Presidentja kroate: Rusia nuk duhet cilësuar si armike
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i45238-presidentja_kroate_rusia_nuk_duhet_cilësuar_si_armike
Presidentja e Kroacisë deklaroi se Rusia nuk duhet konsideruar si një vend armik.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 18, 2017 15:08 Europe/Tirane
  • Presidentja kroate: Rusia nuk duhet cilësuar si armike

Presidentja e Kroacisë deklaroi se Rusia nuk duhet konsideruar si një vend armik.

Kolinda Grabar Kitarovic, e pranishme në konferencën e Munihut ta se Rusia nuk duhet të konsiderohet si vend armik por një vend që në ruajtjen e tërësisë territoriale të tij ka vepruar në mënyrë transparente dhe të gjitha vendet kanë të drejtë të marrin vendim në këtë aspekt. Presidentja e Kroacisë tha se në zgjerimin e marrëdhënieve me Rusinë duhen pasuar parasysh disa rrugë dhe të respekton normat dhe dispozitat ndërkombëtare sidomos në luftën kundër terrorizmit dhe në bashkëpunimin për zgjidhjen e krizës në Siri dhe stabilizimin e juglindjes së Evropës. Marrëdhëniet mes Rusisë, BE-së dhe Amerikës janë tensionuar për shkak të krizës në Ukrainë që prej vitit 2014. Këto marrëdhënie nuk kanë qenë të tensionuara që prej përfundimit të luftës së ftohtë. BE dhe qeveria e Kievit akuzojnë Rusinë për mbështetjen e grupeve të armatosura në lindje të Ukrainës dhe për shkeljen e marrëveshjes së Minskut, pretendime që janë hedhur poshtë nga pala Ruse. Ndërkohë Rusia praninë e NATO-s në lindje të Evropës e konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare të saj.