Ky është edicioni i parë i programit disa edicionesh me titull “Të drejtat islame të njeriut” gjatë të cilit bëhet përpjekje për hartimin e kritereve të të drejtave islame të njeriut. Në këtë edicion do të njihemi me konceptin e të drejtave të njeriut dhe nevojën e tyre për njeriut aktual.

Padyshim se të drejtat e njeriut përbëjnë çështjen më të rëndësishme dhe më kritike të çështjes humanitare të shekullit 20 dhe konsiderohet një sfidë e madhe edhe për shekullin 21. Aktualisht të drejtat e njeriut me dashje ose pa dashje, janë shndërruar në çështje kryesore të dialogut në sistemin global aktual. Shumë veprime, sjellje, vendime dhe programe matën me kriterin dhe standardin e të drejtave të njeriut, prandaj edhe opozitarët dhe kundërshtarët e këtyre të drejtave mundohen që bindjet dhe veprimet e tyre mos t’i paraqesin në kundërshtim me këto të drejta. Diskutimet e krijuara nga të drejtat e njeriut ushtrojnë ndikim përcaktues jo vetëm mbi funksionimin dhe politikat aktuale të vendeve, por edhe mbi formimin e sistemeve të ndryshme politike dhe juridike.

Shkurt 12, 2024 15:37 CET