Ali Ahmeti takon  Nikolla Gruevskin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i42580-ali_ahmeti_takon_nikolla_gruevskin
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate, ka konfirmuar se Ali Ahmeti është takuar me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, me të cilin ka biseduar rreth rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2017 17:12 Europe/Tirane
  • Ali Ahmeti takon  Nikolla Gruevskin

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate, ka konfirmuar se Ali Ahmeti është takuar me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, me të cilin ka biseduar rreth rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor.

“Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka realizuar takim me Kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ku është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, fer dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike. Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës paszgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e BDI-së. Në këtë njoftim nga ana e BDI-së nuk thuhet se ka pasur bisedime për formimin e Qeverisë së re.