Intervistë ekskluzive e ParsToday me ministrin e jashtëm të Shqipërisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i42157-intervistë_ekskluzive_e_parstoday_me_ministrin_e_jashtëm_të_shqipërisë
Ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive për Parstoday, deklaroi se vizita e tij në Iran është dëshmi e qartë e faktit se Shqipëria dëshiron hapjen e një faqeje të re të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me Iranin në fusha të ndryshme.
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Janar 15, 2017 13:05 Europe/Tirane
  • Intervistë ekskluzive e ParsToday me ministrin e jashtëm të Shqipërisë

Ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive për Parstoday, deklaroi se vizita e tij në Iran është dëshmi e qartë e faktit se Shqipëria dëshiron hapjen e një faqeje të re të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me Iranin në fusha të ndryshme.

Intervista e plotë me ministrin z. Ditmir Bushati, do të transmetohet pas disa orësh në faqen e radios shqiptare Parstoday. Ministri i jashtëm i Shqipërisë në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik zhvilloi një vizitë zyrtare në Teheran. Gjatë qëndrimit në Teheran z. Ditmir Bushati u takua me presidentin, ministrin e jashtëm, kryetarin e dhomës së tregtisë, kreun e grupit parlamentar të miqësisë mes Iranit dhe Shqipërisë dhe me disa funksionarë politikë dhe parlamentar të Iranit. Pas përfundimit të intervistës me Parstoday, ministri z. Ditmir Bushati u nis drejt Tiranës.