Për NATO-n, Kosova s’ka as president e as kryeministër
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i44165-për_nato_n_kosova_s’ka_as_president_e_as_kryeministër
Në njoftimet zyrtare në faqen e NATO-s për takimet e djeshme që u realizuan në Kosovë nga Jens Stoltenberg, zyrtarët e Kosovës – presidenti dhe kryeministri – identifikohen vetëm si zotërinj pa postet që mbajnë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2017 17:40 Europe/Tirane
  • Për NATO-n, Kosova s’ka as president e as kryeministër

Në njoftimet zyrtare në faqen e NATO-s për takimet e djeshme që u realizuan në Kosovë nga Jens Stoltenberg, zyrtarët e Kosovës – presidenti dhe kryeministri – identifikohen vetëm si zotërinj pa postet që mbajnë.

Kjo tregon se NATO, si institucion paqeruajtës, vazhdon të jetë neutrale ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka dhënë një shpjegim për këtë çështje. Ai tha se NATO-ja nuk ua njeh postet krerëve të shtetit të Kosovës, për arsye të intervenimit të Policisë së Kosovës në vjeshtën e vitit 2011 në veri të vendit – pa konsultim paraprak me forcat e KFOR-it.