Enver Hoxhaj "i frikësuar", kërkon ndihmën e Brukselit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i43201-enver_hoxhaj_i_frikësuar_kërkon_ndihmën_e_brukselit
Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj, në një prononcim për Politico.eu ka folur për provokimet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës dhe për atë se çfarë BE-ja duhet të ndërmarrë në këtë rast.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 24, 2017 10:02 Europe/Tirane
  • Enver Hoxhaj

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj, në një prononcim për Politico.eu ka folur për provokimet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës dhe për atë se çfarë BE-ja duhet të ndërmarrë në këtë rast.

Hoxhaj ka theksuar se Bashkimi Evropian është një fuqi e butë që ka transformuar Ballkanin  dhe Ballkani ka nevojë për të. Duke folur për veprimet që BE-ja duhet t’i ndërmarrë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, ministri Hoxhaj tha se arritjet e Kosovës janë arritje edhe të BE-së, prandaj BE-ja duhet t’i mbrojë investimet e saja. "Arritjet e Kosovës, janë arritje të BE-së, prandaj Brukseli duhet t’i mbrojë investimet e saja afatgjate në rajon, përfshirë këtu edhe Kosovën”, ka thënë Hoxhaj për Politico.eu. Tentativa e Serbisë për ta futur në Kosovë trenin provokativ bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, veçanërisht pas publikimit të letrës që ministri Hoxhaj u ka shkruar 49 homologëve të tij në BE, ShBA etj.