Me qëllim që ju të njiheni më mirë me larminë kulturore, historike dhe natyrën e qyteteve nëpër provincat e Iranit, kemi përgatitur disa emisione ku do të prezantojmë qytete të ndryshme të Iranit nga aspekti historik dhe karakteristikat më të tërheqëse të tyre. Një nga faktorët tërheqës në Iran është ekzistenca e disa etnive të ndryshme si fars, arab, kurd, turk, lor, turkmen, baluç, etj., të cilët së bashku i japin një larmi të gjerë kulturore, kulturës kombëtare në Iran. Duke qenë se njohja me etnitë e ndryshme në Iran ndihmon në njohjen me traditat dhe karakteristikat e tyre në Iran, në këtë emision do të trajtojmë disa nga etninë iraniane, mënyrën e tyre të jetesës dhe traditat karakteristike të tyre. Irani është një vend i cili me kulturën dhe historinë e tij të ndritur dhe klimën e përshtatshme dhe të larmishme, në çdo kohë ka tërhequr vizitorë të shumtë. Që shekuj më parë e deri më sot shumë udhëtarë nga pika të ndryshme të botës kanë vizituar iranian dhe kanë shkruar libra mbi kujtimet e tyre në këtë vend. Një pjesë të emisionit tonë ua kemi kushtuar pikëpamjeve dhe opinioneve të vizitorëve dhe turistëve në Iran. Duke shpresuar se emisioni “Eja me ne në Iran” do të tërheqë vëmendjen se secilit prej jush, tashmë ju ftojmë të ndiqni pjesën e parë të këtij emisioni ku do të bëjmë një përshkrim mbi këtë vend.

Janar 22, 2024 13:18 CET