Pars Today

Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Radio
  • Albanian shqip
  • Armenian Հայերեն
  • Assyrian ܐܬܘܪ̈ܝܐ
  • Azeri Azəri
  • Bangla বাংলা
  • Chinese 中文
  • Dari دری
  • English English
  • French français
  • German Deutsch
  • Hausa Hausa
  • Hebrew עברית
  • Hindi हिन्दी
  • Indonesian Bahasa Indonesia
  • Italian Italiano
  • Japanese 日本語
  • Kazakh қазақ тілі
  • Kiswahili Kiswahili
  • Pashto پښتو
  • Persian فارسی
  • Russian Русский
  • Spanish Español
  • Tajik Тоҷик
  • Taleshi Tolışə
  • Turkish Türkçe
  • Turkmen Türkmen
  • Uzbek узбек
  • Programet
  • Aktualitete
  • Arkiva
  • Kur'ani (Rruga drejt së vërtetës)
  • Frekuencat
  • Faqja e internetit e vjetër
  • Arkiva
  • iPhone
  • Shkarko
  • Frekuencat

Programet

  • Mësuesi i Dytë, një vështrim mbi kohën, jetën dhe trashëgimin e Farabiut në botën Islame
    Abu Nasr Muhamed bin Muhamed Tarkhani i njohur me epitetin Farabi, ka lindur rreth vitit 257 hixhri kameri (870 të erës së re) në fshatin Vasixh në rajonin Parab (Farab) në qytetin Fararud i cili sot është qyteti Otrar në jug të Kazakistanit, ose sipas një versioni tjetër, ai ka lindur në Parab (Farab) të Khorasanit, që aktualisht ndodhet në Afganistan. Të dy këto rajoni në kohën në të cilën ka lindur Farabi, konsideroheshin pjesë e territorit të Iranit. Babai i tij ishte Muhamed bin Uzlagh një prej gjeneralëve të ushtrisë së dinastisë Samanjan e cila ka sunduar në këtë rajon nga viti 819 deri në vitin 1004 të erës së re). Farabi ishte një gjeni i cili është shfaqur në një periudhë shumë të ndjeshme historike dhe ka arritur të ushtrojë ndikim shumë të thellë mbi të menduarin e mendimtarëve pas tij. Ndikimi i Farabiut ka qenë aq i madh sa që ndoshta edhe mund të thuhet se ai me idetë e tij ka mundur të krijojë rrethanat për lulëzimin dhe zhvillimin e civilizimit islam. Brenga kryesore e mendimtarit Farabi ishte lidhja dhe ndërveprimi mes fesë dhe filozofisë. Ai besonte se mes fesë Islame dhe filozofisë greke nuk ekzistojnë kontradikta në thelb dhe nëse ekzistojnë dallime dhe mosmarrëveshje në këtë mes, ato janë në aspektin sipërfaqësor të çështjeve dhe ato mund të mënjanohen duke përdorur interpretimet filozofike.  
  • Podkasti "Njeriu i mijëvjeçarit"
    Në një kohë jo shumë të largët, qielli nuk ishte thjesht një pamje e bukur dhe e këndshme, por yjet e tij luajtën një rol të rëndësishëm në përcaktimin e fatit dhe veprave të njerëzve. Puna kryesore dhe më e rëndësishme e astronomëve dhe astrologëve ishte përcaktimi i mbarësisë (ditëve të mira) dhe tersllëkut (ditëve të këqija), në mënyrë që njerëzit të dinin se kur ishte e përshtatshme ose e papërshtatshme për të filluar një punë. Vendndodhja e yjeve në qiell dhe mënyra se si ata ishin vendosur pranë njëri-tjetrit tregonin se cila ditë dhe cila orë e ditës apo e natës ishte fatkeqe dhe cila kohë ishte fatlume. Ndër të gjitha gjendjet e yjeve, astronomët njihnin një që ishte shumë e veçantë dhe që ndodhte shumë rrallë. Në atë gjendje, shumica e yjeve të mbarë dhe të njohur për mirë ishin të gjithë së bashku në pozicionin e tyre më të mirë në qiell. Astronomët thonin se një situatë e tillë mund të ndodhte një herë në një mijë vjet. Ithtarët e Zarathustrës (zoroastrianët) në Iran ishin të mendimit se kjo gjendje është e njëjtë me gjendjen fillestare të krijimit të qiellit dhe tokës, kur gjithçka ishte në formën e saj më të mirë dhe nëse përsëritet, në ato momente, çdo ngjarje është e mbarë dhe do të përfundojë mirë dhe nëse do të lindte një fëmijë në këtë kohë, ai do të ishte i lumtur dhe i famshëm.
  • Podkasti "Fëmijëri e grabitur"
    Sipas statistikave, përafërsisht 500 deri 700 fëmijë palestinezë, disa prej të ciëve në moshën 12-vjeçare, ndalohen dhe gjykohen në sistemin e gjykatave ushtarake të Izraelit çdo vit. Libri “Fëmijëri e grabitur” flet për politikat e regjimit sionist për burgosjen e fëmijëve palestinezë, shkruar nga Catherine Cook. Titulli origjinal i këtij libri është "Rini e vjedhur" (Stolen Youth). Libri “Rini e vjedhur” është një libër që i përket zhanrit "letërsi faktike" (non-fiction) dhe që flet për gjendjen e gjykatave, burgjeve dhe avokatëve palestinezë të fëmijëve të burgosur dhe shqyrton torturat që përballojnë fëmijët palestinezë në këto mjedise. “Rinia e vjedhur” është, në fakt, libri i parë që shqyrton ndalimin e fëmijëve palestinezë nga Izraeli, i shkruar nga tre autorë, një evropian, një arab dhe një hebre, dhe mund të thuhet se është një nga veprat e drejta dhe të paanshme në fushën e shkeljes së ligjeve të konventave të të drejtave të njeriut nga ana e regjimit sionist.
  • Kinemaja bashkëkohore e Iranit
    Pesë vite pas shfaqjes së parë të filmave vëllezërve Lumière në "Grand Coffee" të Parisit, më 8 korrik të vitit 1900, Mozaferdin Shah, mbreti i pestë i dinastisë Ghaxhari të Iranit, për herë të parë bëri një udhëtim në Evropë dhe në Francë u njohë me fenomenin kinematografisë. Mozaferdin Shah menjëherë e emëroi Mirza Ebrahim Khan Akasbashi përgjegjës për të blerë dhe siguruar mjetet dhe pajisjet e nevojshme për kinematografin. Ai gjithashtu në udhëpërshrimin e tij ka shkruar: "Kinematograf është një aparat të cilin e vendosin në mur dhe njerëzit lëvizin në të".  
  • Pëvjetorit i Revolucionit Islamik 2024 (Dhjetëditëshi i Faxhrit 1403)
    Revolucioni i cili ndodhi në shkurt të vitit 1979 (Bahan i vitit 1357) në Iran, ka krijuar ndryshime dhe zhvillime të rëndësishme të cilat përveç në Iran, kanë ushtruar ndikim edhe mbi vendet e tjera. Aspekti më i rëndësishëm i dallimit të Revolucionit Islamik në krahasim me revolucionet e tjera, ishte të qenit islamik dhe fetar i këtij revolucion. Me padyshim, Imam Khomejni (ra), lideri i madh dhe popullor i Revolucionit Islamik të Iranit, si një dijetar fetar dhe thirrës i madh për zbatimin e mësimeve të Islamit, ka luajtur një rol me ndikim shumë të madh në drejtimin fetar dhe spiritual të Revolucionit Islamik. Imam Khomejni kishte ndikim dhe reputacion aq të madh në mesin e popullit të Iranit sa që udhëzimet e tij i kanë pranuar me shpirt e zemër dhe i zbatonin ato në përpikëri.
  • Podkasti “Muhaxhiri i Xhenetit” / Biografia e Selman Farisi
    Ky podkast është një rrëfim rreth jetës së Selman Farisiut, njërit prej shokëve dhe shoqëruesve të Profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s.).  Njohja e Selman Farisiut dhe jetës së tij mund të jetë një model për çdo kërkues të së vërtetës dhe përkryerjes dhe një udhëzim për të arritur deri te qëllimi i synuar. Selman Farisiu është një person që për të arritur lirinë e vërtetë heq dorë nga liria e tij dhe merr mbi vete barrën e robërisë që vetë Pejgamberi (s.a.v.s.) të vendosë mbi kokën e tij kurorën e dinjitetit dhe të krenarisë. Për të pasur parasysh rëndësinë dhe pozitën e Selman Farisiut na mjaftojnë fjalët e Pejgamberit të nderuar (s.a.v.s.), i cili ka thënë: “Selmani është nga ne, Elhi-Bejti.” Pesë pjesë që përfshinë tema si "Jeta dhe historia e Selman Farisiut para Islamit", "Pranimi i Islamit nga Selman Farisiu", "Karakteristikat e njohura të personalitetit të Selman Farisiut", "Qeverisja e Selmanit në Medain dhe ndarja e tij nga jeta".
  • Prerje Hollivudiane
    Programi "Hollywood Cut" bazohet në një dokumentar me të njëjtin titull dhe është përshtatur si emision radiofonik për kanalet radiofonike të Departamentit të Transmetimeve Jashtë Shtetit, me synimin për të analizuar projektin e Iranfobisë të ndjekur nga SHBA dhe regjimi pushtues i Kudsit në rajon. Vlen të theksohet se ky videodokumentar është prodhuar nga Press TV dhe është transmetuar në disa kanale të tjera televizive të Departamentit të Transmetimeve Jashtë Shtetit si Hispan TV dhe Al-Kowsar gjatë dy-tre viteve të fundit.
  • Të drejtat islame të njeriut
    Ky është edicioni i parë i programit disa edicionesh me titull “Të drejtat islame të njeriut” gjatë të cilit bëhet përpjekje për hartimin e kritereve të të drejtave islame të njeriut. Në këtë edicion do të njihemi me konceptin e të drejtave të njeriut dhe nevojën e tyre për njeriut aktual. Padyshim se të drejtat e njeriut përbëjnë çështjen më të rëndësishme dhe më kritike të çështjes humanitare të shekullit 20 dhe konsiderohet një sfidë e madhe edhe për shekullin 21. Aktualisht të drejtat e njeriut me dashje ose pa dashje, janë shndërruar në çështje kryesore të dialogut në sistemin global aktual. Shumë veprime, sjellje, vendime dhe programe matën me kriterin dhe standardin e të drejtave të njeriut, prandaj edhe opozitarët dhe kundërshtarët e këtyre të drejtave mundohen që bindjet dhe veprimet e tyre mos t’i paraqesin në kundërshtim me këto të drejta. Diskutimet e krijuara nga të drejtat e njeriut ushtrojnë ndikim përcaktues jo vetëm mbi funksionimin dhe politikat aktuale të vendeve, por edhe mbi formimin e sistemeve të ndryshme politike dhe juridike.
  • Emigrantët, sprovë e evropianëve në respektimin e të drejtave të njeriut
    Në këtë cikël emisionesh të ndarë në gjashtë pjesë, do të analizojmë politikat e qeverive evropiane në shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë përballjes me valën e emigrantëve.
  • Podakst: Procesi i formimit të Revolucionit Islamik të Iranit
    Revolucioni Islamik i Iranit nga shumë aspekte dhe në bazë të shumë argumenteve, mund të konsiderohet revolucioni më unik dhe më i dalluar i shekullit të 20-të, i cili ka prezantuar një stil të ri të jetës në bazë të vlerave shpirtërore dhe fetare të humbura në botën moderne dhe përmban vlera burimore si drejtësia, liria, siguria dhe pavarësia. Prandaj, shpjegimi dhe prezantimi i drejtë i këtij revolucioni dhe i karakteristikave të tij, ka rëndësi shumë të madhe. Në këtë podkast, ne do të shqyrtojmë dhe analizojmë mënyrën e formimit të Revolucionit Islamik të Iranit dhe aspektet të cilat e dallojnë atë nga revolucionet e tjera.    
  • Podkasti dhjetë gabimet e njohura në lidhje me Izraelin
    Ekziston shumë thënie dhe shkrime në lidhje Palestinën dhe Izraelin, por çështja më interesante për të cilën ne e kemi zgjedhur këtë libër, është kjo se vetë autori i librit është një hebre dhe qytetar i regjimit sionist, pra i Izraelit. Ilan Pappé është autori i këtij librit dhe ai njihet në nivel botëror si një historian i famshëm. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët shumë të zellshëm dhe produktiv, veçanërisht për historinë e Palestinës, dhe më e rëndësishmja është kjo se ai përpiqet t'i shikojë ngjarjet dhe zhvillimet me një këndvështrim relativisht të hulumtuesit. Prandaj, veprat e tij historike ia vlen të lexohen dhe studiohen pavarësisht nga feja dhe kombësia e tij. Ky libër është një nga librat e fundit të botuar nga Ilan Pape, në fakt është një nga veprat e tij kërkimore dhe kritike.
  • Arbain-i, udhëtimi i zemrave të përmalluara
    Rruga nga Naxhafi deri në Qerbela ka një pasion tjetër për dashuruesit e Imam Huseinit (a.s.) të cilët për çdo ditë me dashuri për Arbainin, në këmbë ecin drejt Qerbelas. Vizitorët që nga fillimi i rrugës, me një çantë të lehtë dhe me këpucë të thjeshta dhe me pak gjëra ushqimore, nga Naxhafi nisën në rrugën e dashurisë. Ata që nga fillimi i rrugës heqin dorë nga varësitë materiale të tyre dhe me këmbët e zemrës ecin hap pas hapi. Zemra e tyre rrah vetëm për të arritur sa më shpejtë tek varri i Imam Huseinit (a.s.).
  • Udhëheqësit hyjnorë
    “Udhëheqësit hyjnorë” është titulli i edicionit të ri në lidhje me prezantimin e Imamëve të ndritur (as) që nga hz. Mohammed (s.a.v.s.) deri te hz. Mehdi (a.xh) i ndarë në 60 emisione. Në vazhdim do të keni mundësinë të ndiqni emisionin e parë të këtij edicioni.
  • Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore
    Programi serial me titull "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore" ka për qëllim të prezantojë botën kulturore, shkencore dhe filozofike të Iranit. Kufijtë e kulturës iraniane janë shumë më të gjerë se sa kufijte gjeografik dhe politike të sotshëm të Iranit, prandaj është me rëndësi të veçantë që të njihemi me kontributin shkencor, kulturor, politik dhe shoqëror të figurave iraniane gjatë periudhave të ndryshme historike.
  • Ejani me ne në Iran
    Me qëllim që ju të njiheni më mirë me larminë kulturore, historike dhe natyrën e qyteteve nëpër provincat e Iranit, kemi përgatitur disa emisione ku do të prezantojmë qytete të ndryshme të Iranit nga aspekti historik dhe karakteristikat më të tërheqëse të tyre. Një nga faktorët tërheqës në Iran është ekzistenca e disa etnive të ndryshme si fars, arab, kurd, turk, lor, turkmen, baluç, etj., të cilët së bashku i japin një larmi të gjerë kulturore, kulturës kombëtare në Iran. Duke qenë se njohja me etnitë e ndryshme në Iran ndihmon në njohjen me traditat dhe karakteristikat e tyre në Iran, në këtë emision do të trajtojmë disa nga etninë iraniane, mënyrën e tyre të jetesës dhe traditat karakteristike të tyre. Irani është një vend i cili me kulturën dhe historinë e tij të ndritur dhe klimën e përshtatshme dhe të larmishme, në çdo kohë ka tërhequr vizitorë të shumtë. Që shekuj më parë e deri më sot shumë udhëtarë nga pika të ndryshme të botës kanë vizituar iranian dhe kanë shkruar libra mbi kujtimet e tyre në këtë vend. Një pjesë të emisionit tonë ua kemi kushtuar pikëpamjeve dhe opinioneve të vizitorëve dhe turistëve në Iran. Duke shpresuar se emisioni “Eja me ne në Iran” do të tërheqë vëmendjen se secilit prej jush, tashmë ju ftojmë të ndiqni pjesën e parë të këtij emisioni ku do të bëjmë një përshkrim mbi këtë vend.
  • Atraksione turistike, historike dhe natyrore të Iranit
    Në këtë program serial do të prezantojmë vende dhe atraksione të turizmit historik dhe natyror të Iranit, si dhe monumente antike me vlera të larta për qytetërimin njerëzor.
  • Podkast Historisë Botërore
    Fjala "Portugal" në gjuhën persiane është emri i një fruti. Një frut agrume me shije të ëmbël dhe të thartë dhe melasa. Nëse jeni të ftohur, një gotë me lëng portokalli mund të jetë e dobishme për ju, sepse është e pasur me vitaminë C. Ushtarët e vegjël të vitaminës C qëndrojnë në portokall dhe presin për të hyrë në botën e trupit tuaj dhe për të bërë gjithçka më mirë sapo të hapni lëkurën dhe ta vendosni një copë portokall në gojë. Por në anglisht, fjala "Portugal" është emri i një vendi. Një vend në pikën e fundit perëndimore të Evropës që arrin në Oqeanin Atlantik nga Perëndimi.  
  • Podkast: Kolonializmi, nga fillimi deri më sot
    Fjala “Kolonialist” është një term i cili në fjalorin politik nënkupton pushtimin politik, kulturor dhe ekonomik të një kombi të fuqishëm mbi një komb të dobët dhe mbajtjen e tij në një gjendje të varur, inferiore dhe të prapambetur. Kolonialistët hyjnë gjithmonë në një territor me pretekstin e zhvillimit të atij territori ose vendi, por në fakt e plaçkitin dhe shkatërrojnë atë vend. Në serinë e podkasteve me titull "Kolonializmi nga dje deri më sot", ndërsa prezantojmë fenomenin ogurzi të kolonializmit, diskutojmë historinë, sfondin dhe mënyrën e krijimit të këtij fenomeni në pjesë të ndryshme të botës. Burimi i përdorur për këtë podkast është libri "Njohja e kolonializmit" i shkruar nga Mustafa Eskandari, i cili u botua nga Qendra Ndërkombëtare e Përkthimit dhe Botimeve "Al-Mustafa" në Iran.
  • Lufta e transmetimeve
    Sot, roli i mediave të Perëndimit është transmetimi mbrapsht i realiteteve, provokimi dhe nxitja e publikut dhe kontrolli i opinionit publik nëpërmjet informimeve të anshme dhe me objektiva të caktuara, krijimi i atmosferës destruktive etj., me qëllim që të mposhtet Republika Islamike e Iranit.
  • Harta e Iranit e shem 18
    Njëqind vjet, njëqind ngjarje
    Njohja me historinë dhe veçanërisht me ngjarjet dhe transformimet që kanë ndodhur në të kaluarën e afërt, është shumë e rëndësishme për çdo shoqëri dhe person që planifikon të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten e tij. E njëjta çështje përcakton ndërgjegjësimin për ngjarjet e shekullit të 14-të të kalendarit iranian (i barabartë me 1920 dhe 2020), të cilat ndodhën në fusha të ndryshme, me një shpejtësi mahnitëse. Ky program serial përpiqet të rishikojë ngjarjet më të rëndësishme të këtij shekulli në vitin e fundit të shekullit të 14-të të kalendarit iranian.  
  • Palestina, çështje parësore e Umetit Islam
    Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në takimin e fundit të tij me funksionarët shtetëror të Republikës Islamike si dhe me ambasadorët e vendeve islame të akredituar në Teheran, më 18 shkurt të vitit 2023, ka deklaruar se çështja e Palestinës është një prej çështjeve të rëndësishme dhe parësore të botës islame dhe gjendja e sotshme e Palestinë është rezultat i neglizhencës dhe heshtjes së disa vendeve islame. Në programin serial me titull "Palestina, çështje parësore e Umetit Islam", do ta shqyrtojmë çështjen e Palestinës, historinë, pozitën dhe arsyet e rëndësisë së saj në botën islame.  
  • Bandat e terrorit në ushtrinë e regjimit sionist
    Regjimi sionist që nga fillimi i ekzistencës së vet, i cili ekziston vetëm në bazë të dhunës dhe pushtimit, çdo vit ka ndarë një buxhet të madh nën mbështetjen e pakufizuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vrasjen e luftëtarëve të rezistencës. Këto veprime kriminale të këtij regjimi kryhen kryesisht nga ushtria e këtij regjimi. Ushtria e regjimit pushtues sionist konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të këtij regjimi, mbi të cilën bazohet strategjia e sigurisë së brendshme të atij regjimi dhe është përdorur gjithmonë si mjeti kryesor i këtij regjimi për të shtypur popullin palestinez dhe për të uzurpuar tokat e tyre.  
  • Elementët e sigurisë së qëndrueshme në Azinë Perëndimore nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik
    Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit janë shtuar veprimet dhe ndërhyrjet destruktive të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore të cilat kanë rezultuar me dobësimin e sigurisë dhe stabilitetit kolektiv në këtë rajon.
  • Turizmi ushqimor
    "Turizmi ushqimor" është një program me 36 edicione që në secilin edicion do të bëhet përpjekje që të njihemi më shumë me kulturën e ushqimit në Iran.
  • Ramazani në vende të ndryshme
    Muaji i shenjtë i Ramazanit në të gjitha vendet islame ka një madhështi dhe respekt të veçantë. Pikërisht për këtë arsye dhe duke theksuar unitetin në botën islame, me qëllim të njohjes me traditat dhe zakonet, adhurimet dhe me kulturat e vendeve të ndryshme islame, në çdo edicion të këtij programi, do të prezantohen traditat dhe zakonet e muajit të Ramazanit të një vendi.
  • Gnosticizmi i Kuq
    Jemi pranë jush me programin special "Gnosticizmi i Kuq" me rastin e muajit Muharrem.
  • Rruga drejt së vërtetës
  • Islamofobia në Perëndim
    Programi “Islamofobia në Perëndim” ka për qëllim të vëzhgojë dhe analizojë ngjarjet dhe veprimet e lidhura me fenomenin e Islamofobisë në botë dhe sidomos në vendet perëndimore.
  • Femrat iraniane
    Seria e Programit “Femrat Iraniane”, duke analizuar dhe vëzhguar zhvillimet në sukseset dhe arritjet e grave iraniane, do të prezantojë këto arritje për të paraqitur më së miri situatën e femrave iraniane sot.  Qëndroni me ne në pjesën e parë të këtij programi.
  • Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore
  • Revolucioni Islamik, dielli 40-vjeçar i Iranit
    Irani, dyzetë vite pas fitores së Revolucionit Islamik
  • 40 vjet politikë të jashtme të Republikës Islamike të Iranit
    Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh do të shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara.
  • Në shkollën e Ruhullahut
    Me rastin e 40 vjetorit të Revolucionit Islamik të Iranit kemi përgatitur disa programe speciale të cilët do të t'i transmetojmë sipas radhës. Programi me titull "Në shkollën e Ruhullahut" është një prej programeve i cili do të transmetohet në 32 edicione gjatë të cilëve do të shqyrtojmë dhe prezantojmë personalitetin, jetën dhe veprën e Imam Khomejnit (ra). Në këtë program të temë kryesore do të jetë shpjegimi i karakteristikave anti-hegjemoniste në diskursin e Revolucionit Islamik dhe shkollës së Imam Khomejnit (ra).
  • Speciale për Arbainin e Imam Husejnit (a.s.)
    Ndodhemi në ditët e Arbainit të imam Huseinit (as) dhe tubimit madhështor të miliona pelegrinëve të Qerbelasë. Në ditë si këto lind pyetja se si është e mundur që pas shumë shekujsh me miliona njerëz nga e gjithë bota mblidhet për të vizituar varri e një njeriu që është martirizuar shumë shekuj më parë? Cfarë është pelegrinazhi në kulturën shiite dhe përse i kushtohet kaq shumë rëndësi atij? Në këtë emision do tu përgjigjemi këtyre pyetjeve.  
  • Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste
  • Tetë vite Mbrojtje e Lavdishme
    21 Shtatori përkon me përvjetorin e fillimit të agresionit të regjimit të Sadamit kundër Iranit, që në kalendarin historik të Iranit është quajtur "Java e Mbrojtjes së Lavdishme". Më 21 Shtator 1980, në orën 14 sipas orës së Teheranit, avionët luftarakë të Irakut bombarduan aeroportin e Teheranit dhe 8 qytete të tjera iraniane.
  • Arsimimi dhe edukimi i fëmijëve në Islam
    Në këtë seri emisionesh do të njihemi mbi pikëpamjet e Islamit rreth edukimit, arsimimit dhe mësimit të fëmijëve, për të ardhmen e shoqërisë. 
  • Islami zgjedhja ime
  • Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij
  • Tregimet dhe legjendat iraniane
  • Speciale për zgjedhjet
  • MEK një grup terrorist
  • Prapaskena e luftërave në 50 vitet e fundit
  • Amerika në një vështrim të brendshëm
  • Lindja e Mesme në javën që kaloi
  • Irani në pasqyrën javore
  • Europa në javën që kaloi
  • Rrjedhat takfiriste, skenar për shkatërrim
    Rrjedhat apo grupet takfirsite, janë grupe me mendime ekstremiste dhe radikale, që gjoja mbështeten tek feja për veprimet e tyre në një kohë kur cdo fe hyjnore është e bazuar në paqe dhe vëllazëri.
  • Shkelja e të drejtave të njeriut në perëndim nga iluzioni deri në realitet
    Perëndimi pretendon se mbron të drejtat e njeriut. Mirëpo janë të shumta rastet ku shkelen të drejtat e njeriut në Perëndim dhe sidomos të drejtat e pakicave etnike dhe fetare. Emisioni synon të analizojnë të drejtat e njeriut dhe rastet e shkeljes së tyre në vendet perëndimore.
  • Evropa dhe ISIS
    Shkaqet e bashkëngjitjes së të rinjve evropianë me ISIS
    Grupi terrorist ISIS është një grup që rrezikon sigurinë jo vetëm të rajonit por edhe të botës, për shkak se në brendësi të këtij grupi janë antarësuar shumë të rinj kryesisht nga vendet evropiane. Kthimi i këtyre të rinjve në vendet e tyre, përbën rrezik për të gjithë evropën dhe kërcënon sigurinë  e tyre sic ishte ngjarja e Parisit.
  • Kritikë mbi sekularizmin nga pikëpamja e mësimeve islame
    Në këtë program analizohet sekularizmi nga aspekti i Islamit dhe transmnetohet një herë në javë.
Pars Today

© 2025 PARS TODAY. All Rights Reserved.

Lajme
    Bota
    Azia Perëndimore
    Iran
    Feja
    Parspedia
    Disinfo
Pars Today
    Rreth nesh
    Na kontaktoni
    RSS