A mund të udhëtojnë amerikanët në Iran?
-
A mund të udhëtojnë amerikanët në Iran?
ParsToday - Pyetja që ka qenë në mendjen e shumë njerëzve është: a mund të udhëtojnë amerikanët në Iran? Përgjigja e shkurtër është: po.
Pavarësisht tensioneve politike midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dekadat e fundit, Irani pret çdo vit turistë amerikanë që udhëtojnë në këtë vend nga kurioziteti për të përjetuar një imazh më realist rreth Iranit. Sipas ParsToday, ndryshe nga narrativat e mediave perëndimore, shumë prej këtyre turistëve janë të befasuar nga mikpritja e iranianëve.
Drew Binsky, emri i vërtetë i të cilit është Drew Goldberg, ka lindur në Dallas, Teksas, SHBA, dhe thotë: "Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, Irani është jashtëzakonisht vend i sigurt dhe ka njerëz mikpritës deri në atë masë që nuk kam parë kurrë më parë. Ata (njerëzit) më shoqëruan derisa u siguruan se kushtet e mia ishin të përshtatshme dhe se unë isha i sigurt. Unë me të vërtetë nuk dua t'ju mashtroj. Gjithçka që thashë është 100 për qind e vërtetë".
John Paul Selva, i njohur me nofkën "JP", nga Orlando, Florida, gjithashtu në lidhje me udhëtimin e tij në Iran, thotë: "Mikpritja e iranianëve është e pakrahasueshme në botë". Në tre udhëtimet e tij në Iran, ai nuk ka kaluar asnjë natë në hotel apo bujtinë dhe gjithmonë ka qenë mysafir në shtëpitë e iranianëve.
Ai thotë: "Kështu filloi. Isha në shtëpinë e dikujt dhe më pyetën se në cilin qytet do të udhëtoja më pas, dhe unë thashë se nuk e dija, ndoshta do të shkoja në Esfahan. Pastaj ata thanë: "Oh, shumë mirë, ja ky është kushëriri im në Esfahan dhe mund të shkosh të qëndrosh në shtëpinë e tij, e kështu me radhë në qytete të tjera".
Sanksionet e SHBA-së; një pengesë midis popujve të dy vendeve
Por pse, pavarësisht këtyre përvojave pozitive, udhëtimi i amerikanëve në Iran është ende i kufizuar? Fatemeh Mohajerani, zëdhënëse e qeverisë iraniane, së fundmi në një intervistë vuri në dukje këtë çështje dhe tha: "Ne kurrë nuk kemi pasur problem me investimet ose praninë e amerikanëve. Janë ata që e kanë privuar veten nga potenciali i madh i Iranit."
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Baghaei, gjithashtu në një konferencë për shtyp së fundmi, theksoi: "Problemi kryesor janë ligjet e ndërlikuara dhe sanksionet shumështresore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë bërë të vështira edhe transaksionet e thjeshta ekonomike për qytetarët e SHBA-ve".
Një histori e tensionuar; nga grushti i shtetit i 18 gushtit deri te sanksionet mizore
Grushti i shtetit i 18 gushtit të vitit 1953, duhet të konsiderohet si fillimi i ndërhyrjes amerikane në punët e brendshme të Iranit. Sipas narrativës së amerikanëve, e cila pasqyrohet në dokumentet e publikuara nga CIA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, përfaqësues të aparatit britanik të sigurisë u propozuan përfaqësuesve të CIA-s çështjen e rrëzimit të qeverisë së Mossadegh dhe zëvendësimit të saj me një qeveri plotësisht të varur nga fuqitë perëndimore, gjë që u prit pozitivisht nga amerikanët në pranverën e vitit 1953.
Pastaj, gjatë Revolucionit Islamik, sanksionet e njëanshme të SHBA-së kundër Iranit ndikuan jo vetëm në ekonomi, por edhe në komunikimet midis njerëzve.
E ardhmja e marrëdhënieve: mundësitë pas tensioneve
Edhe pse ndërhyrja në punët e brendshme të dhe politikat amerikane kanë tensionuar marrëdhëniet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përvojat pozitive të turistëve dhe gatishmëria e një pjese të komunitetit të biznesit të vendit tregojnë se ekziston potencial për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor. Ndoshta një ditë diplomacia do të zëvendësojë sanksionet dhe një udhëtim në Iran do të jetë aq i thjeshtë sa blerja e një bilete avioni për çdo amerikan.