Çdo i shtati ushtar në Greqi është shqiptar
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i43471-Çdo_i_shtati_ushtar_në_greqi_është_shqiptar
Nga 86 mijë ushtarë që ka gjithsej Greqia, janë rreth 12 mijë rekrutë shqiptarë në radhët e Ushtrisë greke. Pra, çdo i shtati ushtar është shqiptar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2017 04:27 Europe/Tirane
  • Çdo i shtati ushtar në Greqi është shqiptar

Nga 86 mijë ushtarë që ka gjithsej Greqia, janë rreth 12 mijë rekrutë shqiptarë në radhët e Ushtrisë greke. Pra, çdo i shtati ushtar është shqiptar.

Kështu tha gazetari shqiptar në Athine, Robert Goro, gjate një lidhje me Blendi Fevziun ne emisionin “Opinion” në TV Klan. “Shqiptaret që nuk kryejnë shkollën e lartë, shkojnë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Greqi. Djemtë që ishin në foto ishin parashikuar të bëheshin pjesë e Gardës së Republikës, si ata që rrinë me fustanella ne Parlamentin e Greqisë”, tha ai, duke iu referuar fotos se rekruteve shqiptare qe pozuan ne foto me duart si shqiponje. Goro tha ndër te tjera se ka kontaktuar me një nga të afërmit e njërit prej ushtarëve. Sipas tij, të rinjtë nuk e njihnin më herët njëri-tjetrin. Ata janë takuar gjatë shërbimit ushtarak. telegrafi