Gusht 02, 2021 15:26 Europe/Tirane
  • Ruhani: Udhëzimet e liderit suprem dhe prania e popullit, ka qenë çelësi i sukseseve të qeverisë së Iranit në tetë vitet e kaluara

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se udhëzimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe prania e popullit në skenë, kanë çelësi i sukseseve të qeverisë në tetë vitet e kaluara.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në takim me drejtuesit e lartë të qeverisë së dymbëdhjetë të Iranit, shtoi: “Thithja e miliarda dollarëve investime të huaja, përfundimi i të gjitha fazave për zhvillimin e fushave naftore Parsi Jugor, zgjerimi i minierave, zhvillimi i infrastrukturës në transportin hekurudhor, zhvillimi i rrugëve dhe porteve dhe zhvillimi i arritur në fushën e ndërtimit të digave, ndërtimi i centraleve, rritja e kapaciteteve spitalore dhe zhvillimi i infrastrukturës së internetit, të gjitha këto janë suksese që janë realizuar në kushtet e vështira të sanksioneve ekonomike. Në fillim të mandatit të qeverisë së 11-të janë marrë vendime në lidhje me ringjalljen e Liqenit Orumije që ishte një prej vendimeve më strategjike të qeverisë së njëmbëdhjetë në fillim të punës. Pastaj, menjëherë është hartuar një projektligj për mënjanimin e pengesave në fushën e prodhimit që u dërgua në Parlament. Irani duhet të zhvillohet dhe të arrijë në kulm dhe të shndërrohet në një model për vendet e rajonit. Rruga e vetme për realizimin e këtij qëllimi është bashkëpunimi konstruktiv me vendet fqinj, me miqtë dhe me botën. Ekipi negociator i Iranit në kushte shumë të vështira arriti që duke miratuar rezolutën 2231 të KS të OKB të neutralizojë shtatë rezoluta të rrezikshme kundër Iranit dhe shumë pak njerëz mund të besonin një sukses të tillë, mirëpo ky qëllim i rëndësishëm është realizuar me vullnetin e popullit, me përpjekjet e qeverisë dhe natyrisht me udhëzimet dhe mbështetjen e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit”.

Tags