë kryetari i madh Masud Raxhavi dhe çdo kush që e kundërshton apo e kritikon atë dhe bindjet e kultit të tij, burgoset, torturohet ose vritet.

        2. Struktura e pushtetit

Struktura e pushtetit në këto kulte është piramidë totalitare me veprime autoritare dhe urdhra të njëanshme që jepen nga lartë dhe që duhen zbatuar në bazë. Në krye të piramidës qëndron kryetari i cili ka kompetenca të pakufizuara. Në kulte njerëzit ndahen në dy grupe. Grupi i parë janë njerëzit e afërt dhe besnikë ndërsa grupi i dytë përbëhet nga njerëzit e tjerë. Grupi i dytë që përbëhet nga njerëzit e tjerë, janë njerëz krejtësisht të huaj, të mashtruar dhe pa asnjë vlerë. Këta njerëz janë të detyruar që të respektojnë rregullat dhe të ruajnë sekretet dhe të mos i bëjnë publike ato për të tjerët.

         3. Shpëlarja e trurit

Jetëgjatësia e një kulti varet nga niveli i shpëlarjes së trurit të secilit prej anëtarëve. Duke përdorur metodën e shpëlarjes së trurit, anëtarët marrin prirje të caktuara, bëhen radikalë, bëhen njerëz që i binden plotësisht kreut të tyre dhe kthehen në njerëz të gatshëm të bëjnë çdo gjë që ua kërkon kryetari i tyre. Padyshim se shpëlarja e trurit është elementi më i rëndësishëm për të shtuar jetëgjatësinë e kultit. Për shpëlarjen e trurit merren masa të gjera por sipas sociologëve amerikanë, kjo metodë është e ndarë në tre faza që është shkrirja, kryerja e ndryshime dhe ngrirja përsëri e trurit.

- Shkrirja: Në këtë fazë të gjitha ndjenjat dhe pikëpamjet e së kaluarës të personit bëhen të paqëndrueshme duke përdorur konsultat personale, shpërblimet, ndëshkimet dhe kontaktet brenda grupit. Kjo paqëndrueshmëri krijon krizë identiteti tek njeriu. Në kohën kur personi mundohet të kujtojë të kaluarën e vet, botën, sjelljet dhe vlerat e veta, ai bombardohet me sistemin e ri dhe në fund ai arrin në rezultatin se në të kaluarën ka gabuar.

- Ngrirja: Në këtë fazë që është edhe faza e fundit, personit i jepet shpërblim sipas sjelljes së tij. Mirëpo nëse veprimet e personit nuk konfirmohen nga kryetari, ai person dëbohet nga grupi dhe nga pozita që ka fituar dhe ndëshkohet. Me përfundimin e fazës së shpëlarjes së trurit anëtarët e grupit arrijnë bindjen se jeta e tyre përpara futjes në grup ishte e gabuar, ndërsa me futjen në grup ata kanë gjetur rrugën e drejtë që duhet ta përshkojnë. Kjo rrugë mund të përshkruhet vetëm duke qenë i lidhur me kryetarin e grupit. Në këtë rrugë nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveçse dashurisë për kryetarin e kultit, sinqeritetin ndaj tij dhe bindjen ndaj urdhrave të tij.

Elementët e kultit:

Ajo çka thamë më sipër edhe pse deri diku përkufizon strukturën e kultit, mirëpo për të njohur më mirë këtë strukturë dhe pikëpamjet e kultit, duhet të përqendrohemi në ideologjinë dhe strukturat themeluese të këtij fenomeni.

Elementi i kundërshtimit

Në fillim duhet thënë se një prej elementëve primarë për shfaqjen e kultit, është ndjenja kundërshtuese ndaj grupit mëmë. Personat që kanë këtë ndjenjë, kundërshtojnë rrymat reformatore dhe liridashëse në grupin mëmë dhe kërkojnë të kthehen në qëllimet dhe objektivat kryesore të grupit. Për këtë arsye kultet pretendojnë se janë ndjekësit e bindjeve origjinale të grupit mëmë dhe për këtë arsye janë ndarë nga grupi. Kjo formë bindjeje që ndjek grupin mëmë, në disa raste mund të jetë revolucion, një fe, sekt apo një fenomen social dhe në këtë mënyrë krerët e kultit zgjerojnë aktivitetet e kultit të tyre. Pikërisht ashtu si grupi Boko Haram i cili shtetin në Nigeri e cilëson të devijuar për shkak të sistemit arsimor perëndimor dhe strukturës demokratike të vendit. Ky grup pretendon për ringjalljen e islamit në Nigeri dhe se përballet me simbolet perëndimore në këtë vend dhe kërkon rikthimin e shtetit islamik. Ky grup veten e konsideron të drejtë dhe duke qenë se pretendon se qëllimet e veta janë realizimi i vullnetit të Zotit dhe i sheriatit hyjnor, grupi në fjalë lejon përdorimin e çdo akti dhune dhe vrasjeje. Kjo ide është e njëjtë edhe për grupin terrorist ISIS në Irak dhe në Siri, i cili pretendon për ringjalljen e kalifatit islam në formën fillestarë, por që kundërshtohet nga shumë grupe islame. Të tillë elementë vihen re edhe në kultin fetar të Xhim Xhones në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili ka kundërshtuar gjendjen aktuale të kishave dhe shoqërisë amerikane.

Prirjet drejt një shoqërie të mbyllur

Një prej elementëve të kulteve, është prirja drejt një shoqërie të mbyllur. Në këto kulte shoqëria ndahet nga rrethi i vet dhe mbyllet vetëm në rrethin e kryetarit të kultit. Kjo vihet re në kulte të ndryshme dhe kryetari i grupit MEK ka përdorur mekanizma të përpiktë dhe të saktë për të arritur këtë gjendje çnjerëzore. Ndër metodat e përdorura prej MEK për të krijuar një shoqëri të mbyllur janë distancimi nga ndjenjat seksuale, sakrifica fizike dhe shpirtërore për kryetarin, divorci i detyruar, mohimi i familjes, ndarja seksuale, pohimet publike të detyruara, izolimi social dhe shpirtëror dhe krijimi i ndjenjës së frikës nga jashtë për anëtarët e kultit. Tek kulti terrorist MEK, anëtarëve të organizatës u jepet urdhri që të vendosen vetëm në vendet e ndara seksualisht, të divorcohen nga bashkëshortët dhe të ndërpresin lidhjet me miqtë dhe familjet e tyre si brenda ashtu edhe jashtë organizatës. Dashurinë për bashkëshortin dhe familjen, ata duhet ta zëvendësojnë me dashurinë për kryetarin. Prirja për shoqëri të mbyllur vihet re qartë edhe në kultin e Xhim Xhones. Kreu i këtij kulti, në kohën kur u përball me kritika të shumta, menjëherë u dha urdhër ndjekësve dhe anëtarëve të tij që tu largohen atyre vendeve ku këta anëtarë janë non-grata dhe ofendohen. Në këtë mënyrë ai me qindra anëtarë dhe ndjekës të tij, emigroi dhe krijoi qytetin Xhonestavenara. Ky qytet nuk kishte më shumë se 10 muaj që ishte krijuar. Mirëpo me futjen e këtij kulti u përhapën lajmet për vrasje, rrëmbimin e njerëzve, abuzimin e fëmijëve, torturimin e fëmijëve, ndëshkimin e vajzave, shpëlarjen e trurit, burgosjen e anëtarëve dhe torturimin e atyre njerëzve të cilët synonin të largoheshin nga qyteti. Të tilla lajme kanë tronditur shoqërinë amerikane. Mirëpo fundi i këtij kulti ashtu si fundi i shumë kulteve të tjera, përfundoi me vetëvrasjen e 913 anëtarëve prej të cilëve 276 ishin fëmijë.

Eliminimi i çdo mendimi të lirë dhe të pavarur

Një prej elementëve krijues të kulteve është se brenda kultit anëtarëve nuk u lejohet të kenë mendim të lirë, të pavarur dhe personal. Brenda një kulti, anëtari nuk ka informacione dhe është jashtë çdo rrjedhe tjetër dhe bllokohet në mendime të mbyllura dhe kufizuara të cilat janë imponuar nga kryetarët karizmatikë të kulteve. Në këto kulte çdo anëtari nuk i jepet mundësia që të mendojnë lirshëm dhe çdo anëtar është i detyruar vetëm në kuadër të mendimeve të kryetarit. Me anë të këtij elementi, anëtari i kultit kthehet në një njeri i cili nuk bën gjë tjetër veçse i bendit verbërisht urdhrave dhe mendimeve të kryetarit. Bindja e verbër është një prej elementëve kryesore të strukturës së kultit. Brenda kultit çdo kërkesë apo dëshirë e kryetarit është në plan të parë dhe zbatimi i tyre është prioritet i secilit anëtar. Ky faktor është i rëndësishëm për kthimin e kultit në një strukturë terroriste, ku qëllimi kryesuar është zbatimi i urdhrave të kryetrarit për kryerjen e akteve terroriste. Shembull i qartë është kryerja e akteve kamikaze nga ana e anëtarëve të Al Kaidës. Personat e këtij grupi pasi janë arrestuar gjatë kohës kur janë munduar të kryejnë akte kamikaze, kanë pohuar se kanë zbatuar vetëm urdhrat e eprorëve të tyre dhe nuk kanë dhënë asnjë arsye apo shpjegim mbi këtë urdhër të kryetarit për kryerjen e aktit terrorist. Gjithashtu djegia e vetes së 10 anëtareve të grupit terrorist MEK në vendet evropiane, është bërë me urdhër të kryetarit të këtij grupi në shenjë proteste ndaj arrestimit të tij. Elementët që binden verbërisht tek sjelljet e kultit Sufie, Ismail Nezar Alamut dhe të ndjekësit të Agakhan Mahalati, si karakteristikë të tyre kanë dhurimin e floririt. Ata çdo vit duhet t’i dhurojnë kreut të tyre flori, diamante dhe gurë të çmuar, në atë masë që është pesha e kryetarit. Krerët e kulteve, vendosin kufizime të shumta ndaj lirisë së mendimit dhe anëtarët i tyre i ndalojnë që të mendojnë pasi atë e cilësojnë kërcënimin më të madh për kultin. Për arritjen e këtij qëllimi ata bëjnë takime të shumta propagandistike duke ushtruar presione tek shoqëria, duke imponuar punë të detyrueshme, duke i lënë njerëzit pa gjumë dhe duke in darë nga njëri tjetri. Me fjalë të tjera e drejta e lirisë së mendimit, anëtarëve u hiqet duke i izoluar ata nga shoqëria jashtë, duke i mbajtur të mbyllur, duke u hequr atyre prirjet për të menduar mbi botën jashtë dhe duke i injektuar idenë se ky anëtar në shoqërinë jashtë është i huaj dhe i vetëm.

Analizë përmbledhëse mbi çështjet dhe fenomenet

Një tjetër element përkufizues i kultit është pushteti analitik i cili të gjitha çështjet dhe fenomenet e njerëzve i ndan në dy grupe të mirë dhe të këqij, dashakeq dhe dashamirë, engjëj dhe përbindësh. Pra me fjalë të tjera anëtari është i mirë deri në atë kohë kur ai ndjek urdhrat dhe rrugën e liderët dhe hedh hapa në një drejtim të caktuar, mirëpo menjëherë në kohën kur ai fillon të mendojë i pavarur dhe jashtë kuadrit të kultit, ai person apo shoqëri konsideruar i keq dhe vandal. Shembull i kësaj mund të vihet re tek grupet terroriste ISIS, Al Kaida, Boko Haram, Al-Shabab dhe organizata terroriste MEK. Grupi terrorist ISIS, çdo lloj pikëpamje apo bindje tjetër si islame ashtu edhe të krishtere i ka mohuar duke i quajtur ato rrjedha që përpiqen për të devijuar apo larguar njeriun nga rruga e drejtë. Ky është një shembull i qartë i këtij kulti i cili veten e konsideron të vetmin grup që ka të drejtën e përcaktimit të së vërtetës dhe të tjerët jo. Kjo metodë vihet re edhe në kultin terrorist MEK i cili çdo element i cili bëhet shkak për largimin, distancimin apo neglizhencën e anëtarit kundrejt kryetarit e ka shpallur të ndaluar.

Shenjtërimi dhe bindja pa mangësi

Kultet, mendjen e konsiderojnë burimin e njohjes. Këto kulte fenomenet materiale dhe realitetet ekzistuese në rrethin përreth, mundohen t’i përputhin me sistemin dhe strukturën e vlerave të tyre. Këta kulte përdorin shenjtërimin dhe bindjet gjoja pa mangësi të tyre për të bërë seleksionimin e çështjeve të cilat janë vetëm në shërbim të stabilitetit të tyre. Imponimi i këtyre pikëpamjeve në mesin e anëtarëve të kultit, krijon një situatë ku krijohen dyshime mbi realitetet dhe nga ana tjetër bindjet e kultit zëvendësojnë bindjet e së kaluarës të cilat kanë qenë në përputhje me realitetin. Ky zëvendësim bëhet nëpërmjet metodave si ajo e shpëlarjes së trurit. Mirëpo në disa raste si Khmerët e Kuq në Kamboxhia, për realizimin e këtij qëllimi si metodë përdorin forcën dhe dhunën. Ky grup duke i cilësuar reale, të shenjta dhe pa mangësi idetë e veta dhe me imagjinatën e krijimit të një shoqërie vëllazërore dhe të barabartë, të gjithë njerëzit i imponojnë që të pranojnë pikëpamjet e tyre dhe të përpiqen për realizimin e këtij objektivi. Khmerët për të zbatuar idenë e tyre kanë boshatisur qytetet duke i detyruar njerëzit që të shkojnë nëpër fshatra me qëllim që të punojnë në bujqësi. Por duke qenë se banorët e qyteteve nuk ishin mësuar me jetën në fshat dhe me punën në bujqësi, jeta e tyre u shkurta dhe shumë prej tyre vdiqën. Nga pikëpamja dhe ideologjia e Khmerëve, mendimi, dija dhe shkenca ishte krim. Ata qytetarë të cilët punonin në sektorin e  shërbimeve, nga Khmerët quheshin “ parazitë dhe shushunja të shoqërisë”. Në shoqërinë e menduar prej Khmerëve, të gjithë duhej të ishin punëtorë dhe bujq dhe të gjithë të veshin rroba njëlloj dhe në ngjyrë të zezë. Të shkoje vonë në punë do të thoshte torturë dhe vdekje. Khmerët digjnin të gjitha librat. Nëse dikush njihte gjuhë të huaj vritej. Në rrugë ata kontrollonin duart e njerëzve dhe nëse ndonjëri prej tyre duart nuk i kishte si të punëtorit, ai konsiderohej intelektual dhe vritej në anë të rrugë. Kulte si Khmerët e Kuq dhe MEK, janë të mendimit se kanë kompetenca të veçanta për të arritur të vërtetën. Për këtë ata dënonin dhe ndëshkonin çdo gjë që ishte jashtë kuadrit të kultit dhe në shoqëri nuk pranonin asnjë bindje tjetër përveç asaj të kultit të tyre. Për këtë arsye pushteti i Pol Pot, ishe një tërbim real i shekullit të 20-të, ndërsa kulti Raxhavi (MEK) një tragjedi dhe katastrofë e madhe për këtë shekull.

Mohimi dhe refuzimi i tjetrit

Ideologjia e kultit, mohon çdo gjë tjetër dhe çdo mendim apo bindje tjetër që është jashtë kuadrit të kultit.

Mohimi i tjetrit në strukturën e kultit ka përdorim themelor, pasi ndikon shumë në shfaqjen dhe vazhdimin e pikëpamjeve të kultit. Në këtë mënyrë kulti mund të vazhdojë jetën e tij vetëm duke mohuar dhe refuzuar të tjerët. Mohimi dhe refuzimi i të tjerëve përdoret për të stabilizuar elementin e mëparshëm atë të shenjtërimit të ideve dhe bindjeve të kultit. Si rezultat kulti e ka të nevojshëm ekzistencën e një armiku dhe pa këtë armik kulti nuk mund të bëjë gjë. Për kultin armiku nuk mund të jetë  vetëm jashtë por edhe brenda tij pasi çdo anëtar që kundërshton, kritikon apo krijon dyshime mbi kultin, ai anëtar konsiderohet armik. Kjo lloj metode vihet re qartë në kultin Khmerët e Kuq dhe në kultin terrorist MEK. Kulti terrorist MEK, çdo element i cili bëhet shkak për ndarjen dhe distancimin e anëtareve të vet nga kulti, si p.sh. familja e anëtarëve i konsideron dhe i cilëson armiq, ndërsa lidhjet e anëtarëve të vet me këto elementë i cilëson kërcënim për kultin. Në kultin e Khmerëve të Kuq, intelektualët dhe të arsimuarit refuzoheshin dhe ata konsideroheshin njerëz të korruptuar të perëndimit. Për këtë këta intelektualë dhe të arsimuar duheshin vrarë. Edhe punonjësit e pushtetit të mëparshëm konsideroheshin armiq dhe vriteshin.