Qeveria e Kosovës reagon ndaj ndalimit të Haradinajt në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i41014-qeveria_e_kosovës_reagon_ndaj_ndalimit_të_haradinajt_në_francë
Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze me urdhërarrest të Serbisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2017 19:58 Europe/Tirane
  • Qeveria e Kosovës reagon ndaj ndalimit të Haradinajt në Francë

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze me urdhërarrest të Serbisë.

Qeveria, në këtë reagim thotë se këto aktakuza janë të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë. “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë, pas ndalimit të tij nga autoritetet në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. "Ai është arrestuar nga policia kufitare me të zbritur nga avioni me të cilin ka ardhur nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, dhe i është paraqitur zyrës së prokurorit publik në Mulhouse", ka raportuar gazeta e përditshme franceze "Le Figaro", duke cituar agjencinë ndërkombëtare të lajmeve "Reuters". Një burim i drejtësisë i ka thënë Reutersit se Haradinaj gjendet në ndalim gjyqësor dhe se të enjten do të paraqitet para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit të qytetit Colmar, Francë, në mënyrë që kërkesa për ekstradim të ekzaminohet nga dhoma e hetimeve.