Tiranë: Opozita e vendosur për vazhdimin e protestës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i45250-tiranë_opozita_e_vendosur_për_vazhdimin_e_protestës
Në çadrën e vendosur nga demokratët, kreu i PD Basha dhe ish-kryeministri Berisha motivuan protestuesit për të qëndruar në protestë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2017 16:03 Europe/Tirane
  • Tiranë: Opozita e vendosur për vazhdimin e protestës

Në çadrën e vendosur nga demokratët, kreu i PD Basha dhe ish-kryeministri Berisha motivuan protestuesit për të qëndruar në protestë.

Por a ishte kjo protestë një strategji për forcimin e lidershipin e PD? Basha tha se strategjia e vetme është krijimi i qeverisë teknike. Për qeveri teknike, edhe ish-kryeministri Berisha ishte me të njëjtën linjë me z.Basha. Më të vendosur për tu “ngujuar” në çadrën e demokratëve duket se janë të rinjtë. Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, tha se thirrjes së Bashës i janë përgjigjur mijëra persona të cilët janë të gatshëm për të vijuar qëndrimin në çadër. Rudina Hajdari, vajza e heroi të demokracisë Azem Hajdari e konsideroi pjesëmarrjen madhështore, dhe shtëpi vlerash për të arritur drejt objektivit “zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Ish-kryeministri Berisha la protestën dhe tha se do të jetë shpirtërisht me qytetarët, ndërsa Basha qëndroi bashkë me qindra protestues demokratë në çadrën e vendosur para Kryeministrisë. Nën moton #Ngrihemibashke” prej orës 12:00 mijëra protestues janë mbledhur para kryeministrisë. Në shesh është ngritur një çadër e madhe, e cila parashikohet të mbajë 1 mijë persona. Kryetari i PD-se, Basha, deputetë të PD-së por dhe aleatët e Partisë Demokratike janë futur brenda çadrës. Ish-kryeministri Berisha u largua nga protesta rreth mesditës por tha se me shpirt do jetë aty. Basha bëri thirrje për të qëndruar në shesh deri në formimin e një qeverie teknike.