Haradinaj do të gjykohet ditën e enjte
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i41575-haradinaj_do_të_gjykohet_ditën_e_enjte
Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se gjykata e Francës, seancën gjyqësore për liderin e AAK-së Ramush Haradinajn, do ta mbajë të enjten.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 09, 2017 16:58 Europe/Tirane
  • Haradinaj do të gjykohet ditën e enjte

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se gjykata e Francës, seancën gjyqësore për liderin e AAK-së Ramush Haradinajn, do ta mbajë të enjten.

“Është caktuar seanca gjyqësore të enjten në ora 11. Kemi bërë kërkesë që ai të mbrohet në liri. Do duhej që Haradinaj të enjten të lirohej komplet, ose të gjykohej në liri”, ka thënë Kuçi. Kuçi është shprehur se arrestimi i Haradinajt, ishte një akt që i ka surprizuar edhe institucionet, por edhe qytetarët e Kosovës. “Haradinaj është kryetar i një partie që është pjesë e Parlamentit të Kosovës. Ai ka udhëtuar disa herë në perëndim, dhe ky flet-arrest i tanishëm me kërkesë të Serbisë na ka habitur shumë”. Sipas tij, flet-arresti është i pabazë, ngase Haradinaj deri më tash ka bashkëpunuar shumë me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, dhe e ka provuar pafajësinë e tij. “Për ne është një habi, sepse dihet se Haradinaj iu është përgjigjur të gjitha gjykatave ndërkombëtare dhe ka dalë i pafajshëm. Ai ka bashkëpunuar me drejtësinë, dhe arrestimi i tij është i habitshëm për të gjithë qytetarët e Kosovë”.