Mogehrini thotë se angazhimi në dialog solli rezultate
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i44261-mogehrini_thotë_se_angazhimi_në_dialog_solli_rezultate
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se angazhimi kontruktiv që është parë gjatë dy takimeve të fundit, në kuadër të dialogut në Bruksel, sot ka sjellë rezultate.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2017 17:38 Europe/Tirane
  • Mogehrini thotë se angazhimi në dialog solli rezultate

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se angazhimi kontruktiv që është parë gjatë dy takimeve të fundit, në kuadër të dialogut në Bruksel, sot ka sjellë rezultate.

Duke komentuar rrëzimin e murit, Mogherini ka thënë se sot është zbatuar marrëveshja e cila është arritur në Bruksel. “Kjo do të kontribuojë për lirinë e lëvizjes, kontaktet mes njerëzve dhe pajtimi i ndërsjellë dhe do të sjellë përfitime për qytetarët në jug dhe veri të Mitrovicës”, thuhet në një deklaratë të saj. Mogherini ka thënë se liderët politikë në rajon janë duke treguar kurajo dhe vizion duke shembur mure dhe duke u fokusuar në ndërtimin e urave. “Ky është shpirti i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur ajo. Shefja e BE-ja ka thënë se rrëzimi i murit është një arrije e rëndësishme në zbatimin e marrëveshje të arritura në Bruksel.