Elegji për 17 mijë martirët e terrorit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i43623-elegji_për_17_mijë_martirët_e_terrorit
Student, i papunë, ushtar, nxënës, president, punëtor, kuadër ushtarak, punonjës poste, kopshtar, shofer, nxënës fetar, dhe....
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Janar 29, 2017 10:19 Europe/Tirane
  • Elegji për 17 mijë martirët e terrorit

Student, i papunë, ushtar, nxënës, president, punëtor, kuadër ushtarak, punonjës poste, kopshtar, shofer, nxënës fetar, dhe....

Nuk ishte e rëndësishme se çfarë pune bënte, nuk ishte e rëndësishme se nga ishte, nuk kishte rëndësi se sa nivel arsimor kishte, vetëm një gjë kishte rëndësi për tu regjistruar në listën e terrorit të MEK. Siç thotë vetë MEK, karakteri fetar mjaftonte që të vritej dhe zhdukej në formën më të egër. Në rrugët dhe rrugicat e Teheranit, kanë prerë qafat e njerëzve. E njëjta metodë që përdoret nga takfiristët selefistë sot në Egjipt dhe në Siri. Në këtë mënyrë kanë marrë jetën e 17 mijë iranianëve duke i ndarë ata përgjithmonë nga ky komb. 17 mijë njerëz të pastër të këtij kombi dhe vendi. Martiri dr. Muhamed Husein Beheshti, i cili ishte një komb më vete, së bashku me 72 kolegë të tij është terrorizuar në atë formë saqë imami i kombit tha: “ Për të më ka prekur më shumë pabesia dhe padrejtësia që i është bërë, pasi martirizimi për të është diçka e vogël”. Ai ishte presidenti i vendit që qëndrojnë pushtet për më pak se 1 muaj. Pikërisht për këtë arsye ai u vendos në listën e terrorit të MEK. Muhamed Ali Raxhai është i njohur mirë nga Bashkësia Ndërkombëtare. Raxhai është ai që këmbët e torturuara i vendosi në tavolinën e OKB gjatë fjalimit që po mbante. Me këtë veprim ai u tregoi të gjithëve se çfarë krimesh ka bërë shteti irakian si xhandari i rajonit i mbështetur nga Amerika. Ai ishte myfti shkolle dhe profesor universiteti, por edhe ai u terrorizua dhe u vra përballë universitetit të jurisprudencës. Nuk kishin kaluar më shumë se 6 muaj nga vrasja dhe terrorizmi i martir Murteza Motaharit dhe ata vranë edhe studentin anëtar të Institutit Islamik, d.m.th. Mehdi Rexhep Bejgi. Ai u vra më 27 shtator të vitit 1981 në rrugën Saba të Teheranit. Mesa duke MEK kishte arsyetim bindës për vrasjen e Rexhep Bejgi. Rexhep Bejgi shumë shpejt arriti të njohë grupin MEK dhe u largua për të ndjekur rrugën e imamit, rrugë që demaskoi imperializmin dhe hegjemonizmin dhe ngriti fortesën e tevhidit. Mirëpo MEK nuk u ngop duke pirë gjakun e të rinjve të këtij kombi dhe ai mori jetën e qindra Muhamed Huseinëve, qindra Muhamed Alive dhe qindra Mehdive të tjerë. MEK duke ndryshuar rrobat e tij dhe i veshur si kopshtar, mori jetën e Sajad Shirazi që në atë kohë ishte një prej komandantëve më të mëdhenj të ushtrisë së Iranit. Së bashku me të, MEK ka marrë jetën e qindra e mijëra njerëzve të tjerë, për të vetmin faj të tyre se ishin fetarë. Mijëra burra, gra dhe të rinj të cilët nuk donin t’i kthenin shpinën imamit të tyre. 17 mijë njerëz u terrorizuan. Në atë anë të vendit ekziston gjithmonë një e keqe dhe shtab i pestë (MEK) që dikush përkujdeset për të. Nuk e fusin në listën e grupeve terroriste dhe nëse e fusin e nxjerrin përsëri dhe e mbështesin. Gjithë këta njerëz të vrarë, gjithë këto jetë të marra, gjithë kjo dhimbje dhe vuajtje, vallë e paska kaq të vështirë Bashkësia Ndërkombëtare që tu japë të drejtat e njeriut 17 mijë iranianëve që janë vrarë dhe martirizuar?! Vallë Ahmed Shehid, reporteri special i OKB për të drejtat e njeriut në Iran, nuk mund të hapë një dosje për këta martirë iranianë?! Një herë e një kohë një komandant i ushtrisë turke u dënua me vdekje vetëm sepse kishte në mendje të kryente grusht shteti ndaj shtetit të mbështetur nga Amerika dhe Evropa të Rexhep Taip Erdogan, mirëpo asnjë nga organizmave ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut nuk ka reaguar dhe askush nuk e dërgoi Turqinë në KS të OKB për shkeljen e të drejtave të njeriut. Në Siri armatosin të “keqen” që ajo të vrasë njerëzit. Në Egjipt selefistët i lejojnë të vrasin civilët. Zotëria e tij Mbreti në Bahrejn ka krijuar një lum gjaku. Sauditët në Katif njerëzit i kalojnë nga brisku i mprehtë. Mirëpo ç’bën Bashkësia Ndërkombëtare? Vetëm hesht. Mianamri ndan gjymtyrët nga trupat e njerëzve dhe ato i dërgon në Nju Jork për të marrë çmimin Nobel për paqe. Irani sot kërkon dëmshpërblimin për 17 mijë martirët që i janë rrëmbyer këtij kombi, për gjakun e 80 mijë vëllezërve e motrave që kanë humbur jetën në Irak, Siri dhe Bahrejn, për gjakun e derdhur nga viti 1948 e deri më sot në Palestinë dhe për gjakun e të gjithë atyre për të cilën në OKB nuk ka dosje. Ne duam që e keqja të dënohet. Mirëpo nuk frikësohemi aspak nga e keqja.