Pandeli Majko: Deklaratat si të Nikolicit kanë gjakosur Ballkanin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i42211-pandeli_majko_deklaratat_si_të_nikolicit_kanë_gjakosur_ballkanin
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është politikani i parë i rëndësishëm nga Shqipëria, që ka reaguar ndaj kërcënimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2017 17:22 Europe/Tirane
  • Pandeli Majko: Deklaratat si të Nikolicit kanë gjakosur Ballkanin

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është politikani i parë i rëndësishëm nga Shqipëria, që ka reaguar ndaj kërcënimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë.

Majko ka thënë se deklaratat si të Nikolicit më herët kanë shkaktuar gjakderdhje në Ballkan derisa liderët serbë kanë përfunduar në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.  “Serbia nëpërmjet deklarimeve të presidentit të saj ka deklaruar se “do të dërgojë ushtrinë” në Kosovë. Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Kjo mënyrë sjellje pati pasojë gjakosjen e rajonit dhe dërgoi në Gjykatën e Hagës lidershipin e Beogradit”, ka shkruar Majko. Veç kësaj, Majko ka treguar se në politikë deklaratat dhe veprimet janë gjëra krejtësisht të ndryshme. Prandaj, ka propozuar, dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si opsion i zgjidhjeve europiane.  “Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ja ka dhënë serbëve dhe shqiptarëve mësimet e saj. Dialogu është opsion i zgjidhjeve europiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtësinë të kuptojë. Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë”, ka shtuar ai. “Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftës. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare. Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mençuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar. Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë se sa në paqe. Sigurisht”.