Qindra shqiptarë mblidhen për Ramushin në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i41275-qindra_shqiptarë_mblidhen_për_ramushin_në_francë
Qindra shqiptarë janë mbledhur në Colmar të Francës, me kërkesë për lirim sa më të shpejtë të liderit të AAK-së, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2017 10:52 Europe/Tirane
  • Qindra shqiptarë mblidhen për Ramushin në Francë

Qindra shqiptarë janë mbledhur në Colmar të Francës, me kërkesë për lirim sa më të shpejtë të liderit të AAK-së, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nga fotografitë dhe video xhirimet që shpërndajnë pjesëmarrësit e protestës së në rrejte sociale, shihet se numri i protestuesve është i madh.  Shumë prej tyre mbajnë pankarta me slogane që kërkojnë nga drejtësia francezë lirimin e menjëhershëm të Haradinajt, ndërkohë që flamuri shqiptarë, kuq e zi, valëvitet në të katër anët e sheshit me protestues.  Sipas raportimeve nga atje, gjithçka ka shkuar qetë, dhe me fjalime rasti, protestuesve u janë drejtuar përfaqësuesit e shumë shoqatave të shqiptarëve në Evropë dhe ata të partive politike që kanë zyrat e tyre në Francë, Gjermani e Zvicër.