Shkurt 12, 2024 16:26 CET
  • Të drejtat islame të njeriut një vështrim i përgjithshëm

Ky është edicioni i parë i programit disa edicionesh me titull “Të drejtat islame të njeriut” gjatë të cilit bëhet përpjekje për hartimin e kritereve të të drejtave islame të njeriut. Në këtë edicion do të njihemi me konceptin e të drejtave të njeriut dhe nevojën e tyre për njeriut aktual.

Padyshim se të drejtat e njeriut përbëjnë çështjen më të rëndësishme dhe më kritike të çështjes humanitare të shekullit 20 dhe konsiderohet një sfidë e madhe edhe për shekullin 21. Aktualisht të drejtat e njeriut me dashje ose pa dashje, janë shndërruar në çështje kryesore të dialogut në sistemin global aktual. Shumë veprime, sjellje, vendime dhe programe matën me kriterin dhe standardin e të drejtave të njeriut, prandaj edhe opozitarët dhe kundërshtarët e këtyre të drejtave mundohen që bindjet dhe veprimet e tyre mos t’i paraqesin në kundërshtim me këto të drejta. Diskutimet e krijuara nga të drejtat e njeriut ushtrojnë ndikim përcaktues jo vetëm mbi funksionimin dhe politikat aktuale të vendeve, por edhe mbi formimin e sistemeve të ndryshme politike dhe juridike. Prandaj, të drejtat e njeriut nuk mund të konsiderohen vetëm paraqitje e funksionit të OKB ose të organizatave përkatëse të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për arsye se pas konfirmimit të dështimit të këtyre organizatave, ato në realitet konsiderohen pa autoritet në këtë drejtim. Të drejtat e njeriut nganjëherë shndërrohen edhe si mjet në duar të fuqive të mëdha si mbulojë ideologjike për të politikat e tyre hegjemoniste, mirëpo kjo nuk do të thotë se koncepti i të drejtave të njeriut të lihet anash dhe të anashkalohet. Të drejtat e njeriut janë shndërruar në një koncept dhe pozitë të re që ka fituar njeriu. Në bazë të Deklaratës Botërore të të Drejtave të Njeriut e miratuar në vitin 1949, “të drejtat e njeriut janë ideal i përbashkët i të gjithë njerëzve dhe i të gjithë kombeve që duhet respektohen nga të gjithë individët dhe institucionet shoqërore..., të drejtat e njeriut janë njohje zyrtare e dinjitetit qenësor të anëtarëve të familjes njerëzore dhe e të drejtave të barabarta dhe të pa ndryshueshme që përbejnë themelin e lirisë, drejtësisë dhe paqes globale”. Në realitet, të drejtat e njeriut janë të drejta më themelore dhe më parësore të cilat duhet t’i gëzojë çdo njeri në mënyrë qenësore dhe në bazë të faktit që është njeri.

Njeriu gjithmonë është preokupuar me dy faktorë si drejtësi dhe padrejtësi, barazi dhe diskriminim, liri dhe arbitrarizëm, luftë dhe paqe dhe moral dhe anti-moral, si dhe është përballur me shumë probleme të mëdha, mirëpo akoma nuk ka arritur në një gjendje të përshtatshme dhe të kërkuar. Në disa shekuj të fundit të Evropës janë bërë zhvillime të reja të mëdha në sferën e të menduarit, civilizimit, kulturës, ekonomisë dhe politikës që të gjitha janë paraqitur pas renesancës dhe reformës fetare në botën krishtere. Temë kryesore e diskursit të modernizmit është humanizmi dhe kategoritë si racionalizmi bazë, vullnetarizmi, autoritarizmi dhe pavarësia ishin përballë të gjithë faktorëve të jashtëm të strukturës së këtij humanizmi. Në fushën e zhvillimeve të reja humaniste dhe shoqërore, njeriu ka fituar një vlerë dhe pozitë të paparë, prandaj të drejtat qenësore dhe natyrore të njeriut kanë gjetur rëndësi shumë më të madhe sesa në të kaluarën. Nga ana tjetër, për arsye të fuqisë për çdo ditë në rritje të njerëzve perëndimorë dhe për shkak të pajisjes së njeriut të civilizuar me armët ekonomike dhe ushtarake, kanë ndodhur edhe lufta të një pas njëshme që më të fundit prej tyre është Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe Lufta e Dytë Botërore (1939-1945). Këto luftëra dhe diskriminime e padrejtësi të gjera nën dritën e humanizmit të ri dhe me një përkushtim të thellë ndaj të drejtave natyrore dhe qenësore të njeriut është bërë shkak që të bëhen përpjekje të reja për ringjalljen e pozitës së njeriut dhe sigurimin e lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit të njeriut. Që nga ajo deri në shekullin e 20 është kaluar një rrugë e gjatë dhe përvojat e hidhura të njeriut, pikërisht evropianët i kanë çuar deri në këtë përfundim që duhet të mendohen masa të reja për realizimin e të drejtave të njeriut, për sigurimin e paqes, drejtësisë, sigurisë dhe virtyteve të larta njerëzore. Në këtë mënyrë në vitin 1948 u miratua deklarata botërore e të drejtave të njeriut. Kjo deklaratë është e arritura e popujve perëndimor nga përvojat e kaluara dhe ka ardhur në vazhdimësi të një procesi historik dhe pastaj është vendosur në dispozicion të njerëzve në rruzullin tokësor dhe është nënshkruar nga të gjitha shtetet në gjysmë shekullin e kaluar. Një parathënie dhe parime 30 nenesh të kësaj deklarate botërore i janë përgjigjur më së mirë pyetjes se në çfarë mënyre dhe për çfarë arsye është hartuar ky dokument.

Për të kuptuar më drejt përmbajtjen e parathënies së kësaj deklarate po transmetojmë tekstin e saj: “Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë; mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu; mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t'i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes; mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve; mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë; mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore; mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi;  Asambleja e Përgjithshme shpall këtë Deklaratë te Përgjithshme mbi te drejtat e njeriut si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre”.

Ajo çfarë sot është paraqitur si të drejta të njeriut, janë parime dhe rregulla dhe koncepte, bazat e të cilave i përbëhen nga Deklarata e të Drejtave të Njeriut  dhe nga idetë dhe mendimet e mendimtarëve perëndimorë. Këta teoricienë parimisht të drejtat e njeriut i konsiderojnë koncepte që i përkasin sferës jo fetare të të menduarit njerëzor dhe i shqyrtojnë ato në mënyrë të pavarur nga sfera e fesë, ndërsa nëse gjejnë kontradikta në këto të drejta, i zgjidhin ato pa ndihmën e parimeve fetare dhe duke shfrytëzuar kriteret shkencore dhe pragmatike moderne. Natyrisht se gjatë historisë së zhvillimit të të drejtave të njeriut, rol të madh kanë luajtur fetë, për arsye se fetë hyjnore gjithmonë janë paraqitur përballë tiranëve dhe pushtetarëve të dhunshëm të cilët shkelnin të drejtat e njeriut. Prandaj nuk dyshim që konceptet e larta të të drejtave të njeriut si dinjiteti, personaliteti i njeriut, liria, barazia dhe të ngjashme me këto kanë rrënjë në mësimet e profetëve hyjnorë dhe fetë qiellore kanë dhënë një kontribut të madh në këtë zhvillimin e të drejtave të njeriut. Edhe feja islame e cila është një përkryerje e feve hyjnore, i ka dhënë një pozitë të lartë njeriut dhe të drejtave njerëzore. Kështu që shumë mendimtarë besojnë se esencialisht të drejtat e njeriut nuk mund të jenë të zbraza nga burimet hyjnore. Për këtë arsye, disa mendimtarë dhe dijetarë islamë duke paraqitur pikëpamjen burimore fetare, në përgjithësi të menduarin fetar dhe pikëpamjen islame ndaj koncepteve siç janë të drejtat e njeriut dhe liritë e konsiderojnë të ndryshëm në krahasim me pikëpamjen humaniste të të drejtave të njeriut. Sipas tyre, përcaktimi i definicionit dhe bazës së të drejtave të njeriut saktësisht lidhet me vizionin e individëve dhe definicionin e tyre ndaj njeriut.

Dijetarët islam besojnë se Zoti është burim i të gjitha krijesave të botës dhe çdo gjë është pasqyrim i Zotit. Prandaj nuk për njeriun nuk mund të parashihet kurrfarë të drejta jashtë Fronit Hyjnor. Qëllimi final i jetës së njeriut është afrimi pranë Zotit dhe njeriu me mjetin e mendjes dhe transmetimit, dëshiron të kërkojë rrugën drejt Tij.  Prandaj, për njeriun nuk mund të parashihen kurrfarë të drejtat, përveç nëse ato burojnë nga vullneti i Zotit. Sipas mendimit të tyre, njeriu në mënyrë të vetme nuk mund të arrijë në një burim të përbashkët dhe gjithëpërfshirës i cili do të jetë përcaktues i të drejtave të njeriut. Përveç kësaj çështja më e përbashkët mes njerëzve është natyra qenësore e njeriut. Në këtë mënyrë duke u bazuar në këtë natyrë qenësore dhe ligj hyjnore mund të arrihet një burim i vërtetë për të drejtat e njeriut. Gjithashtu ligjvënia dhe vendosja e ligjeve ka nevojë për njohje të plotë të botës. Njerëzit kanë dituri shumë të kufizuar rreth qenies së tyre dhe të shoqërisë njerëzore, përveç kësaj edhe në këtë dituri në shumë raste ndikojnë egoizmat, ndjenjat dhe ambiciet personale. Prandaj kjo njohje i takon vetëm Zotit, kështu që vetëm Zoti ka të drejtën dhe forcën e duhur për vendosjen e ligjeve. Kjo është përparësia e ligjeve hyjnore ndaj ligjeve jo hyjnore dhe vetëm duke u referuar në burime fetare mund të përcaktohen të drejtat e njeriut. Në përgjithësi në këtë pikëpamje ekziston dallim themelor mes të menduarit islamik dhe të menduarit aktual të të drejtave të njeriut. Natyrisht se dijetarët islam nuk mohojnë disa koncepte të drejta në Deklaratën Botërore të të Drejtave të Njeriut, për arsye se rrënjët dhe baza e këtyre dy sistemeve nuk është kontradiktore. Kjo është për arsye se vetëdijesimi i njeriut ndaj të drejtave natyrore të tij është bërë shkak për krijimin e konceptit të të drejtave të njeriut. Tregimi i hartimit të Deklaratës Botërore të të Drejtave të Njeriut në vitin 1948 është i gjatë, por kjo nuk mund të kuptohet pamarre parasysh vuajtjet e njeriut gjatë gjithë historisë.

 

Tags