Intervistë ekskluzive me profesorin e gjuhës dhe letërsisë shqipe Emil Lafe
(last modified Tue, 14 Feb 2017 10:51:11 GMT )
Shkurt 14, 2017 11:51 Europe/Tirane

Profesor Emil Lafe, kryeredaktor i revistës Perla, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Parstoday theksoi në të përbashkëtat kulturore mes Shqipërisë dhe Iranit dhe deklaroi: Mendimtarët dhe udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë historisë, mësimin e gjuhës persiane e konsideronin prestigj të veçantë deri në atë masë saqë në periudhën Osmane, zotërimi i gjuhës persiane konsiderohej karakteristikë e veçantë e mendimtarëve dhe intelektualëve.

Profesor, fillimisht ju urojmë  mirëseardhje në Iran dhe shpresojmë se jeni duke kaluar mirë!

Po, me të vërtetë jemi duke kaluar shumë mirë, megjithëse siç e shihni moti është dimër dhe  bie shi, lartë në lartësi bie dëborë, këtu në Teheran kolegët tanë që na kanë ftuar këtu, ata nga  Fondacioni Sadi Shirazi dhe Ministria e kulturës, na kanë rezervuar një pritje aq të ngrohtë dhe bujare, saqë ndjejmë një ngrohtësi dhe një atmosferë shumë dashamirëse që na bënë një përshtypje të veçantë dhe na mrekullon.

Ju jeni pjesë e delegacionit kulturor të Shqipërisë i cili është duke e vizituar Iranin, na thoni cilat janë qëllimet e vizitës tuaj në Teheran dhe çfarë prisnit para kësaj vizite?

Po, delegacioni ynë përbëhet nga anëtarë të redaksisë së revistës Perla, që është një revistë e themeluar në vitin 1996 dhe që e boton Fondacioni Sadi Shirazi dega e tij në Tiranë, i cili është themeluar në Shqipëri bashkë me revistën në vitin 1995 dhe revista ka filluar të dalë në vitin 1996. Unë jam anëtar i redaksisë që prej fillimit në këtë revistë dhe tani kam detyrën e kryetarit të redaksisë, apo të kryeredaktorit si të thuash dhe bashkë me mua janë prof. Skender Sala, gjeograf, si anëtar i redaksisë, profesor Artan Puto, historian dhe ky është anëtar i redaksisë dhe sekretari shkencor i redaksisë së revistës Elton Lila, që është njëkohësisht dhe punonjës i Fondacionit Sadi Shirazi në Tiranë dhe bashkë me ne është edhe një përfaqësues i shoqatës Tirana, një shoqatë nga ato shoqatat që quhet joqeveritare-jo-fitimprurëse, ku kjo shoqatë ka lidhje të ngushta me Fondacionin Sadi Shirazi dhe që ka marrë pjesë në veprimtaritë tona dhe fondacioni e ka ftuar kryetarin e saj z. Arben Tafaj që të jetë bashkë me ne në këtë vizitë, për të parë më nga afër dhe për të  njohur edhe Teheranin edhe problemet që ka njëri kryeqytet dhe tjetri kryeqytet, që kanë edhe emra të ngjashëm Tiranë-Teheran dhe shpesh njerëzit pyesin mos ka një ngjashmëri, si shpjegohet kjo Teheran dhe Tiranë, buron nga e njëjta fjalë apo jo?

Atëherë kur jemi tek revista Perla, a mund të thoni cilat janë qëllimet e kësaj reviste?

Revista Perla është një revistë kulturore, letrare dhe e boton siç thash Fondacioni Sadi Shirazi. Revista synon që të bëj të njohura problemet shkencave sidomos filologjike, të iranologjisë në Shqipëri për publikun shqiptar dhe prandaj, rubrikat e kësaj reviste janë iranologjia, një rubrikë kryesore, lidhjet kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Iranit dhe albanologjia si rubrika kryesore, pastaj ka dhe rubrika të tjera p.sh përkujtime të të veprimtarëve të shquar të kulturës shqiptare dhe iraniane, pasqyra e librave që ne recensojmë herë pas here botime, qoftë të botime albanologjike si të thuash, botime nga fusha e gjuhës, letërsisë, historisë e kulturës shqiptare në përgjithësi por edhe libra që botohen në Iran për iranologji. Gjithashtu kemi dhe rubrikën e kronikave, ku pasqyrojmë veprimtaritë që bën në radhë Fondacioni Sadi Shirazi, veprimtaritë e tij janë të shumta dhe veprimtari që ka zhvilluar ky fondacioni por edhe veprimtari të tjera që i përkasin fushës së kulturës, albanologjisë, iranologjisë që zhvillohen në Shqipëri ose në hapësirën shqiptare, në Kosovë, Maqedoni , në Mal të Zi, kemi pasqyruar takime që kemi pasur edhe me studiuesit e atyre anëve dhe gjithashtu veprimtari të tjera që i interesojnë publikut shqiptar nga kjo fushë e albanologjisë dhe e iranologjisë njëkohësisht.

Profesor, cili është mendimi juaj mbi potencialet dhe fushat e zgjerimit të bashkëpunimit shkencor dhe kulturor mes Iranit dhe Shqipërisë?

Unë mendoj që potencialet janë të rëndësishme, në radhë të parë duhet të theksojë se Irani, qeveria e Iranit qeveritë që kanë qenë këtu, që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, i kanë kushtuar një vëmendje dhe një dashamirësi të veçantë Shqipërisë dhe popullit shqiptar në përgjithësi. Jo vetëm shtetet shqiptare, Republikës së Shqipërisë, por fondacioni Sadi Shirazi që është në Tiranë është një fondacion që është atashuar pranë gjithë popullit shqiptar dhe ai zhvillon veprimtari edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni edhe në Ulqin kemi qenë me veprimtaritë të këtij fondacioni dhe kemi bashkëpunime edhe nga këto vende ku banojnë shqiptarët, janë një popullsi e konsiderueshme dhe në Kosovë kemi një republikës tjetër që është me shumicë dërmuese shqiptare dhe në redaksinë e revistës ne kemi jo vetëm anëtarë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova edhe nga Maqedonia, kështu që kjo revistë dhe puna e saj u drejtohet gjithë shqiptarëve, madje edhe atyre që janë në diasporë, edhe në diasporën e vjetër edhe në atë të renë, kur them diasporën e vjetër kanë parasysh botën arbëreshëve dhe atje  kemi dërguar këtë revistë dhe ata kanë interes për të.

Si linguist i njohur shqiptar, çfarë mendoni për hapjen e kursit të gjuhës perse dhe të iranologjisë në Universitetin e Tiranës, deri tani a është marrë ndonjë iniciativë në këtë drejtim?

Ka pasur një përpjekje herët për të, para besoj 10 vitesh, por atëherë ka ndodhur kjo që universitet ishte në njëfarë organizimi, dekanët ishin në zgjedhje dhe askush nuk ishte si të thuash në pozitat që të jepte një fjalë dhe të mbante këtë fjalë dhe të zgjidhej problemi, dmth ishte një periudhë të tranzicionit dhe me ato problemet e veta dhe nuk ka pasur mundësi që kjo çështje të trajtohet seriozisht dhe të marrë një zgjidhje. Unë mendoj që tani që në Tiranë ka kolegje ku mësohet gjuha perse, mësohet persishtja mirë, këta studentë që kryejnë këto kolegje, që kryejnë kolegjin Sadi, si shkollë e mesme, këta do të ishin një kontingjent shumë i përshtatshëm që ta zhvillojnë edhe më tej shkollimin e tyre në fushën e iranologjisë , dmth të mësojnë më mirë persishten dhe letërsinë perse, në një program universitar dhe sigurisht mirë do të ishte edhe besoj Irani do ta kishte këtë gatishmërisë që të dërgonte një profesor, ose dy profesorë për të zhvilluar këto kurse, kur përveç këtyre studentëve mund të vin edhe njerëz të tjerë të interesuar. Në Shqipëri ka një traditë pozitive, një traditë të vjetër, njohja e gjuhës perse, intelektualët shqiptarë të kohës së rilindjes kombëtare por edhe më parapara e kanë pasur si prestigj që të njohin persishten, sepse persishtja në kohën e perandorisë osmane ishte gjuha që dallonte intelektualin njeriun e kulturuar nga njeriu tjetër i rëndom që mund të dinte natyrisht turqishten ose arabishte, por kush dinte persishten dhe njihte poetët persian dhe letërsinë persiane, ai kishte një prestigj shoqëror dh intelektual të veçantë, prandaj dhe shumë intelektualë shqiptarë të asaj kohe e zotëronin mirë persishten dhe është e njohur p,.sh që Naim Frashëri jo vetëm që e zotëronte mirë persishten, por ai ka qenë një ata që ka hartuar një gramatikë të persishtes moderne që vlerësohet edhe sot, dhe përveç kësaj si poet ai ka hartuar edhe një vëllim poetik me një varg poezish shumë të bukura në gjuhën perse, të cilat tani Fondacioni Sadi Shirazi i ka ribotuar, kemi patur fatin që një përkthyes i mirënjohur siç është Vexhi Buharaja, i cili ka zotëruar shumë mirë gjuhët e orientit dmth persishten, arabishten, turqishten, e ka përkthyer shumë bukur në mënyrë mjeshtërore këtë vëllim poetik dhe Fondacioni Sadi Shirazi ka përgatitu disa ribotime të tij, ne sollëm edhe këtu në Iran një numër kopjesh të këtij libri të cilat atyre që ua kemi dhënë u ka lënë përshtypje shumë te thellë, drejtori i parë i Fondacionit Shariaz, Ali Akbar Zijai që ndodhet tash në Teheran, pasi ka kryer shërbimet pas Tiranës edhe në vende të tjera, ai e vlerësonte shumë këtë vëllim poetik, ishte një studiues i letërsisë Ali Akbar Zijai dhe kishte dëshirë që kur mblidheshim në Fondacion në të redaksisë Perla, të na recitonte, të na lexonte persisht vjershat e Naimit dhe ne ndjenim sesa bukur tingëllonte kjo vjershë e Naim Frashrit, sepse persishtja siç e dini ju më mirë, është një gjuhë që i përshtatet poezisë dhe ka një tingëllim poetik, është një gjuhë që është e krijuar për poezinë dhe kështu ky studiues Ali Akbar Zijai e ri-zbuloi vëllimin poetik të Naim Frashrit dhe ai nguli këmbë që ky vëllim të botohet bashkë me përkthimin shqip. Naim Frashri kështu pra është një urë lidhëse ndërmjet kulturës shqiptare dhe kulturës perse, ai nuk ka qenë asnjëherë në Persi, në Iran, por e ka njohur shumë mirë këtë vend e këtë popull dhe kulturën e tij, poetët e tij dhe është frymëzuar prej tyre. Po kështu edhe Sami Frashri, vëllai i tij më i vogël i cili në fjalorin e tij encikplodik që quhet Kamusul Elam, ka pasqyruar gjerësisht edhe zëra që kanë të bëjnë me Iranin dhe historinë e Iranit dhe një koleg i yni ka qenë dhe kryeredaktor i parë i Perlës, profesor Gazmed Shpuza, ka shkruar edhe një libër studimor për këtë këndvështrim të Samiut për materialet e Samiut që ka përfshirë në Kamusul El'Amin, po kështu edhe një koleg tjetër që është i i njohur në shkencat pedagogjike shqiptare prof. Shefik Osmani, ka hartuar një libër ku ka përmbledhur me titull Irani dhe iranologët shqiptarë, kështu që nëpërmjet këtyre botimeve dhe shumë botimeve  të tjera dhe veprimtarive që ka zhvilluar Fondacioni Sadi Shirazi në tiranë, gjithnjë e më shumë bota iraniane jo vetëm Irani, sepse bota iraniane është me gjerë sesa Irani, po bëhet gjithnjë e më e njohur dhe shqiptarët kanë një tërheqje të veçantë për letërsinë iraniane, për poezinë klasike të Iranit. Mua më kujtohet kam qenë i ri kur në vitin 1974 shkova përherë të parë në Kosovë dhe rastësisht në një rrugë të Gjakovës na ra në sy një shtëpi me një arkitekture interesante, hyjmë në oborrin e asaj shtëpie na pritën të zotët e shtëpisë dhe aty banonte një familje që na u lut ti gjenim librin Gjylistani dhe Bostani që ishte botuar në Shqipëri por nuk ishte ribotuar në Kosovë në atë kohë, edhe megjithëse libri kishte mbarur unë bëra çmos dhe e gjeta atë libër dhe ia dërgova asaj familje, pra vini re që njerëz të thjeshte aman thanë na gjeni Gjylistanin dhe Bostanin kanë dashuri të madhe për të gjitha veprat që janë përkthyer dhe botuar në shqip n ga letërsia iraniane. Në një rast tjetër unë kam thënë që Irani për shumë vende të botës është i njohur nëpërmjet eksperteve të tij dhe eksportet më të njohura të Iranit po të pyesësh nëpër botë janë padyshim nafta dhe sixhadetë e famshme të Iranit, por në Shqipëri Irani ka eksportuar më fortë kulturën e tij, artin e ti, poezinë e tij, atë ndjeshmërinë poetike të krijuesve iranianë dhe prandaj Irani për ne shqiptarët është diçka edhe mistike edhe diçka si jashtëtokësore përfytyrohet në mënyra të ndryshme, tashti që kemi ardhur në Iran ne ndjejmë këtu që kemi të bëjmë me një popull artist, duke parë të gjitha këto gjëra të bukura që ka krijuar dora e mjeshtrit iranian një pjesë të tyre kemi pasur fatin ti shikojmë edhe në Tiranë, sepse Fondacioni ka organizuar herë pas here ekspozita të artit iranian, të kulturës e të gdhendjeve të artit popullor iranian dhe shohim që kemi motive të përbashkëta sepse në botë shtegtojnë gjërat, gjëja e bukura kalojnë nga njëri fshat në fshatin tjetër dhe me këtë rast kalon edhe kufijtë e popujve të shteteve dhe përvetësohet, unë nuk jam studiues i artit popullor, por jam në dijeni të atyre kolegëve të mi që merren me këtë dhe që gjejnë motive të përbashkëta të zbukurimeve që i kanë shtegtuar nga Irani drejt Ballkanit dhe Shqipëria duke u ndodhur në Ballkan, artistët shqiptarë kanë përvetësuar në mënyrë të vetëdijshme apotë pavetëdijshme gjërat e bukura që kanë ardhur nga lindja.

Atëherë gjatë vizitës në Iran me siguri se ju keni pasur takime të ndryshme, a është biseduar mbi bashkëpunimet shkencore si dhe mbi shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve të të dyja vendeve?

Është biseduar dhe për të, vetëm duhet të kemi parasysh që ne jemi një delegacion i një fondacioni që nuk kemi tagër për të marrë vendime ose për të dhënë premtime, por kemi detyrimin që të krijojmë një opinion dhe kur të krijohen opinione është më lehët që të zgjidhen problemet. Sigurisht do të jetë një gjë shumë e bukur që të vijën studentë shqiptarë në Iran më shumë sesa kanë ardhur edhe studentë nga Irani të vijnë të mësojnë gjuhën shqipe në Shqipëri. Unë mendoj që ps.sh kemi mësuar se janë gjashtë vepra të Ismail Kadaresë të përkthyera nga frëngjishtja në persisht dhe që janë botuar në Iran dhe janë pritur mirë nga publiku. Unë mendoj që do të ishte bukur që direkt nga gjuha shqipe të përktheheshin veprat të letërsisë shqipe, dmth të kemi një lidhje direkte ndërmjet dy letërsive ashtu siç përkthehen nga persishtja drejtpërdrejtë në gjuhën shqipe siç ka qenë Vegji Buharaja, Hafez ALi Korcha edhe të tjerë ashtu duhet edhe një brez i ri përkthyesish. Ashtu do të ishte mirë të kishte një, dy, tre përkthyes që të përkthenin nga gjuha shqipe në persishte drejtpërdrejtë vepra të letërsisë shqipe për ta bërë të njohur kulturën shqiptare dhe letërsinë shqipe në Iran, sepse përkthimi nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, humbet si të thuash diçka, nuk është pikërisht ajo frymë, shqipja është një gjuhë që shpreh një mendësi dhe mendësia shqiptare është një  mendësi që ka shumë gjëra të afërta me mendësinë e popujve të lindjes, sepse Shqipëria dhe populli shqiptar janë si të thuash ndërmjet lindjes dhe perëndimit dhe kemi shumë anë të përbashkëta me lindjes, kurse kur e përkthen nga frëngjishtja, frëngjishtja është një gjuhë që shpreh një mendësi tjetër dhe mendoj se humbet një diçka, nuk mund të jem në gjendje të gjykoj se çka mund të jetë humbur një vepër e Kadaresë e përthyer nga frëngjishtja në persishte ose të ishte përkthyer direkt nga shqipja në pershishte, por do të ishte shumë e bukur që lexuesi i sotëm në Iran ka mundësi të lexoj letërsinë shqipe. Mirë do të ishte të kishte dhe shkëmbime të tjera kulturore, sidomos besoj do të ishte shumë sukses në Iran Ansambli ynë i këngëve dhe valleve popullore të grupeve të muzikës popullore, sepse muzika jonë popullore, siç thash që Shqipëria dhe shqiptarët janë ndërmjet lindjes dhe perëndimit, ka shumë melos, melodi që janë të afërta për veshin e dëgjuesit iranianë ashtu siç na duket edh ene e  afërt tingëllimi i melodive të Iranit ku kemi pasur rastin të dëgjojmë koncerte nga grupe që kanë ardhur nga Irani me muzikë popullore iraniane dhe na kanë pëlqyer.

Profesor, kur jemi tek të përbashkëtat kulturore midis popullit shqiptar dhe popullit iranian, ju e thatë se muzika, pak a shumë një pjesë e muzikë shqiptare mund të pranohet tek populli iranian, mund të na flisni diçka më gjerë në lidhje me të përbashkëtat kulturore midis shqiptarëve dhe iranianëve?

Shqipëria dhe Irani i përkasin një rajoni ku u përhap feja islame dhe siç dihet  shumica dërmuese e shqiptarëve kanë qenë dhe janë të besimit islam dhe kjo gjë përhapja e islamit dhe kultura që përhapi perandoria osmane, që thithi edhe kulturën e Iranit dhe çoi pastaj pasja në popujt e perandorisë bëri që shumë elemente kulturore të përhapen edhe në Ballkan. P.sh. do të thosha që mënyra e organizimit të qytetit, ajo që quhet urbanizimi oriental që e ka burimin më shumë nga Irani kultura, sepse turqit osman nuk kanë qenë një popull i kulturua, kanë qenë një popull nomad, ata arritën që të krijojnë një shtet, një perandori që nënshtruan shumë vende në botë, mirëpo ata nuk kanë qenë një popull që të kishin trashëguar një kulturë nga paraardhësit e tyre ashtu siç kanë trashëguar iranianët një kulturë të lashtë të stërlashtë nga paraardhësit e tyre, kështu që ata përvetësuar kulturën nga popujt e Iranit, dmth çështjet të ndërtimit të qyteteve, të orendive shtëpiake, të zejeve etj, dhe këto pastaj u bën të njohura edhe në gjithë Ballkanit, prandaj kemi një numër të madh fjalësh me burim nga persishtja që janë në gjuhën shqipe dhe që revista Perla i ka botuar herë pas here dhe më në fund janë botuar edhe një vëllim të veçantë, këto fjalë kanë hyrë nëpërmjet takimeve që kanë pasur shqiptarët me gjuhën perse nëpërmjet perandorisë osmane, se shumë shqiptarë kanë ardhur në Stamboll kanë vizituar vise të tjera të perandorisë osmane, shumë turq të asaj kohe ndër ta edhe ata që dinin persisht kanë qenë me punë të ndryshme në Shqipëri, pra kemi qenë në një shtet dhe kështu që ato fjalë që turqishtja i mori në përudhën osmane për nevojat e  saj, ato fjalë kanë depërtuar edhe në gjuhën shqipe dhe kanë të bëjnë me shumë terma të origjinës, të fushës  kuzhinës, kur ju thash këtyre shokëve iranianë që ne çmojmë Iranin edhe për fjalën pilaf dhe për pilafin që na ka dhënë, pilao është një fjalë që vjen nga persishtja ne e kemi marrë nëpërmjet takimeve se shumë çështje të kuzhinës, orendi të kuzhinës dhe gatesat janë me burim nga persishtja. Në të gjitha gjuhët e Ballkanit jo vetëm në gjuhën shqipe, Ballkani në këtë fushë është shumë i orientalizuar në këtë kuptim të terminologjisë dhe të mënyrës së jetesës, kështu që popujt e Ballkanit janë rrafshuar në njëfarë pikëpamje nga 4,5 shekujt e perandorisë osmane në Ballkan që ka sunduar në Ballkan, kështu gjen të njëjta gatesa si në Shqipëri, Greqi, Bullgari, Serbi dhe në viset tjera dhe në Rumani, madje, çorba është çorbë, fjalë është persisht.

Profesor,  falë gatishmërisë suaj dhe të kolegëve tuaj gjithashtu e pamë se ekziston një bashkëpunim i mirëfilltë shkencor dhe kulturor mes Teheranit dhe Tiranës, a mendoni ju se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe më tej dhe a ekziston ndonjë program i tillë?

Po sigurisht që duhet të vazhdojë edhe më tej, ne që punojmë drejtpërdrejt në këtë fushë të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe  Iranit, e kam fjalën për fondacionin dhe revistën Perla jemi shumë të ngrohur dhe na ka ardhur shumë mirë, që ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë bëri një vizitë në Teheran dhe kjo vizitë pati pasoja të frytshme, ka një klimë shumë më të ngrohtë ndërmjet dy vendeve tani. Në programin e sivjetmë ne gjatë këtyre ditëve kemi biseduar për organizmin e një konferencë shkencore ndërkombëtare që do ti kushtohet Naim Frashrit. Këtu në Iran Naim Frashri vlerësohet në mënyrë të veçantë, sepse është i pari dhe i vetmi poet evropian që ka shkruar një vëllim me vjersha persisht dhe nuk është çështje që ka shkruar një vëllim me vjersha por është çështja edhe te kjo që ky vëllim nga mjeshtëria artistike qëndron denjësisht përbri poetëve më të shquar të këtij vendi. Drejtori i Fondacionit Sadi Shirazi i pari Ali Akbar Zijai për të cilin ju fola thoshte që Naim Frahsëri është një poet persian që unë e vendos krahas poetëve të tjerë të mëdhenj dhe mund ta quaja një poet iranian. Ne si shqiptar e dimë që ky vëllim poetik i Naim Frashërit përsheshit për ne nuk ka çuar ndonjë peshë në krijimtarinë e Naimit dhe në vlerësimin tonë për Niamin, por na vjen shumë mirë sepse nuk e kemi njohur, vërtet na vjen shumë mirë që një vend si Iranit, njerëz të kulturës së Iranit ta çmojnë kaq lartë dhe ta marrë përsipër ta organizojnë një konferencë ndërkombëtare që do ti kushtohet këtij poeti, është e para herë që organizohet një konferencë e tillë këtu në Iran me rastin e jubileut të Naim Frashërit u botua edhe një pullë postare me fytyrën e Naim Frashrit, kështu që Naim Frashëri është një simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve, ashtu siç janë edhe poetët tjera iranianë që janë përkthyer p.sh Shahnameja aq sa është përthyer në gjuhën shqipe ka shumë lexues që e kanë pëlqyer edhe që e lexojnë me kënaqësi, ju e dini që sot bota moderne, jeta me vrullin e saj bën që leximit ti kushtohet gjithnjë e më pak kohë, njerëzit duan shumë të shikojnë filma, të shikojnë TV, por ai që është mik i librit, e ka edhe Shahnamenë si një libër të preferuar, për të mos thënë për Rubait e Omar Khajamit të cilat janë prej kohësh të popullarizuara në gjuhën shqipe në dy përkthime,  përkthimi i Fan Nolit dhe përkthimi i Hafëz Ali Korcës janë shumë të njohura tek publiku shqiptar. Pra ne presim ët vij muaji tetor, dmth kemi mjaft punë përpara. Koha rrjedh shpejt dhe duhet të përpiqemi që ta organizojmë sa më mirë këtë konferencë kushtuar Naim Frashrit këtu në Teheran.

Cilat janë përshtypjet tuaja nga vizita në Iran dhe si do të jetë titulli i artikullit që do të botoni në revistën  “Perla” pas kthimit në Tiranë?

Përshtypjet tona, meqë e di edhe mendimin e kolegëve të grupit, janë përshtypje shumë pozitive dhe të mrekullueshme, Irani për ne sa i përket këtyre ditëve, meqë pak kemi parë nga natyra e Iranit, nesër do të shkojmë në Esfehan dhe na kanë thënë që atje ndoshta und të jetë koha më e mirë dhe do të kemi mundësi të shikojmë një nga qytetet e lashta dhe të bukura të Iranit, sepse Teherani është vërtet kryeqytet madhështor shumë i madh, por një qytet relativisht i ri, dhe Esfehani është një qytet që tërheq turistët dhe ata që duan të njohin atë Iranin karakteristik. Kështu që shpresojmë që atje të kemi rastin të njohim edhe këto karakteristika të tjera të Iranit, por në institucionet që kemi qenë në Iran dhe në takimet që kemi pasur dhe ne kemi ndjerë një dashamirësi shumë të madhe ndaj Shqipërisë dhe ndaj popullit shqiptar dhe jemi dy popuj miq nuk na ndanë asgjë, kemi pasur të dy popujt probleme të përbashkëta, sepse si Shqipërinë ashtu edhe Iranin kanë dashur ta kenë nën pushtetin e tyre fuqitë e huaja dhe si shqiptarët ashtu edhe populli i Iranit mbrojnë me xhelozi dinjitetin e tyre kombëtar kundër lakmive të të huajve, edhe kjo është një pikë që na bashkon të dy popujt tanë dhe që kemi këto ndjenja të miqësisë së përbashkët.

Profesor ishte kënaqësi të jeni pjesë e programit tonë, ju dëshirojmë suksese dhe qëndrim të këndshëm.

Faleminderit shumë, më vjen shumë mirë që ju gjetët kohë dhe erdhët për të marrë përshtypjet e mia në emër edhe të delegacionit dhe që këto përshtypje do të bëhen të njohura edhe për dëgjuesit tuaj.