Nataliteti: Serbët humbin një qytet, shqiptarët fitojnë një qytet çdo vit
Për shkak të shtimit negativ natyror, Serbia dhe Kroacia çdo vit humbasin numër të madh të banorëve, mesatarisht sa një qytet të vogël.
Kosova dhe Shqipëria shënojnë shtim natyror sa një qytet të vogël. Gjithashtu, trend pozitiv ka shënuar edhe Maqedonia, tregon studimi i Anadolu Agency (AA). Në analizë bëhet e ditur se Bosnjë e Hercegovina (BeH) ka rritje negative të popullsisë, me ç’rast vendi po ashtu humb pothuajse një vendbanim të vogël në vit. Numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2015 ishte 31,116, kurse numri i vdekjeve ishte 8,884, dhe shtimi natyror me gjithsej 22,232. Gjatë vitit 2015, numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 33,221, nga të cilët 17,365 ishin meshkuj dhe 15,856 ishin femra. Raporti gjinor në lindje për vitin 2015 ishte 109.5 meshkuj për çdo 100 femra. Po të njëjtin vit kanë ndodhur 22,422 vdekje, nga të cilat 11.839 ishin meshkuj dhe 10.583 ishin femra. Ndërkaq, numri i lindjeve në Serbi ka qenë 65,657, përkundër 103,678 sa kanë vdekur. Në Kroaci kanë lindur 37,503, krahasuar me 54,205 njerëz sa kanë vdekur.