Shqipëria kërkon me urgjencë armatime të reja
(last modified Thu, 19 Jan 2017 19:04:06 GMT )
Janar 19, 2017 20:04 Europe/Tirane
  • Shqipëria kërkon me urgjencë armatime të reja

Ushtria shqiptare duket se do të pajiset së shpejti me disa mjete të tjera tokësore dhe të blinduara.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë (Albanian Armed Forces) njoftojnë në faqen zyrtare se 70 blinda për transport strategjik priten të zbarkojnë këto ditë në Shqipëri nga US ARMY (dërgesa e parë) dhe në muajt në vazhdim do vijnë dhe 180 të tjera. Shqipëria do i paguajë Amerikës vetëm 15 milionë euro për to, pjesa tjetër vjen si shpërblim për punën e mirë dhe kontributin kolosal të Forcave të Armatosura në misionet në Afganistan e më gjerë. Kjo shifër e çon numrin total të blindave në Shqipëri në rreth 950 ose sa dyfishi i Serbisë. Përveç kësaj Shqipëria ka një kontratë 10 milion euro me Italinë për furnizimin e ushtrisë Shqiptare me rreth 5000 armë automatike të kalibrit NATO duke hequr kështu nga Shërbimi Kallashnikovin dhe duke e kaluar në armatim rezervë. Po ashtu ekziston një kontratë me Turqit, por nuk dihet se çfarë armatimesh do merren. Këto përpjekje të ushtrisë shqiptare për tu armatosur duket mëse legjitime e të kuptueshme në kushtet kur Serbia dhe Kroacia janë vërsulur drejt armëve ruse dhe amerikane, ndërsa situata në kufirin Kosovë-Serbi ka arritur nivele të larta të tensionit.

 

Tags